Lajme
Berishës i bie të fikët, në 21 vjetorin e PD-së
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është detyruar të ndërpresë fjalimin e tij në ceremoninë e 21-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike, pasi ka shfaqur dobësi fizike.
Kryeministri është ndjerë keq dhe është larguar nga podiumi i ndihmuar nga shoqëruesit e tij, për shkak të një luhatjeje tensioni, e cila e ka çuar në gjysmë të fikët.
Ai ka qëndruar pak momente prapa skenës dhe më pas ka lënë Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga skorta e tij.
Sipas kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, shefi i qeverisë kaloi një gjendje të gjysmë të fikti, për shkak të një viroze. Topalli bëri të ditur se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi gjendja e kryeministrit ishte momentale dhe ai ndjehet më mirë.
Kurse zyra për informim e kryeministrisë së Shqipërisë, pas shtrimit për pak kohë në një spital privat të Tiranës, u raportua se gjendja shëndetësore e Berishës është stabile dhe ai ishte dërguar në shtëpi.
Pas njoftimit se kryeministri Sali Berisha pati përkeqësim të shëndetit gjatë fjalimit me rastin e 21-vjetorit të PD, ka reaguar kreu i PS, Edi Rama në faqen personale të rrjetit social, Tëitter.
“Sapo dëgjova për sëkëlldinë e Saliut në festë. Ndjej keqardhje dhe uroj sinqerisht që të mos jetë asgjë serioze për shëndetin. Të shkuara!”, shkroi kryesocialisti Rama.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi mori lajmin për përkeqësimin e shëndetit të homologut të tij nga Shqipëria, Sali Berisha, përmes një komunikate dërguar medieve, i ka uruar shëndet atij.
“Me keqardhje e morëm lajmin për një krizë shëndetësore të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Shkelqësisë së Tij, z. Sali Berisha. Përkeqësimi ishte i ndjeshëm, pasi ndodhi në një moment solemn, me rastin e 21 vjetorit të PDSH-së, parti që luajti rol historik në themelet e demokracisë shqiptare”, ka theksuar Thaçi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Pse zviceranët janë skeptikë për aftësinë mbrojtëse të vendit të tyre? Mbi tre të katërtat e të anketuarve dyshojnë se Zvicra është e përgatitur si duhet për... -
A do të sjellë El Niño temperatura rekord në Zvicër? -
Kompania japoneze farmaceutike shkurton 280 vende pune në Cyrih -
Aksident në autostradën pranë Bernës, pesë persona të lënduar -
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku











