Kosova
Blinken: Përmbushja e obligimeve, përshpejton rrugën e anëtarësimit në BE
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një komunikate ka shprehur angazhimin për të mbështetur Kosovën dhe Serbinë në zbatimin e marrëveshjes që u nënshkrua të shtunën në Ohër.
Ai tutje tha se me përmbushjen e obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje, Kosovës dhe Serbisë i përshpejtohet rruga e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor. Falënderojmë BE-në për lehtësimin e bisedimeve dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për pritjen e palëve dhe mbështetjen për finalizimin e kësaj marrëveshjeje”, thuhet në komunikatën e Blinkenit, përcjell albinfo.ch.
Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër arritën dakordimin, pa nënshkrim, për Marrëveshjen dhe aneksin e zbatimit të saj për normalizim të marrëdhënieve.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












