Shqipëri
Bregdeti shqiptar gjatë turizmit, cili është plani i Qeverisë
Ulja e numrit të infektimeve do të jetë përparësi për turizmin shqiptar
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi deklaroi se bregdeti, riviera shqiptare do të zhvillohet sipas një plani strategjik, ku vendin e kioskave do ta zënë investimet e shërbimet cilësore dhe fshatrat turistikë.
Ai tha se shfrytëzimi i vijës bregdetarë duhet parë për një periudhë afatgjatë me projekte të mëdha disa miliona euro pa mbetur peng i kioskave që për dhjetëra vite kanë funksionuar në mënyrë të paligjshme.
I ftuar në një emision televiziv, Klosi tha se ka ardhur momenti të ofrojmë shërbime të organizuara në format e strukturave të mëdha hoteliere apo fshatrave turistikë, transmetojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Ne kemi të gjitha mundësitë që oferta në ato zona të mos jetë një kioskë e cila të ofron çadrat e verës, por duhet të jetë një strukturë hoteliere, aq e bukur sa mendohet të ndërtohet për një investim serioz disa dhjetëra milionë euro që të krijojë atje një pol i cili të prodhojë punësim, ekonomi, të prodhojë të ardhura dhe ai gji aq i bukur atje të prodhojë ekonomi për të gjithë shoqërinë dhe jo të jetë një kioskë që të prodhojë rehati për një familje. Po në radhë të parë po them se një ndërtim pa leje ka ardhur koha t’i lerë vendin një zhvillimi turistik dhe nuk mund të kemi uzurpim të këtyre destinacioneve”, tha Klosi duke iu referuar zonave bregdetare.
Klosi tha se shifrat e ulëta të të infektuarve më COVID-19 na e avantazhojnë këtë sezon.
“Kemi lidhje direkte që vijnë nga vendet e gjirit, pra që fluturojnë nga Dubai, nga Arabia Saudite, çarterat e parë me rusë vijnë këto ditë. Pra kemi destinacione që nuk i kemi pasur. Para pak ditësh ishim në Turqi. Turqia ka një treg të vështirë meqenëse dhe shifrat e të infektuarve nuk i ka të kollajshme dhe kjo besoj do të na krijojë një hapësirë shumë të mirë për konkurrencën këtë vit. Pasnesër vjen çarteri i parë nga Rusia në Shqipëri me turistë rusë, treg që ne nuk e kemi pasur kurrë. E ka patur të gjithë Turqia, e cila këtë vit ka vështirësi dhe mund të kapim një pjesë të tregut”, u shpreh Klosi.
Gjithashtu, Klosi tha se është gati dhe një protokoll i koordinuar me Ministrinë e Shëndetësisë për mënyrën se si do të funksionojë turizmi në kushtet e pandemisë ende prezente.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëri
E-Diaspora
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është vënë në pranga në Durrës, përcjell albinfo.ch....
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
-
Kanada
Një serial i ri amerikan me aktoren shqiptare Lyra Xhoci
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud
-
Presidentja Osmani takoi mërgatën në Francë
Jeta në Zvicër
-
Pas vendimit të BE-së, makinat elektrike mund të bëhen më të shtrenjta për klientët zviceranë Pavarësisht rezistencës së Gjermanisë, Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat e importit për makinat elektrike...
-
Misioni asteroid “Hera”, gati për t’u nisur me pjesëmarrjen e Zvicrës
-
Në shërbim që nga viti 1976, jep dorëheqjen kryebashkiaku më jetëgjatë i Zvicrës
-
Treni kalon aeroportin e Cyrihut, udhëtarët humbasin fluturimin
-
A do të duhet kantonet periferike të ndërpresin linjat e autobusëve dhe trenave?