Kosova
Britani: I riu shqiptar diplomoi në Akademinë Mbretërore Ushtarake
Ushtaraku kosovar Mendim Muçiqi diplomoi në prezencën e Mbretit Charles III
Bëhet e ditur se togeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Mendim Muçiqi, ka diplomuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Sandhurst në Britaninë e Madhe.Muçiqi ka përfunduar me sukses programin 1-vjeçar të udhëheqjes së oficerëve të rinj me ç’rast u diplomoi në prezencë të Mbretit Charles III, transmeton albinfo.ch.
Mes tjerash, oficeri në ardhje mori urime edhe nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës.
“Urime togerit Mendim Muçiqi nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i cili ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst pas përfundimit të programit njëvjeçar të udhëheqjes së oficerëve të rinj – një përvojë intensive, sa kërkuese fizikisht aq edhe sfiduese nga ana akademike. Ne ishim të nderuar të shihnim togerin Muçiqi të gradohej para mbretit Charles III në Paradën e 200-të të Sovranit, së bashku me Gjeneral Brigade Jeton Dreshaj, Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës”.
Ambasada britanike bën të ditur se do të vazhdojnë të mbështesin FSK-në dhe edukimin e oficerëve të rinj të saj.“Si aleat të Kosovës, ne do të vazhdojmë të mbështesim Forcat e Armatosura të saj dhe të ndihmojmë në edukimin e oficerëve dhe nënoficerëve të rinj në institucionet tona ushtarake më prestigjioze. Deri më tani, Mbretëria e Bashkuar ka trajnuar më shumë se 25 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Sandhurst dhe angazhimi ynë për të edukuar një gjeneratë të re të FSK-së është i palëkundur”, thuhet në reagim e ambasadës.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën Pas 12 ditësh temperaturash ekstreme, moti freskohet në shumicën e rajoneve, ndërsa në jug të Alpeve... -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë











