Lajme
Hiqen udhëzimet mbi transmetimin nga ajri të koronavirusit
Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) hoqi të hënën udhëzimet paralajmëruese për transmetimin e mundshëm nga ajri të koronavirusit, duke thënë se projekt-rekomandimi ishte postuar gabimisht.
Udhëzimet tashmë të hequra, postuar në faqen e internetit të agjencisë të premten, u rekomandonin njerëzve që të përdorin pastrues për ajrin për të zvogëluar sasinë e mikrobeve që qarkullojnë përmes ajrit në ambiente të brendshme me qëllimin për të shmangur përhapjen e sëmundjes.
“CDC-ja po azhurnon aktualisht rekomandimet e saj në lidhje me transmetimin nga ajrori të SARS-CoV-2. Pasi të ketë përfunduar ky proces, do të postohet”, tha agjencia.
CDC-ja nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së agjencisë Reuters për komente lidhur me atë se si udhëzimi do të plotësohej me të dhëna të fundit. Agjencia kishte thënë se COVID-19 mund të përhapej përmes grimcave të ajrit që mund të qëndrojnë pezull në ajër e të përshkojnë një disatancë përtej 2 metrash, përcjell albinfo.ch.
Aktualisht, udhëzimet e agjencisë thonë se virusi përhapet kryesisht nga personi në person përmes ciklave që dalin nga goja për shkak të frymëmarrjes, të cilat mund të bien në gojën ose hundën e atyre që rrinë pranë. Në fillim të këtij muaji, Presidenti Donald Trump nuk ka ra dakord me komentet e drejtorit CDC-së, i cili tha se maskat mund të ishin edhe më efektive sesa një vaksinë ndaj koronavirusit, vaksinë e cila mund të përhapet gjerësisht në mes të 2021.
Komentet pasuan një raport të gazetes New York Times se udhëzimet në lidhje me testimet mbi koronavirusin të postuara muajin e kaluar në faqen e internetit të CDC-së, nuk ishin shkruar nga shkencëtarët e agjencisë dhe ishin postuar pavarësisht kundërshtimit të tyre. Të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ajo nuk e ka ndryshuar politikën e saj mbi transmetimin e koronavirusit nga ajri. OBSH-ja beson se sëmundja përhapet kryesisht përmes piklave, por që në hapësira të mbyllura të mbushura me njerëz dhe me një sistem jo të mirë ajrimi, mund të ndodhë transmetimi përmes grimcave të ajrit, tha drejtori ekzekutiv i programit të emergjencave të OBSH-së, Mike Ryan.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave Shoqata Zvicerane e Qiramarrësve ka mbledhur mbi 140 mijë nënshkrime, duke siguruar mbajtjen e një referendumi... -
Në Zvicër bakshishi nuk është detyrim, por mbetet një gjest mirënjohjeje -
Raporti i SECO: Tregu i punës në Zvicër po ndahet mes zviceranëve dhe punëtorëve nga BE-ja -
Shërbimi inteligjent: Rusia mbetet kërcënimi kryesor për sigurinë e Zvicrës -
Zvicër
Zvicra shënon ditën më të nxehtë të qershorit në histori, termometri arrin në 38°C












