Koronavirusi: çast pas çasti
Çka është korona-pasaporta?
A do të bëhet një pasaportë e përbashkët për të udhëtuar në Evropë, duke iu referuar gjendjes me koronavirus
Ministrat e Turizmit të shteteve anëtare të BE ranë dakord në video konferencën e sotme për të zhvilluar një dokument të përbashkët udhëtimi që do të ishte i vlefshëm për të gjitha vendet anëtare.
Tema e seancës ishte gjendja e turizmit evropian, ndikimi dhe masat dhe kushtet për ardhjen e turistëve.
Ministri i Turizmit i Kroacisë, Gari Kapel tha se dokumenti, të cilin ai e quajti korona-pasaportë, i referohet pjesës së shëndetit dhe sigurisë së protokollit të udhëtimit, përcjell albinfo.ch.
Sipas televizionit kroat, Kapel tha se është rënë dakord që duhet të ketë një plan të përbashkët për menaxhimin e krizave, pavarësisht situatave individuale në vendet evropiane.
“Turizmi përbën 10 deri në 11 për qind të GDP së Bashkimit Evropian dhe punëson 12 për qind të gjithsej punonjësve të tij. Është kyç për nxitjen dhe shpëtimin e ekonomive kombëtare”, tha Kapel, duke cituar shembuj nga Kroacia, Italia, Spanja dhe Greqia.
I pyetur nga mediat për mundësinë e vendosjes së një korridori për trafikun turistik, ai tha se për këtë do të ketë një pajtim deri në fund të majit, nëse jo në një zonë të përbashkët, atëherë do të jetë bilaterale me vendet e interesuara.
“Deri më tani, ne kemi tashmë një numër të respektueshëm të vendeve që janë të interesuara,” tha Kapel, transmeton KosovaPress.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
6 lajmet kryesore të javës në Zvicër Këto janë disa nga zhvillimet më të rëndësishme që kanë shënuar javën në Zvicër... -
Turizmi zviceran në rrezik -
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër -
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër -
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA













