Kosova
Clinton tregoi historinë me kamerierin nga Kosova
Situata në veri, Clinton: T’i jepet fund kësaj marrëzie
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, në fjalimin e tij para kryeministrisë, ndër të tjera ka treguar një ngjarje që i ka lënë shenjë dhe e ka emocionuar, përcjell albinfo.ch.
Clinton tha se taksa ndodhej në një restorant në SHBA së bashku me 12 persona të tjera, kamerieri që erdhi për të marrë porosinë, pasi pa kush ishte, uli tabakanë dhe iu ul në gjunjë, duke i thënë: “Falë teje, familja ime është gjallë”.
Ai tha se menjëherë e kuptoi që ishte shqiptar i Kosovës.
“Pasi kam lënë Shtëpinë e Bardhë, më kanë ndodhur dy gjëra. Isha në një restorant, kamerieri erdhi të merrte porosinë, pa kush ishte, hoqi tabakë dhe m’u ul në gjunjë dhe më tha: “Falë teje, familja ime është gjallë”. Ata që ishin me mua, nuk e kuptuan, unë i thashë është shqiptar nga Kosova”, tha Clinton.
Ish-presidenti Bill Clinton gjatë fjalës së tij në ceremoninë mikpritëse në Tiranë, ka komentuar edhe situatën aktuale në Kosovë. Ai tha se tensionit mes Kosovës dhe Serbisë duhet t’i jepet fund.
“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do doja mos të ndodhte, nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër… mendoj se është e lehtë për shqiptarët në shumicë që të përpiqen të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin, por duhet ta ndalim këtë marrëzi.
Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension. Ka njerëz që jetojnë aty dhe qytetarëve kanë nevojë t’u thuhet se ju duhet”, u shpreh ish-Presidenti Clinton.
E-Diaspora
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024” Nata e tretë ishte radha e SHKA “Dardania”, edhe atë e fundit...
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
Jeta në Zvicër
-
Procedura 24 orëshe – 40 për qind më pak kërkesa për azil Kërkesat për azil nga shtetet e Magrebit dhe Libia ranë me rreth 40 për qind në...
-
Zvicër: Azilkërkuesit e mitur sulmojnë njëri-tjetrin me thika
-
Gjeneva do të votojë për ndalimin e simboleve të urrejtjes
-
Edhe 56-vjeçarët duan t’i bashkohen policisë së qytetit të Cyrihut
-
Pensioni i 13-të i AHV mund të paguhet përnjëherë në fund të vitit