Kosova
Çmimet e naftës në Kosovë, si para 5 vjetëve
Kërkohet ulje e çmimeve të artikujve të tjerë
Në raportin e fundit thuhet se çmimet e naftës në Kosovë kanë rënë në nivelin e para pesë vjetëve, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka treguar kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani. Ai u shpreh se tashmë ky sektor është drejt normalizimit, duke shtuar se ka rënie të çmimit të derivateve për 0.80 centë.
“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi është drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte që dizelli të jetë 1 € deri në 1.15 centë. Po ashtu edhe benzina. Këto çmime i kemi pasur edhe para 5 vjetëve. Kemi rënie të derivateve për 0.80 centë. Tashmë dizelli është 1.23 centë, kurse benzina 1.31″, tha ai. Siç thotë Berjani, pas lirimit të naftës, tani duhet të lirohen edhe çmimet nëpër markete. “Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet dhe te gjithë duhet të reflektojnë në shportën e qytetarit që të jetë më e lirë. Çmimet e derivateve janë të larta për standardin e qytetarëve tanë, por ata janë duke u shërbyer me çmime më të lira në regjion përveç Maqedonisë Veriore, e cila e ka dizelin më te ulët se ne për 0.10 centë, arsyeja sepse ka akcizën më të ulët për 0.20 centë. Ndërsa benzina atje është më e lartë”, u shpreh Berjani.
E-Diaspora
-
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët Vendimi do të jetë në fuqi nga 1 korriku deri më 31 gusht, për të lehtësuar... -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno













