Shqiptarja nga Kosova dënohet në Zvicër për mashtrim me gati 1 milion franga

Një grua 39-vjeçare me shtetësi zvicerano-kosovare është dënuar me katër vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Qarkut në Baden, pasi mashtroi shtatë burra dhe një grua duke u marrë pothuajse 1 milion franga zvicerane, transmeton albinfo.ch.

Sipas aktakuzës, ajo përdori gënjeshtra të qëllimshme për të marrë para, duke u justifikuar me paga të rreme ose nevoja urgjente, dhe premtonte se do t’i kthente shumat. Paratë i shpenzoi për lojëra fati, si dhe për artikuj luksi, përfshirë një orë Rolex, të cilën e raportoi si të vjedhur pasi e kishte lënë peng.

“Kemi mbetur të habitur që keni arritur të merrni kaq shumë para. Është e pabesueshme,” u shpreh kryetari i trupit gjykues, sipas Aargauer Zeitung.

Rasti është një tjetër shembull që tregon se Zvicra vazhdon të jetë e prekshme ndaj rasteve të mashtrimit individual. /Albinfo.ch

Për më shumë detaje rreth kësaj teme – https://www.blick.ch/schweiz/mittelland/aargau/schweiz-kosovarin-ergaunert-im-aargau-fast-1-million-franken-das-sind-die-beliebtesten-betrugsmaschen-id21246715.html

Avioni i rrëzuar dje në liqenin Zug nxirret nga thellësia

Pas aksidentit tragjik të ndodhur të premten pasdite, ku një aeroplan i vogël u rrëzua në liqenin Zug, autoritetet kanë arritur të nxjerrin mjetin fluturues nga thellësia prej 10 metrash po atë mbrëmje, transmeton albinfo.ch.

Në këtë ngjarje fatkeqe, një pasagjer 60-vjeçar humbi jetën, ndërsa piloti 49-vjeçar ka shpëtuar pa lëndime. Ekipet e shpëtimit dhe zhytësit reaguan menjëherë pas rrëzimit, duke rikuperuar mbetjet e avionit në mbrëmje.

Hetimet për shkaqet e aksidentit janë ende në vazhdim, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar rrethanat që çuan në rrëzimin e aeroplanit. /Albinfo.ch

Novartis synon rritjen e çmimeve të barnave në Zvicër

Kompania farmaceutike zvicerane Novartis po shqyrton mundësinë e rritjes së çmimeve të barnave në Zvicër, në një kohë kur presioni ndërkombëtar mbi industrinë farmaceutike po rritet ndjeshëm, përcjell albinfo..ch.

Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump ka kërkuar nga kompanitë farmaceutike që të paraqesin propozime për uljen e çmimeve të barnave deri më 29 shtator 2025. Përndryshe, ai ka paralajmëruar vendosjen e tarifave deri në 250% mbi produktet farmaceutike të importuara, një masë që ka shtyrë gjigantët farmaceutikë të rivlerësojnë strategjitë e tyre globale të prodhimit.

Si përgjigje ndaj këtij presioni, Novartis ka njoftuar një investim prej 23 miliardë dollarësh në SHBA, me qëllim zhvendosjen e prodhimit të disa prej produkteve të saj më të rëndësishme në territorin amerikan.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Novartis, Vas Narasimhan, ka kritikuar publikisht çmimet e ulëta të barnave në Zvicër, duke i konsideruar ato si një pengesë për inovacionin dhe zhvillimin në sektorin farmaceutik. Kompania po shqyrton aktualisht mekanizma të ndryshëm për rritjen e çmimeve në tregun zviceran, në përpjekje për të siguruar qëndrueshmëri financiare dhe për të mbështetur investimet në kërkim dhe zhvillim.

Investitorët në resortin e skive Valais tërhiqen papritur

Një kthesë e papritur ka ndodhur në përpjekjet për shpëtimin e Belalp Bahnen, një zonë skish e rënduar nga borxhet në komunën Naters VS. Investitorët Stephan Truffer dhe Diego Mathier kanë tërhequr ofertën e tyre pak para nisjes së sezonit dimëror, duke shkaktuar reagime të forta në publik dhe politikë, përcjell albinfo.ch.

Zona, e cila operon me 10 teleferikë dhe 40 km pista, ka një borxh prej 20 milionë CHF dhe ka nevojë urgjente për kapital të ri. Megjithë një fitim simbolik prej 7,000 CHF në 2024, mungesa e fondeve e ka bllokuar zhvillimin. Komuna kishte vendosur të shiste aksionet për të hequr përgjegjësinë financiare, dhe banorët e Naters priteshin të votonin për ofertën.

Truffer dhe Mathier synonin të investonin 4 milionë CHF dhe të ndërmerrnin një ristrukturim të plotë, por bordi i drejtorëve dhe disa ish-kryetarë bashkie bënë fushatë kundër shitjes, duke ngritur dyshime mbi vlefshmërinë e ofertës dhe duke bllokuar negociatat me bankat.

Kjo nuk është hera e parë që investitorët refuzohen. Christian Mars, një investitor francez, kishte propozuar një investim prej 50 milionë CHF, por kërkesa e tij për të përgjysmuar borxhin dhe për të marrë kontrollin me shumicë u refuzua në një votim publik.

Trump vendos tarifë prej 100 mijë dollarësh për punëtorët e kualifikuar që aplikojnë për vizë

Së fundmi, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar urdhër ekzekutiv që vendos tarifë vjetore prej 100 mijë dollarësh për aplikantët në programin e vizave H-1B për punëtorë të huaj të kualifikuar, përcjell albinfo.ch.

Urdhri i Trumpit përmend “abuzimin” me këtë program dhe ndalon hyrjen përveç nëse pagesa kryhet.

Kritikët prej kohësh kanë argumentuar se vizat H-1B e dëmtojnë fuqinë punëtore amerikane, ndërsa mbështetësit – përfshirë miliarderin Elon Musk – thonë se programi i lejon SHBA-së të tërheqë talentin më të mirë nga e gjithë bota.

Në një urdhër tjetër, Trump ka krijuar edhe një “kartë ari” për përshpejtimin e vizave për disa emigrantë, me tarifa që nisin nga 1 milion euro.

Ky urdhër do të hyjë në fuqi më 21 shtator dhe do të zbatohet vetëm për kërkesat e reja. Megjithatë, kompanitë do të detyrohen të paguajnë të njëjtën shumë për çdo aplikant për gjashtë vjet, ka deklaruar sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick.

“Kompania duhet të vendosë… a vlen mjaftueshëm punëtori për të paguar 100 mijë dollarë në vit qeverisë, apo duhet të kthehet në shtëpi dhe të punësojë një amerikan. Të gjitha kompanitë e mëdha janë dakord”, ka thënë ai.

Që nga viti 2004, numri i aplikimeve për vizat H-1B ka qenë i kufizuar në 85 mijë në vit. Deri tani, këto viza kanë pasur tarifa administrative që arrijnë rreth 1,500 dollarë.

14 specialistë diplomohen në arsimin profesional përmes projektit zviceran

14 specialistë të rinj janë certifikuar në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional, duke u bërë pjesë e Agjencisë Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional dhe Kualifikimet (AKAFPK), transmeton albinfo.ch.

Ky hap u realizua falë një nisme të projektit zviceran “Zhvillimi i Aftësive për Punësim”, në bashkëpunim me Universitetin Federal Zviceran për Arsim dhe Trajnim Profesional. Specialistët e certifikuar tashmë janë të gatshëm të japin kontributin e tyre për fuqizimin e këtij sektori në Shqipëri.

Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, e cila ka mbështetur këtë proces, theksoi rëndësinë e investimit në njerëz dhe në cilësinë e arsimit profesional.

Duke investuar te njerëzit, ne investojmë në cilësi, dhe cilësia në arsimin profesional është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë”, – shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Ky certifikim shihet si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve profesionale dhe përafrimit me standardet ndërkombëtare në arsimin profesional. /Albinfo.ch

“All Natural”, projekti i ri i Rita Orës publikohet më 24 shtator

Këngëtarja me famë botërore dhe me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka bërë të ditur se së shpejti do të prezantojë projektin e saj më të ri muzikor, transmeton albinfo.ch.

Kënga e titulluar “All Natural” pritet të publikohet më 24 shtator, duke shënuar një tjetër rikthim të fuqishëm të artistes në skenën ndërkombëtare.

Përmes rrjeteve sociale, Rita Ora ka ndarë me ndjekësit e saj disa pamje ekskluzive nga ky projekt, duke shtuar kështu pritshmëritë e publikut.

Ky pritet të jetë një ndër projektet më të komentuara të muajit, duke marrë parasysh sukseset e mëparshme të këngëtares në tregun global të muzikës pop.

Çmim i madh për ansamblin “Kastriotët” në Festivalin Ndërkombëtar të Kulturës

Ansambli Artistik i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” nga Ferizaj është vlerësuar me çmimin për performancën më të mirëFestivalin e 17-të Ndërkombëtar të Kulturës, i cili u mbajt në Prefekturën e Ankarasë, në Bashkinë Çubuk dhe më pas në Bashkinë Inegöl të Bursës, Turqi, transmeton albinfo.ch.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka përgëzuar ansamblin për suksesin dhe kontributin në promovimin e kulturës shqiptare.

Përveç performancave me këngë dhe valle tradicionale, anëtarët e ansamblit zhvilluan edhe takime protokollare me drejtues të bashkive dhe personalitete të komunitetit kulturor turk.

Me këtë rast, koreografi i njohur Bajram Tahiri u nderua me titullin e veteranit të festivalit, duke u vlerësuar për rolin e tij në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

“Sot prita drejtuesit dhe anëtarët e AAKV ‘Kastriotët’ për t’i përgëzuar për këtë sukses dhe urat e bashkëpunimeve që po krijojnë me përfaqësimin e vlerave kulturore të Ferizajt”, ka shkruar kryetari Aliu.

Ky vlerësim ndërkombëtar e radhit ansamblin “Kastriotët” mes grupeve më të suksesshme në prezantimin e kulturës shqiptare në botë./ Albinfo.ch 

Dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” shfaqet në Romë

Ambasada e Kosovës në Itali ka njofton se, ditën e djeshme, në Casa del Cinema në Romë, në bashkëpunim me Illyrian Brains, organizuan shfaqjen e dokumentarit “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë”, fryt i bashkëpunimit mes Lorik Canës, Arbër Agalliut dhe Alessandro Ferrantellit.

Dokumentari “UDHA: Një gjak, një gjuhë, një besë” nis nga Hora e Arbëreshëvet, në provincën e Palermos (Sicilisë), dhe udhëton më pas nëpër fshatrat e Kalabrisë, nen shoqërimin e dy figurave që i japin shpirt këtij rrëfimi: ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare Lorik Cana dhe gazetarin e aktivistin Arbër Agalliu. Këta të dy i bashkohen jetës së përditshme të komuniteteve arbëreshe, ku e shkuara dhe e tashmja ndërthuren në një narrativë frymëzuese dhe edukative.

Dokumentari është realizuar në gjuhën shqipe, një ndërthurje e shqipes moderne me arbërishten e ruajtur si një gjuhë e shenjtë brez pas brezi, dhe zgjat 40 minuta.

Trump, mbret i kriptomonedhave

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe familja e tij që prej kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë fitojnë miliarda me sipërmarrje kripto duke përfituar nga influenca e Trumpit në tregun me më pak rregulla. Meqenëse djemtë e Trumpit drejtojnë sipërmarrjen, kritikët vërejnë një përzierje shqetësuese të pushtetit presidencial dhe përpjekjeve personale për përfitim, raporton DW, transmeton albinfo.ch.

Nga Meme-Coins deri tek Stablecoins – monedhat digjitale, që janë interpretuar në një vlerë fikse – fitimi financiar llogaritet të jetë mbi pesë miliardë dollarë (4,25 miliardë euro). Kritikët tërheqin vëmendjen për lakminë e pashembullt për fitim të presidentit në post.

Dy sipërmarrje i nxisin fitimet kripto të familjes Trump: World Liberty Financial (WLF), një platformë financiare e decentralizuar, rregullat e kredidhënies së të cilës mund të bashkëkonceptohen nga përdoruesit me tokenin $WLFI, dhe American Bitcoin Corp. (ABTC), një sipërmarrje Bitcoin për kërkimin e pasurive nëntokësore e regjistruar në Nasdaq.

WLF me shitjen e $WLFI-Token, që janë të lidhura me emrin e Trumpit, fiton miliona, ndërsa ABTC, që mbështetet na djemtë e tij, posedon vlera të rëndësishme pasurie Bitcoin. Me hedhjen në bursë kursi përkohësisht u rrit me rreth 110 përqind, duke u fiksuar me 16,5 përqind mbi kursin fillestar të inagurimit që ishte 6,90 dollarë. Sipas një informacioni të agjencisë së lajmeve Reuters, sipërmarrja e Trumpit posedon 60 përqind të WLF dhe pretendon 75 përqind të të ardhurave nga shitja e Coins-ave.

Ushtrim shqetësues influence

Kritikët mendojnë, se presidenti republikan me rolin e dyfishtë si përfitues nga kriptomonedhat dhe vendimmarrës politik po minon besimin në opinionin publik duke i përzier kufijtë mes drejtimit të qeverisë dhe pasurimit vetiak.

Juristi dhe eksperti i financave në SHBA, Ross Delston, tërheq vëmendjen, se kripto-firmat mund t’u ofrojnë një shteg investitorëve të dyshimtë, që përmes Coins-ave digjital të sigurojnë influencën politike tek Trump.

“Kjo është një rrugë e re që i mundëson presidentit, të marrë para prej kujtdo, përfshi edhe persona dhe shtete, që sipas ligjeve të SHBA-së për luftën elektorale do të ishin të ndaluara, ose nga persona, që janë dënuar për vepra penale ose ndaj të cilëve zhvillohen hetime”, thotë Delston për DW.

Trump zbut rregullat për kriptomonedhat

Gjatë mandatit të tij të parë Trump e cilësonte monedhën digjitale Bitcoin si “mashtrim” dhe kërcënim për dollarin. Tani ai do ta kthejë SHBA-në në kryeqendrën kripto të botës.

Nën Trumpin promovuesi prej shumë vitesh i kriptos Paul Atkins u bë drejtues i Autoriteti të SHBA-së për Mbikqyrjen Financiare SEC. Një ndër dekretet e para të nënshkruara nga Trump në janar ishte t’u ndalojë të gjitha autoriteteve të SHBA-së krijimin ose nxitjen e një banke qendrore të monedhës digjitale (CBDC) – një versioni kripto i dollarit i dhënë nga qeveria.

Në mars ai filloi të krijojë një rezervë strategjike kripto me konfiskimin e pasurive kripto. Në verë Trump nënshkroi genius act, kuadri i parë ligjor federal për Stablecoins.

Bankete madhështore dhe favore politike

Entuziazmi për kriptomonedhat është përhapur përtej politikës në evente të nivele të larta shoqërore, veçanërisht për darka e bankete për depozituesit e mëdhenj digjital, organizuar nga Shtëpia e Bardhë. Takimet ekskluzive me meny të pasura dhe akses ekskluziv tek presidenti po kritikohen për shkak të përzierjes së pushtetit politik me interesat financiare private.

Një ngjarje e spikatur ishte Crypto Kings-Dinner në maj 2025 në klubin kombëtar të golfit Trump në Virxhinia, ku ishin ftuar nga Meme-Coin $TRUMP e Trumpit investitorë, që bashkarisht kishin investuar 148 milionë dollarë.

Në event 25 investitorëve të mëdhenj të Meme-Coin $TRUMP të Trumpit iu krijua akses privat tek presidenti, ndërsa katër bashkëaksionerëve më të mëdhenj iu dhuruan orët luksoze nga koleksioni i Trumpit. Justin Sun, një kripto-miliarder i lindur në Kinë dhe këshilltar i World Liberty Financial, ishte me shpenzimet në vlerën e 18,5 milionë dollarëve i ftuari më i rëndësishëm.

“Me gjasë kjo është një tjetër përpjekje e qeverisë, të ndërlidhë postet publike me interesat private”, deklaron për DW Richard Briffault, profesor në Columbia Law School.

Autoritetet rregullatore të rezervuara, ndërsa kritikët bëjnë thirrje të merren masa

Autoritetet rregullatore në SHBA qëndrojnë të tërhequra sa i përket mbikëqyrjes së kriptomonedhave. Së fundi Uashingtoni ka shfuqizuar disa rregulla. Si p.sh. deklarimin e vlerave të pasurive kripto në bilancet e firmave. Në këtë mënyrë sipërmarrjet kanë më shumë hapësirë veprimi, për t’i avancuar bizneset e tyre. Ndërsa mbikëqyrja e bursës SEC nën drejtorin e mëparshëm Gary Gensler iu kundërvu me hetime të rrepta dhe akuza kësaj dege, masat nën qeverinë e dytë të Trump janë lënë krejt pasdore.

Si “kapitalizëm kripto me stimulues” e përshkruan një nga rrethi i brendshëm i Trump këtë zhvillim. Kjo degë është në bum, por sa i përket temave të etikës, transparencës dhe stabilitetit afatgjatë vëzhguesit kanë ngrenë shumë pikëpyetje.

Përmasa alarmante të shkarkimeve në autoritetet federale

Gjithnjë e më shumë kryeartikuj po u kushtohen shkarkimeve të nëpunësve federalë, që qeveria Trump i ka halë në sy, si guvernatorja e Bankës së Rezervave Lisa Cook, drejtorja e Autoritetit të Shëndetësisë në SHBA, CDC, Susan Monarez apo shefja e Autoritetit të Statistikave të Tregut të Punës, Erika McEntarfer.

“Qeveria nuk ka skrupuj për të shkarkuar njerëzit, ndër ta edhe nëpunës të thjeshtë, nëse ata nuk janë politikisht në të njëjtën linjë me qeverinë”, thotë juristi i Columbias Richard Briffault. “Nuk ka sinjal më të qartë se sa shkakrimi i drejtores së Bureau of Labor Statistics (Erika McEntarfer, d. Red.). Nëse ata janë të gatshëm, janë të gatshëm të shkarkojnë këdo.”

Klima e karakterizuar nga frika dhe hakmarrja ka si pasojë, që autoritetet e mbikëqyrjes nuk i shqyrtojnë me sy kritik projektet kripto të Trumpit – madje as edhe kur janë evidente problemet etike. Në kongres po shtohen thirrjet për një kontroll më të rreptë. Deputetët kërkojnë rregulla të qarta për monedhën digjitale, më shumë transparencë për sipërmarrjet si WLF dhe kushte për nëpunësit me rezerva të vetat kripto.

Zvicër: Fushatë për ndalimin e mediave sociale për personat nën 16 vjeç

Një grup prindërish të shqetësuar i kanë paraqitur një peticion qeverisë duke kërkuar që mediat sociale të ndalohen për personat nën 16 vjeç.

67,000 kanë nënshkruar në pesë muajt e fundit – aktivistët besojnë se do të arrijnë 100,000, mjaftueshëm për të detyruar një votim.

Studimet tregojnë se të rinjtë në Zvicër kalojnë 32 orë në javë në mediat sociale – dhe një në pesë ka qenë viktimë e ngacmimit kibernetik.

Një ndalim duket se ka mbështetje të gjerë publike, një sondazh i kohëve të fundit i Tamedia tregon se 78% do të mbështesnin një kufizim moshe, transmeton albinfo.ch.

 

 

Mungesa e strehimit në Zvicër do të vazhdojë në afat të mesëm

Situata është po aq e tensionuar sa ishte në vitin 2014, kur filloi mungesa e fundit e vazhdueshme, sipas përditësimit të fundit të monitorimit nga Zyra Federale e Strehimit, të publikuar të enjten. Kjo tregon gjithashtu se nuk ka asnjë lehtësim në planin afatmesëm, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.

Zyra vëren se ndërtimi i banesave nuk ka gjasa të mbajë ritmin me rritjen e familjeve gjatë dy viteve të ardhshme.

Monitorimi gjithashtu thekson se të bëhesh pronar shtëpie tani është praktikisht e pamundur për blerësit e herës së parë, nëse merren parasysh kostot e blerjes dhe përdorimit. Kjo e bën tregun e qirasë edhe më të rëndësishëm, veçanërisht për familjet me fuqi blerëse të ulët deri në mesatare, sipas zyrës. Ato përbëjnë pothuajse 80% të të gjitha familjeve me qira.

Monitorimi tregon gjithashtu se ekziston një ekuilibër i caktuar midis familjeve me të ardhura të ulëta dhe strehimit të tyre. Rreth 80% e strehimit është i përballueshëm për këto grupe, përveç në Gjenevë, Lozanë, Bazel, Lucernë dhe Cyrih.

Megjithatë, situata është më e ndërlikuar kur bëhet fjalë për banesat që janë aktualisht në dispozicion në treg. Vetëm 41% e pronave me qira janë të përballueshme për familjet me fuqi blerëse të ulët deri në mesatare, tha zyra federale e strehimit.

Mungesa ndryshon në ashpërsi në varësi të rajonit. Situata është veçanërisht kritike në St. Moritz, por edhe në qytetet dhe aglomeratet e mëdha. Monitorimi tregon se nëse të gjitha familjet me fuqi blerëse të ulët deri në mesatare do të detyroheshin të zhvendoseshin në kushtet aktuale të tregut, kostot e tyre mesatare të qirasë do të rriteshin nga 29.1% në 35.7% të të ardhurave të tyre.

Situata ende nuk është alarmante

Zyra e strehimit vlerëson se situata ende nuk është alarmante për sa i përket stokut të banesave. Megjithatë, zyra vëren shenja përkeqësimi, veçanërisht në mesin e familjeve me të ardhura të ulëta. Përqindja e familjeve qiramarrëse, kostot e strehimit të të cilave tejkalojnë buxhetin e tyre, u rrit me 0.2 pikë midis viteve 2022 dhe 2023, në 2.8%. Megjithatë, kjo shifër mbetet më e ulët se në vitin 2018.

Zyra e strehimit vlerëson se ky trend do të vazhdojë dhe vëren se hendeku midis qirave për kontratat ekzistuese të qirasë dhe qirave të ofruara në treg po vazhdon të zgjerohet. Zyra beson se kjo po i nxit investitorët të favorizojnë prishjen dhe rindërtimin ose rinovimin total. Kjo praktikë ndihmon në ruajtjen e një niveli të lartë aktiviteti në sektorin e ndërtimit, por nuk kontribuon në zgjerimin e nevojshëm të stokut të banesave në Zvicër.

Në betejën e përjetshme midis adoleshentëve të përgjumur dhe ziles së hershme të shkollës, shumica e krahut të majtë në Këshillin e Qytetit të Cyrihut ka dhënë një goditje për butonin e shtyrjes së mësimit.

Zvicër: Duhet bërë më shumë për të ftohur klasat

Klasat zvicerane po bëjnë vapë dhe durimi po mbaron.

Me valët e nxehtësisë që po i shndërrojnë mësimet në teste qëndrueshmërie, thirrjet për zgjidhje të shpejta po shumëfishohen.

Në Bernë, Këshilltari Kombëtar i Vaud-it, Benoît Gaillard, ka paraqitur një mocion duke kërkuar veprime të menjëhershme për të ftohur shkollat, madje duke sugjeruar edhe mundësinë e ajrit të kondicionuar.

Propozimi i tij kërkon kufij të qartë të temperaturës për mjediset e të nxënit dhe zgjidhje teknike për t’i mbajtur klasat të durueshme, ndoshta të shoqëruara me energji diellore për të kompensuar energjinë shtesë.

Mësuesit thonë se përgjigjet e qeverisë deri më tani janë të pamjaftueshme, transmeton albinfo.ch.

Disa sindikata po paralajmërojnë për greva nëse fëmijët dhe stafi vazhdojnë të vuajnë nga mësimet e verës.

Apartamentet e reja në Cyrih u shkojnë kryesisht vendasve, jo “emigrantëve të pasur”

Vetëm 8% e apartamenteve të ndërtuara rishtas në kantonin e Cyrihut u jepen me qira të huajve që janë banorë të rinj; 92% u jepen me qira vendasve – kryesisht njerëzve nga e njëjta lagje ose rajoni përreth.

Këto janë gjetjet e një ankete banimi të kryer nga instituti i kërkimit të opinionit publik Sotomo në emër të Dhomës së Tregtisë së Cyrihut. Kjo për shkak se zviceranët kanë më shumë mundësi për të eksploruar tregun e banesave. Kjo gjithashtu do të thotë se ata bëhen të vetëdijshëm për projektet e reja të ndërtimit në lagjen e tyre, shkruan swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.

“Emigrantët e pasur” në apartamente me çmime të larta

“Emigrantët e pasur” shpesh kanë pak kohë për të kërkuar akomodim dhe nuk janë të njohur me kushtet lokale. Ata janë mësuar gjithashtu me çmimet e larta të metropoleve ndërkombëtare.

“Pastaj ata marrin apartamentet me çmime të larta dhe të rinovuara plotësisht dhe mashtrohen nga pronarët”, tha studiuesi i opinionit Michael Hermann në prezantimin e studimit në media. Në zonën e Cyrihut, apartamentet e rinovuara plotësisht janë 25% më të shtrenjta se apartamentet e ndërtuara rishtas.

Megjithatë, nuk janë vetëm të sapoardhurit nga vendet e pasura që përfundojnë në projekte rinovimi me çmime të larta për shkak të mungesës së alternativave. “Ata nga vendet më të varfra paguajnë gjithashtu më shumë qira se zviceranët”, vazhdoi Hermann. Natyrisht, ka pengesa në tregun e banesave për të sapoardhurit pa pasaportë zvicerane, tha ai.

Sipas autorit të studimit Hermann, ndërtimet e reja nuk çojnë në zhvendosjen e popullsisë vendase. “Përkundrazi, ndërtesat e reja janë parakusht për më pak zhvendosje.”

Tuneli mes Austrisë dhe Italisë, me linjën hekurudhore më të gjatë në botë

Punëtorët evropianë kanë hapur një tunel nëntokësor midis Austrisë dhe Italisë, i cili do të shndërrohet në një linjë hekurudhore me shpejtësi të lartë që lidh veriun dhe jugun e Evropës.

Tuneli Brenner Base, i cilësuar si lidhja hekurudhore nëntokësore më e gjatë në botë, është një projekt kryesor i Bashkimit Evropian për të zhvendosur transportin e mallrave nga rrugët në hekurudha, me qëllim uljen e ndotjes dhe rritjen e tregtisë ndërkufitare, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

Pjesa e fundit e tunelit eksplorues të Brennerit u rrëzua gjatë një ceremonie të ndjekur nga Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kancelari austriak Christian Stoker.

“Është një ditë historike për Italinë, Austrinë dhe të gjithë Evropën,” deklaroi Meloni gjatë ceremonisë së hapjes.

Kjo do të jetë lidhja e parë hekurudhore nëntokësore e dedikuar që lidh drejtpërdrejt Austrinë me Italinë. Tuneli pritet të hapet në vitin 2032, rreth 16 vjet me vonesë dhe me një kosto prej 8.5 miliardë eurosh, afërsisht 2.5 miliardë më shumë se buxheti fillestar.

Struktura do të jetë 55 km e gjatë dhe do të shkojë deri në 64 km duke u lidhur me një tunel ekzistues në Innsbruck. Ajo do të shkurtojë kohën e udhëtimit mes Fortezza-s në Itali dhe Innsbruck në më pak se 25 minuta, nga 80 minuta aktualisht.

Kalimi i Brenner është një nga pikat më të ngarkuara të Alpeve për transport mallrash. Çdo vit, mbi 2.5 milionë kamionë, 14 milionë automjete dhe 50 milionë tonë mallra kalojnë përmes tij, duke mbingarkuar komunitetet lokale.

Mbyllet blloku 1 i Termocentralit Bërthamor Beznau

Për shkak të një defekti në linjën e tensionit të lartë, Njësia (blloku) 1 e termocentralit bërthamor Beznau është mbyllur që nga e enjtja.

Kjo u njoftua nga operatori, Axpo. Pas defektit në linjën e tensionit të lartë, Njësia 1 u mbyll automatikisht, transmeton albinfo.ch.

Axpo shtoi se termocentrali ishte në gjendje të sigurt gjatë gjithë kohës. Gjithashtu nuk ka rrezik për publikun ose mjedisin, raporton srf.ch.

Inspektorati Federal i Sigurisë Bërthamore (ENSI) dhe autoritete të tjera janë informuar. Ende nuk është e qartë se kur Njësia 1 mund të rifillojë nga puna. Hetimet teknike janë duke u zhvilluar aktualisht.

Zvicra, 30 milionë për ekonominë ukrainase

Këshilli Federal synon të mbështesë ekonominë ukrainase me 30 milionë franga zvicerane.

Paratë do të shkojnë në një program që mbështet prioritetet e qeverisë ukrainase, e cila synon të forcojë konkurrueshmërinë dhe të zbatojë reformat, sipas një deklarate federale, shkruan srf.ch. Kjo është e rëndësishme për rritjen afatgjatë të ekonomisë ukrainase dhe aftësinë e saj për t’u integruar në Evropë.

Paratë do të shërbejnë gjithashtu për të lidhur kompanitë ukrainase me firmat zvicerane dhe për të krijuar mundësi të reja biznesi, shtoi qeveria federale.

Notre Dame rihapet të shtunën për vizitorët

Kullat e Katedrales Notre Dame në Paris do të rihapen për vizitorët të shtunën, më 20 shtator. Gjashtë vjet më parë, katedralja u dëmtua rëndë nga zjarri.

Të premten, Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi Notre Dame-in e rinovuar, transmeton albinfo.ch. Ngjitja tani i çon vizitorët përtej kambanave dhe përmes një kalimi midis dy kullave, që bëhet i arritshëm për herë të parë.

Pjesa qendrore e kullave janë kambanat e katedrales.

Më e madhja quhet “Emmanuel” dhe, me 13.3 ton, është kambana më e rëndë në Francë. Ajo i mbijetoi zjarrit të vitit 2019.

Pastruesja kosovare dënohet për vjedhje të banorëve në shtëpinë e pleqve

Gruaja 54-vjeçare kosovare punonte si pastruese në një azil pensionistësh në qytetin e Winterthurit dhe dyshohet se ka kryer gjithsej 19 vjedhje midis janarit 2020 dhe qershorit 2022.

Sipas aktakuzës, ajo ka vjedhur bizhuteri, para të gatshme dhe monedha ari nga kasafortat, portofolet, sirtarët dhe arkat e banorëve, duke përvetësuar kështu mbi 40,000 franga zvicerane.

Nga 19 viktimat e vjedhjes, dhjetë kishin vdekur tashmë në kohën e aktakuzës në dhjetor 2024, transmeton albinfo.ch. Pesëmbëdhjetë bizhuteri dhe 800 franga zvicerane në para të gatshme janë gjetur tek ajo.

E akuzuara refuzoi të dëshmonte në procesin para Gjykatës së Qarkut Winterthur. Gjatë hetimit, ajo i ka mohuar vjedhjet. Nëna e martuar kishte ardhur në Zvicër me familjen e saj si azilkërkuese më shumë se njëzet vjet më parë. Ajo kishte punuar si pastruese në një azil pleqsh që nga viti 2017. Pasi çështja doli në dritë, ajo u pushua nga puna pa paralajmërim në verën e vitit 2022.

Prokurori publik e ka akuzuar gruan për vjedhje masive. Kjo për shkak se të ardhurat e krimit ishin mesatarisht 1,350 franga në muaj gjatë një periudhe prej afërsisht dy vjet e gjysmë dhe përfaqësonin një kontribut të rëndësishëm në jetesën e saj, shrkuan 20minuten.ch.

Kështu, porkuroria ka kërkuar një dënim me burg me kusht prej një viti dhe një gjobë prej 2,000 frangash për gruan. Meqenëse vjedhja masive (tregtare) është një vepër e ashtuquajtur penale e katalogut, gruaja do të duhej të dëbohet nga vendi për pesë vjet. “Nuk ka këtu rast vështirësie që do ta shpëtonte nga dëbimi; ajo nuk është as profesionalisht dhe as shoqërisht e integruar në vend”, është shprehur prokurori.

E akuzuara u përfshi në kontradikta të shumta dhe bëri deklarata të pabesueshme. Për shembull, pastruesja pretendoi se fillimisht kishte marrë një gjerdan ari me një varëse nga një banor i azileve të pleqve, duke pretenduar më vonë se i kishte blerë bizhuteritë në një treg vjetërsirash. Shpjegimi se ajo kishte gjetur bizhuteri individuale në pikën e mbledhjes së kartonit të azilit të pleqve ishte gjithashtu i pabesueshëm.

Prokurori publik e përshkroi sjelljen e saj si të paturpshme dhe të paskrupullt. “Veprat janë edhe më të dënueshme sepse disa të moshuar ishin të hutuar dhe besonin se i kishin humbur bizhuteritë”, ka thënë ai.

Avokati i saj kërkoi lirimin nga akuzat. “Klientja ime i mohon të gjitha akuzat.” Nuk ka prova për vjedhjet. Ai kritikoi dëshminë e punonjësve, të cilët ishin të anshëm sepse ende punojnë në azilin e pleqve. Përveç kësaj, të ardhurat nga krimi ishin dukshëm më të ulëta se sa deklaroi prokurori, pasi gjysma e të ardhurave ishin bizhuteri, të cilat janë të vështira për t’u kthyer në para, pe¨rcjell albinfo.ch. Dëbimi nga vendi do të ishte i paarsyeshëm për gruan, e cila ka jetuar në Zvicër për më shumë se njëzet vjet. E gjithë familja e saj jeton këtu.

Prandaj ai kërkoi më tej kompensim prej 3,000 frangash për klienten e tij. “Pas shkarkimit të saj, ajo nuk ishte në gjendje të rifitonte ekuilibrin profesional dhe nuk ishte në gjendje të gjente punë,” shpjegoi ai. Për më tepër, dy ditët në paraburgim dhe kontrolli i shtëpisë i kishin vënë një barrë të konsiderueshme klientes së tij.

Provat rrethanore ishin të pamjaftueshme për gjykatën.

Gjykata e dënoi gruan me gjobë me kusht vetëm për dy vjedhje dhe nuk urdhëroi dëbimin nga vendi. “Për vjedhjet e mbetura, zinxhiri i provave të prokurorit ishte i pamjaftueshëm”, tha gjykatësi. Dyshimet për fajësinë nuk mund të përjashtoheshin.

Veprim i Koordinuar Kundër Femicidit

Numri i vrasjeve të grave në Zvicër është rritur. Tani bordi i Konferencës së Drejtorëve të Drejtësisë dhe të Policive Kantonale dëshiron të ndërmarrë veprime të koordinuara kundër femicidit.

Në mënyrë specifike, ky bord mbështet një zgjidhje në nivel kombëtar për mbikëqyrje aktive të autorëve të mundshëm të femicidit, transmeton albinfo.ch. Ata duhet të monitorohen në kohë reale duke u vendosur byzylykë monitorimi në kyqin e dorës.

Vassilis Venizelos, Drejtori i Drejtësisë i Kantonit Vaud, tha se nuk ka kuptim që mbikëqyrja të përfundojë në kufijtë kantonalë. Spanja ka pasur një sistem të tillë që nga viti 2009 dhe ka arritur sukses në luftën kundër femicidit, ka thënë ai.

Promovimi i identitetit kulturor, mision i studentëve shqiptarë të Neuchâtel-it

Shoqata e Studentëve të Universitetit të Neuchâtel-it është mbase më e reja ndër simotrat e saj në Zvicër. Megjithatë, falë angazhimit të kryesisë së saj që përbëhet nga katër vajza, studente, kjo shoqatë ka shënuar disa arritje me rëndësi në aktivitetin për të cilin është themeluar.

Artina Kastrati, kryetare flet për Albinfo.ch në emrin e kryesisë, për themelimin e shoqatës, përbërjen e saj, misionin, arritjet e deritashme etj. “Në Zvicër, pothuajse në çdo kanton ku ka universitete, ekzistojnë shoqata të studentëve shqiptarë, shumë prej tyre janë krijuar prej vitesh dhe kanë një histori të gjatë veprimtarie. Në këtë kuadër, Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Neuchâtel është një ndër më të rejat, edhe pse iniciativa për ta krijuar një shoqatë të tillë në Neuchâtel ka ekzistuar prej më shumë se 10 vitesh. Shoqata u krijua zyrtarisht në vitin 2022, dhe në fillim të vitit 2024, ne, katër vajza të angazhuara morëm drejtimin dhe i dhamë një energji të re. Disa madje e quajnë këtë periudhë një “ringjallje”, çka na motivon edhe më shumë për të vazhduar misionin tonë”, thotë kryetarja e shoqatës.

Misioni: Ruajtja e identitetit dhe promovimi i kulturës shqiptare

Duke u ndalur në misionin që udhëheq punën e shoqatës znj. Kastrati vë theksin në promovimin e kulturës shqiptare dhe në krijimin e një hapësire bashkimi për studentët. “Misioni ynë kryesor është të promovojmë kulturën shqiptare dhe duke mbajtur mend nga kemi ardhur. Besojmë se kultura jonë është një pasuri e çmuar që duhet ta ruajmë dhe ta transmetojmë me krenari. Për ne, identiteti kulturor është forcë dhe burim lidhjeje mes brezave. Një tjetër qëllim i rëndësishëm i shoqatës është të krijojë një hapësirë bashkimi për studentët shqiptarë në Neuchâtel. Përmes aktiviteteve të ndryshme synojmë të forcojmë ndjenjën e komunitetit, por gjithashtu edhe të hapemi ndaj publikut më të madh, për të treguar vlerat tona dhe për të fituar mbështetje në nisma të përbashkëta. Deri më tani kemi realizuar disa aktivitete të rëndësishme që lidhen me promovimin e kulturës shqiptare, dhe synojmë të vazhdojmë në këtë drejtim me projekte gjithnjë e më kreative dhe përfshirëse”, plotëson ajo.

Aktivitetet dhe fuqia e tyre frymëzuese  

Ndër aktivitetet e deritashme, të cilat, siç thotë “na kanë dhënë motivim të madh falë pjesëmarrjes së gjerë dhe fjalëve të ngrohta që kemi marrë nga publiku”, ajo numëron tryezën e rrumbullakët me Profesor Doktor Nusret Pllanën, e organizuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. “Profesori foli për luftën, ndërsa ne, katër vajzat e kryesisë, ndamë mendimet dhe emocionet tona për sakrificat e prindërve tanë.

Një tjetër event frymëzues që organizuam ishte “Albanian Women Success Story”, ku ftuam 5 gra shqiptare të suksesshme që kanë studiuar në universitete dhe që sot kanë ndërtuar karriera të mëdha. Ato ndanë përvojat e tyre dhe na dhanë këshilla e motivim për të vazhduar rrugën tonë me besim dhe përkushtim. Gjithashtu kemi realizuar një video “podcast“ në sallën multimediale të fakultetit, ku kemi prezantuar më në detaje shoqatën tonë dhe vizionin që kemi. Aktivitetet tona janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe kanë marrë shumë vëmendje, aq sa kanali kryesor zviceran RTS na ka kontaktuar për një intervistë me rastin e ardhjes së Presidentes Vjosa Osmani në Zvicër. Intervista është parë nga më shumë se 30 mijë veta në rrjetet tona, dhe me siguri edhe nga mijëra të tjerë përmes shpërndarjes në rrjete të tjera. Gazetares i kemi treguar historinë tonë, por edhe vuajtjet dhe sakrificat e popullit tonë në Kosovë, një temë që ka ngjallur interes edhe te publiku zviceran. Kemi marrë shumë komente pozitive dhe kjo na ka dhënë një shtysë të madhe për të çuar shoqatën në një nivel edhe më të lartë”, thotë tutje z. Kastrati.

Perspektiva, sfidat

Lidhur me numrin e anëtarëve të shoqatës, ajo pranon se bëhet fjalë për një numër ende modest por me perspektivë të mirë për tu rritur. “Aktualisht, kryesia e shoqatës përbëhet nga katër vajza të angazhuara. Edhe pse për momentin nuk jemi shumë në numër, kemi vënë re një interesim të madh nga studentë të tjerë shqiptarë, sidomos pasi kemi sjellë një frymë të re dhe e kemi çuar shoqatën në një nivel tjetër. Në semestrin e ardhshëm presim të kemi shumë anëtarë të rinj, të cilët duan të kontribuojnë dhe të jenë pjesë aktive e komunitetit tonë. Për të gjitha ne, kjo ka qenë hera e parë që marrim në dorë drejtimin e një shoqate, dhe natyrisht që nuk kishim eksperiencë të mëparshme në këtë fushë. Kur ekziston një qëllim i qartë dhe vullnet i sinqertë, çdo gjë është e mundur”, shton kryetarja Kastrati.

Mbështetja e prindërve dhe e publikut, si forcë motivuese

Ndërkohë, bashkëbiseduesja jonë flet për motivet që shtyjnë atë dhe kryesinë e re për të çuar përpara shoqatën. “Ajo që na bën më së shumti krenare është fakti që, edhe pse jemi rritur në mërgim dhe studiojmë në universitete e shkolla të larta në Zvicër, nuk e kemi harruar kurrë historinë tonë dhe vuajtjet e popullit tonë. Çdo detaj nga e kaluara jonë na jep forcë, motivim dhe vullnet për të ecur përpara e për të arritur qëllimet tona. Por ndoshta momenti më i veçantë dhe më i çmuar për ne është kur shohim prindërit tanë në publik, me lot në sy nga emocionet dhe krenaria që ndiejnë për fëmijët e tyre. Të dimë që i kemi bërë krenarë ky është suksesi më i madh për ne. Publiku na ka dhënë dashuri të madhe dhe përkrahje të jashtëzakonshme, dhe kjo na motivon çdo ditë për të vazhduar misionin tonë me zemër të hapur dhe me plot përkushtim”.

Bashkëpunim i frytshëm me shoqata dhe subjekte të tjera

Bashkëpunimi me shoqata dhe subjekte të tjera është diçka e nënkuptueshme për një shoqatë sikur kjo e studentëve shqiptarë të Neuchätelit. Këtë e konfirmon edhe Artina Kastrati: “Ne kemi bashkëpunuar me shoqatat e studentëve shqiptarë të Gjenevës (AEAUG) dhe Lozanës (AEAUL), ndërsa me shoqatat e tjera shqiptare, kemi ndërtuar raporte shumë të mira dhe të sinqerta. Secila shoqatë fton të tjerat në evente të ndryshme dhe gjithmonë bashkëpunojmë duke u ndihmuar reciprokisht. Ajo që e bën këtë rrjet edhe më të bukur është fakti që, në mesin e shoqatave shqiptare mbizotërojnë dashuria dhe përkrahja, jo konkurrenca. Ne e përjetojmë këtë si një familje të madhe që rritet e forcohet bashkë. Sepse, kur jemi bashkë, jemi më të fortë. Dhe do të vazhdojmë me të njëjtin shpirt bashkimi edhe në të ardhmen”.

Një e ardhme premtuese

 

Duke ju referuar të ardhmes së shoqatës, ajo, sipas z. Kastrati nuk ka si të jetë ndryshe përveç e ndritshme. “E ardhmja është plot dritë, sepse kjo është vetëm fillimi. Kemi plane, ide dhe ëndrra të mëdha që mezi presim t’i realizojmë së bashku me ju. Do të organizojmë evente edhe më të mëdha, do të sjellim projekte të reja dhe do të vazhdojmë ta promovojmë kulturën tonë me krenari dhe dashuri. Besojmë fort se kur qëllimet janë të sinqerta dhe bashkimi është i vërtetë, gjithçka është e mundur. Mesazhi që duam të përcjellim është i thjeshtë, por i thellë: Faleminderit nga zemra për gjithë përkrahjen dhe fjalët tuaja motivuese. Edhe pse për ne, katër vajzat e kryesisë, kjo është hera e parë që marrim një përgjegjësi të tillë, ne kemi arritur të ndriçojmë dhe të japim më të mirën tonë. Identiteti ynë shqiptar është pasuria më e madhe që kemi. Ne nuk e harrojmë kurrë historinë tonë, në fakt, e promovojmë me krenari, sepse siç thotë Profesor Nusret Pllana: “Historia që harrohet, përsëritet.” Jemi shqiptare. Gjaku ynë na bashkon. Dhe për këtë jemi krenare. Një falënderim i veçantë shkon për prindërit tanë që na kanë dhënë edukatën, vlerat dhe rrënjët që do t’i mbajmë me vete gjatë gjithë jetës.

Katër vajza në krye të shoqatës

Kryesia aktuale përbëhet nga katër vajza: • Artina Kastrati, kryetare • Liza Morina, nënkryetare • Erisa Shala, sekretare • Mejreme Thaqi, arkëtare.

 

Këshilli Federal synon ta bëjë të detyrueshme frengjishten në shkollat fillore

Shkollat ​​fillore duhet të detyrohen të mësojnë një gjuhë të dytë kombëtare

Këshilli Federal po ndërmerr veprime në lidhje me farsën që rrethon mësimin e gjuhëve në klasë. Mësimi i një gjuhe të dytë kombëtare duhet të bëhet i detyrueshëm në shkollën fillore.

Elisabeth Baume-Schneider
Këshilli Federal përcakton që një gjuhë e dytë kombëtare duhet të mësohet në shkollën fillore në të ardhmen. – keystone

Shkollat ​​fillore zvicerane duhet të detyrohen të mësojnë një gjuhë të dytë kombëtare si gjuhë të huaj, për shembull, frëngjishten e hershme. Këshilli Federal synon ta zbatojë këtë, nëse është e nevojshme.

Të premten, ai porositi një draft konsultimi nga Departamenti i Brendshëm.

Arsyeja për urdhrin e Këshillit Federal drejtuar kantoneve: Gjithnjë e më shumë kantone gjermanishtfolëse kishin flirtuar me idenë e heqjes së frëngjishtes së hershme në të kaluarën, bëjnë të ditur burmet nga Këshilli Federal.

“Ky zhvillim rrezikon kohezionin kombëtar”
Kjo nuk i pëlqeu Ministres së Brendshme Elisabeth Baume-Schneider, e cila është rritur në një ambient dygjuhësh. Ajo tashmë është shprehur në të kaluarën se i merr seriozisht konsiderata të tilla nga kantonet.

Lidhur me shkeljen e sovranitetit të kantoneve mbi arsimin, Këshilli Federal deklaroi: “Këshilli Federal është i shqetësuar për vendimet e kantoneve zvicerane gjermanishtfolëse për të shtyrë mësimin e gjuhës së dytë kombëtare deri në nivelin e mesëm të lartë.”

Në një njoftim për shtyp, Këshilli Federal deklaroi më tej: “Ky zhvillim rrezikon arsimin e harmonizuar shkollor dhe kohezionin kombëtar.”

Qëllimi është “të ruhet rëndësia e gjuhëve kombëtare dhe shkëmbimi midis komuniteteve gjuhësore”.