FC Basel dyfishon vlerën e ekipit – GC humb më shumë se 40%

FC Basel ka arritur të dyfishojë vlerën e tregut të ekipit brenda një viti, nën drejtimin e drejtorit sportiv Daniel Stucki. Në të kundërt, Grasshoppers (GC) ka humbur mbi 44% të vlerës së saj, sipas përllogaritjeve të fundit, përcjell albinfo.ch.

Nga 12 klubet e Superligës zvicerane, shtatë kanë shënuar rritje të vlerës në treg. Rënia e GC-së është veçanërisht e theksuar, duke rikthyer kujtimet nga kohët kur klubi luftonte për tituj, me emra si Stéphane Chapuisat dhe Mladen Petric.

Sot, pavarësisht përpjekjeve të drejtorit të ri sportiv Harald Gärtner, klubi mezi ka shmangur rënien në dy sezonet e fundit përmes play-off-eve. /Albinfo.ch

https://www.blick.ch/sport/fussball/superleague/marktwert-ranking-der-super-league-fcb-ist-der-gewinner-gc-der-grosse-verlierer-id21235378.html

Hana Syla, presidente e Unionit të Studentëve për Shkenca Humane, Shoqërore, dhe Politike në ETH Cyrih

Hana Sylës i është besuar posti i Presidentes në Unionit të Studentëve për Shkenca Humane, Shoqërore, dhe Politike në ETH Cyrih, një nga universitetet më prestigjioze teknike në botë, shkruan platforma mediale Albinfo.ch.

Ky pozicion e vendos atë në qendër të përfaqësimit të studentëve në një institucion ku studion dhe hulumton elita akademike ndërkombëtare.

 Syla është magjistre në Studime Krahasuese dhe Ndërkombëtare, ndërsa aktualisht punon edhe si asistente kërkimore në ETH Cyrih.

Përmes kësaj përvoje akademike dhe organizative, ajo sjell një kombinim të fuqishëm të njohurive shkencore dhe angazhimit qytetar, shkruan tutje Albinfo.ch. 

Si presidente e Unionit të Studentëve, Syla do të ketë përgjegjësi për adresimin e çështjeve kyçe që lidhen me jetën studentore, përfaqësimin e interesave të studentëve në instancat e brendshme të universitetit, si dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet partnere në Zvicër dhe më gjerë.

Hana ka përfunduar edhe studimet bachelor në Sociologji në Universitetin Eötvös Loránd në Budapest.

Interesat e saj akademike përfshijnë historinë sociale, sociologjinë politike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe analizën e të dhënave. Ky profil i gjerë e bën atë një zë të rëndësishëm në diskutimet mbi sfidat sociale dhe politike, duke i dhënë dimension ndërdisiplinor rolit të saj në udhëheqjen studentore.

Zgjedhja e saj shënon një moment të rëndësishëm jo vetëm për komunitetin shqiptar në diasporë, por edhe për rolin e grave të reja në pozita udhëheqëse brenda institucioneve ndërkombëtare akademike. /Albinfo.ch

12 gjëra që janë befasisht të lira në Zvicër

Zvicra është e njohur për koston e lartë të jetesës, veçanërisht në qytete si Cyrihu dhe Gjeneva. Por jo gjithçka këtu kushton një pasuri. Ja 12 gjëra që janë relativisht të lira – ose që ofrojnë shumë vlerë për çmimin e tyre:

1. Karta ditore e udhëtimit

Biletat supersaver dhe karta me gjysmë çmimi ofrojnë zbritje të ndjeshme për udhëtime me tren, autobus dhe anije.

2. Transporti për fëmijë

Fëmijët 6-16 vjeç mund të udhëtojnë për vetëm 30 franga në vit me kartën Junior, kur udhëtojnë me prindin.

3. Restorantet Migros

Një vakt i plotë kushton rreth 14–15 franga. Opsionet e mëngjesit janë edhe më të lira.

4. Menuja e ditës në restorante

Shumë restorante ofrojnë menu fikse për drekë me çmime të arsyeshme – një mënyrë e mirë për të ngrënë jashtë pa shpenzuar shumë.

5. Elektronika

Çmimet e ulëta të TVSH-së (7.7%) dhe garancia dyvjeçare e bëjnë elektronikën më të përballueshme se në shumë vende të tjera të Evropës.

6. Etiketa e autostradës

Për vetëm 40 franga në vit, mund të udhëtosh lirshëm në rrjetin e autostradave zvicerane.

7. Shkollimi publik

Arsimi bazë është falas dhe i nivelit të lartë. Edhe universitetet prestigjioze si ETH Zurich ofrojnë tarifa të ulëta për studentët zviceranë dhe të huajt.

8. Vera dhe birra në supermarkete

Pijet alkoolike, veçanërisht vera dhe birra, shiten me çmime të ulëta krahasuar me standardet ndërkombëtare.

9. Parkimi në qytet

Në disa zona urbane, parkimi kushton vetëm 2 franga në orë – më lirë se në shumë qytete të tjera europiane.

10. Pishinat publike

Tarifat për pishinat dhe parqet ujore janë të arsyeshme, me bileta ditore dhe sezonale që ofrojnë shumë vlerë.

11. Ikea dhe H&M

Çmimet janë pothuajse të njëjta me vendet e tjera evropiane, por me fuqinë më të lartë blerëse në Zvicër, bëhen më të përballueshme.

12. Gjërat më të mira në jetë janë falas

Ajri i pastër, siguria, peizazhet mahnitëse dhe shtigjet publike janë pasuri të jashtëzakonshme – dhe tërësisht falas për t’u shijuar.

Në përfundim: Edhe pse Zvicra është vend i shtrenjtë, me pak kujdes mund të përfitosh shumë nga ato që ofron pa shpenzuar shumë para.

Policia zvicerane paralajmëron për vjedhje xhepash në zonat turistike

Policia zvicerane ka paralajmëruar për një rritje të vjedhjeve të xhepave në zonat më të vizituara turistike, veçanërisht në Bernese Oberland, ku u arrestuan rreth 20 persona. Operacioni u zhvillua në destinacione si Interlaken, Grindelwald, Lauterbrunnen, Gryka Aare dhe Jungfraujoch, përcjell albinfo.ch.

Disa nga të ndaluarit u deportuan pasi u siguruan provat, ndërsa të tjerë mbeten në paraburgim. Policia thekson se edhe pse Zvicra është përgjithësisht e sigurt, turistët duhet të jenë vigjilentë në vende të mbipopulluara si atraksionet turistike dhe stacionet e trenit.

Këshilla për sigurinë:

Mos mbani shumë para me vete.

Shpërndani mjetet e pagesës në xhepa të ndryshëm.

Mbani çantat të mbyllura dhe pranë trupit.

Mos i lini bagazhet pa mbikëqyrje.

Kini kujdes nga të huajt që afrohen për të shpërqendruar.

Jelena Gjukanoviq mohon akuzat për spiunazh për BIA

E akuzuara për spiunazh, Jelena Gjukanoviq, nuk ka pranuar fajësinë në gjykimin fillestar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton KosovaPress. Avokati i saj, Predrag Miljkovic kërkoi që e akuzuara për spiunazh të lirohet nga masa e paraburgimit dhe të vazhdojë me arrest shtëpiak, përcjell albinfo.ch.

Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu e kundërshtoi këtë kërkesë për çka tha se për shkak të peshës së veprës dhe rrezikshmërisë që e dyshuara të ikë, masa e paraburgimit është e nevojshme.

“A e pranoni apo nuk e pranoni fajësinë? – Nuk e pranoj fajësinë”, tha Gjukanoviq.

Kur e dyshuara, Jelena Gjukanoviq u pyet nga trupi gjykues nëse është e punësuar, ajo tha se ende është pjesë e OSBE-së.

“Aktualisht a punon diku? Ende jam e punësuar në OSBE…E punësuar në OSBE, po shkruan”, tha Gjukanoviq.

Në leximin e aktakuzës, prokurori i rastit, Bekim Kodraliu tha se Gjukanaviq akuzohet se nga data e pacaktuar, e deri në momentin e arrestimit më 28 shkurt të këtij viti, në cilësinë e zyrtares të Misionit të OSBE-së në Kosovë, me vetëdije dhe me dashje ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të BIA-s serbe.

Siç potencoi Kodraliu, në aktakuzë thuhet se përmes veprimeve të qëllimshëm e pandehura Jelen Gjukanoviq ka cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës duke u mbështetur në dispozitat ligjore të kodit të procedurës penale ka ngritur aktakuzë kundër të pandehures Jelena Gjukanoviq, që gjendet në masën e paraburgimit nga data 28.02.2025. Sepse nga data e pacaktuar e në vazhdimësi deri në momentin e arrestimit të saj më datë 28 shkurt 2025, në cilësinë e zyrtares vendore të Misionit të OSBE-së në Kosovë, pranë zyrës rajonale në Mitrovicë, në pozitën zyrtare e programit kombëtar në qendrën rajonale në Mitrovicë, me vetëdije të plotë dhe me dashje direkte ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë faktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të Agjencisë për Intelegjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë, e njohur si BIA, duke u ofruar të dhëna, dokumente dhe informacione të ndejshme të siguruara gjatë ushtrimit të detyrës së saj zyrtare në kuadër të aktivitet të misionit të OSBE-së…Përmes këtyre veprimeve të qëllimshme e pandehura ka cenuar rëndë rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtarë, dhe ka vënë në rrezik serioz jetën dhe sigurinë personale të zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve të vendit…”, tha Kodraliu.

Avokati Miljkovic kërkoi që ndaj Gjukanoviqit të mos vazhdojë masa e paraburgimit, por të vendosen masat e dorëzanisë dhe arrestit shtëpiak.

“I vetmi rrezik që e thekson prokuroria e që mund të shqyrtohet rreziku i ikjes. Prandaj, i propozoj gjykatës caktimin e masës së dorëzanisë dhe arresti shtëpiak për Jelena Gjukanoviq”, tha Miljkovic.

Kjo u kundërshtua nga prokurori Kodraliu.

Ndërkaq, kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri tha se për këtë kërkesë do të vendoset pas përfundimit të seancës.

Lidhur me propozimin në aktakuzë dhe propozimet e mbrojtjes tani, për të gjitha këti do të vendosen në aktvendim të veçantë jashtë seancës”.

Gjukanoviq dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, sipas nenit 124, paragrafi 3, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Para rreth një jave Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurës Jelena Gjukanoviq, për veprën penale “Spiunazh”.

Sipas provave të siguruara gjatë hetimeve, informacionet e siguruara nga J.GJ, janë transmetuar tek zyrtarët e lartë të BIA-s, përkatësisht R.G., përgjegjës i BIA-s për Rajonin e Novi Pazarit në Serbi, dhe zyrtari L.B., ku me këtë të fundit, e pandehura në disa raste edhe është takuar në Beograd të Serbisë.

Këshilli Kombëtar miraton ndihmën financiare për Gjenevën

Deputetët japin dritën jeshile për një ndihmë prej 100 milionë frangash për periudhën 2026–2029 për të ndihmuar organizatat e OKB-së dhe OJQ-të me seli në Gjenevë të përballojnë krizën e shkaktuar nga tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga një numër agjencish ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.

“Për disa vite kemi qenë dëshmitarë të rritjes së regjimeve autoritare dhe lëvizjeve populiste që vënë hapur në pikëpyetje themelet e rendit ndërkombëtar të bazuar në të drejtën e zakonshme”, tha deputeti Nicolas Walder.

“Kjo ka pasoja të drejtpërdrejta në praninë e organizatave ndërkombëtare në Zvicër, e cila i nënshtrohet një konkurrence gjithnjë e më të ashpër: përballë zgjedhjeve drastike buxhetore, disa lojtarë po pyesin nëse duhet të vazhdojnë aktivitetet e tyre në vendin tonë, ndërsa vende të tjera, veçanërisht në Azi dhe Lindjen e Mesme, ofrojnë kushte më të favorshme.

Prandaj, ruajtja e atraktivitetit afatgjatë të Gjenevës kërkon një përgjigje në kohë dhe vendimtare, veçanërisht përpara se projektet e zhvendosjes që janë duke u shqyrtuar aktualisht të bëhen të pakthyeshme, shtoi ai.

Këshilli i Shteteve do të votojë për këtë çështje më pas.

Shqipëria hap zyrtarisht katër kapituj të rinj negociatash për anëtarësim në BE

Shqipëria sot hapi katër kapituj të ri të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përcjell albinfo.ch.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ndërsa ka publikuar edhe video nga konferenca me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos.

Grupkapitulli 4 përfshin fusha: tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër, ndërlidhja e qëndrueshme e transportit, të cilat janë në qendër të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe prioriteteve strategjike të BE-së.

Me hapjen e katër kapitujve të ri, tashmë Shqipëria ka çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur.

Lexoni të plotë postimin:

Shqipëria shënoi një tjetër hap përpara në rrugëtimin drejt BE-së.

Bruksel – Hapim 4 kapituj të rinj, duke e çuar në 28 numrin e kapitujve të hapur, një ritëm rekord në procesin e negociatave

Urime ekipit negociator dhe të gjithë shqiptarëve.

Ky është niveli i hendekut të pagave në Zvicër

Drejtorët ekzekutivë të kompanive më të mëdha të Zvicrës fituan mesatarisht 18 përqind më shumë në vitin 2024 sesa një vit më parë, sipas një studimi të kryer nga sindikata Unia, përcjell albinfo.ch.

Pagat mesatare në Zvicër u rritën vetëm me 1.8 përqind gjatë së njëjtës periudhë, zbuloi studimi.

Nga ana tjetër, drejtorët ekzekutivë të 39 korporatave më të mëdha zvicerane – duke përfshirë Novartis, UBS, Roche dhe Nestlé, ndër të tjera – fituan mesatarisht 143 herë më shumë se punonjësit e tyre me pagat më të ulëta.

Për shembull, të ardhurat vjetore të drejtorit ekzekutiv të Novartis ishin 333 herë më të larta, ndërsa paga e shefit të UBS ishte ‘vetëm’ 276 herë më e lartë se ajo më e ulëta në kompaninë e tij.

Dita e dytë e dëshmisë së James Rubinit

James Rubin ka sqaruar edhe një herë përshtypjet e tij për Hashim Thaçin në periudhën e Konferencës së Rambujesë.

Sipas Rubinit, Thaçi ishte personi kyç me të cilin ai duhej të punonte, në mënyrë që Marrëveshja të pranohej nga UÇK-ja.

“Ne mendonim se LDK-ja, Veton Surroi, ishin dakord për këtë, dhe ajo [sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright] më tha që duhej të punoja me të [Thaçin], sepse ishte personi i rëndësishëm, ishte personi kryesor që e kishin caktuar shqiptarët e Kosovës”, tha Rubini.

“Nëse doni e quajmë udhëheqës, nëse doni person të kontaktit”, u shpreh ai.

Ai e përshkroi rolin e Thaçit në atë kohë si të një kryediplomati të Kosovës.

“Pra, unë atë e kam parë si ministër të Jashtëm, që pasqyronte pikëpamjet e ushtrisë së vet, të qeverisë së vet, që nënshkruante, pra ashtu si një ministër i Punëve të Jashtme”, shtoi Rubini.

“Më kujtohet shumë mirë por na u duk se ishte një person që kishte autoritet jo fizik apo vertikal, por ideologjik. Hashim Thaçi mendonte se kishte nevojë për një person si Adem Demaçi që ta shtynim pak çështjen e pavarësisë. Ai nuk ka thënë që nuk duam pavarësi, por jo tani në këto momente dhe ai donte të tregonte se çështjen e pavarësisë mund ta diskojmë pak më vonë. Demaçi thoshte o pavarësi o le të vdesim”, tha Rubin.

“Sipas meje kjo ishte një shenjë që Thaçi kishte nevojë që Demaçi të thoshte që ta shtyjmë pak më vonë çështjen e pavarësisë. Prandaj, zoti Demaçi ishte eprori i tij nga vendimmarrja në këtë grup. Ai kishte nevojë për mbështetje ideologjike nga themeluesi apo personi kryesor ideologjik”, tha ai.

Vedat Muriqi, dygolësh spektakolar ndaj katalanasve

Pavarësisht humbjes së Mallorcas 3-2 ndaj Espanyolit, Vedat Muriqi u shpall “Lojtar i ndeshjes”, falë paraqitjes së tij të jashtëzakonshme, përcjell albinfo.ch.

Sulmuesi kosovar shënoi dy gola, fillimisht nga penalltia në minutën e 46-të dhe më pas me një goditje me kokë në minutën e 65-të që barazoi përkohësisht rezultatin në 2-2.

Statistikat e tij ishin mbresëlënëse: 90 minuta të luajtura, 13 goditje drejt portës, 45 prekjet me top, 21 pasime të sakta, si dhe 11 duele ajrore të fituara nga 16 tentativa.

Përveç kësaj, Muriqi u vlerësua me notën 8.5 nga SofaScore, nota më e lartë e ndeshjes, duke e bërë atë protagonistin absolut të sfidës.

Me këtë paraqitje, ai e çon në katër numrin e golave këtë sezon dhe vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer si me Mallorcan, ashtu edhe me Kombëtaren e Kosovës, ku vetëm pak ditë më parë shkëlqeu kundër Suedisë, ku gjithashtu shënoi.

Pavarësisht rezultatit negativ, Vedat Muriqi tregoi edhe një herë se është lideri i padiskutueshëm i Mallorcas.

UEFA me vendim për ndeshjen Serbi – Shqipëri

Tashmë është zyrtare. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk do të zhvillohet në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd, përcjell albinfo.ch.

UEFA ka pranuar kërkesën e federatës serbe që ndeshja të zhvillohet në stadiumin “Duboçica” në Leskovc.

Ndeshja zhvillohet më 11 tetor dhe i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Në tabelën e Grupit K, Anglia është e para me të gjitha 15 pikët nga pesë ndeshje, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me tetë pikë. Serbia është në vendin e tretë me shtatë pikë.

Shqipëria sot hap katër kapituj të rinj negociatash për anëtarësim në BE

Kryeministri Edi Rama njoftoi hapjen e 4 kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Për këtë ka shkruar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ka thënë se Shqipëria ka ecur në këtë proces me një ritëm rekord. 

“Mirëmëngjesi dhe me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord në procesin e integrimeve evropiane, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Hapja do të bëhet në një takim të thirrur nga Presidenca daneze e BE-së, në praninë e ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare të BE-së.

Kapitujt e rinj përfshijnë fusha të Agjendës së Gjelbër dhe Ndërlidhjes së Qëndrueshme, të cilat lidhen me sektorë jetikë si transporti, energjia, rrjetet transevropiane dhe mjedisi.

Shqipëria hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE në tetor të vitit 2024. Kjo ndodhi pas një pritjeje të gjatë, pasi vendi kishte aplikuar për anëtarësim më 2009 dhe kishte marrë statusin e vendit kandidat në vitin 2014.

Tirana duhet të hapë dhe të mbyllë gjithsej 33 kapituj për t’u anëtarësuar në BE. Për hapjen dhe mbylljen e çdo kapitulli kërkohet miratimi i të gjithë vendeve anëtare të bllokut evropian.

Kryesuesja e OSBE-së sot në Kosovë, takohet me Osmanin

Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, në cilësinë e kryesueses së radhës së OSBE-së, do të qëndrojë sot në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

Gjatë vizitës, ajo do të zhvillojë takime me presidenten Vjosa Osmani, përfaqësues të shoqërisë civile, Akademisë së Dialogut të OSBE-së, KFOR-it dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Në ora 11:45, Valtonen pritet t’u drejtohet po ashtu mediave.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rubin vazhdon sot dëshminë në Hagë

Edhe sot, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do të vazhdojë sot dëshminë e mbrojtjes për ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, përcjell albinfo.ch.

James Rubin hapi dëshminë e mbrojtjes për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë më 15 shtator.

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit ishte i ftuar nga ekipi i Hashim Thaçit, ish-udhëheqës politik i UÇK-së.

Gjatë dëshmisë së tij, Rubin theksoi se Thaçi kishte kryesisht rol politik dhe se nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së.

Ai tha se Thaçi duhej të merrte miratimin e komandantëve për çdo vendim të rëndësishëm ushtarak.

Ai, gjithashtu, deklaroi se nuk kishte asnjë informacion që lidh Thaçin ose të akuzuarin tjetër, Jakup Krasniqi, me pretendimet për vrasje apo ekzekutime.

Konflikti mes kushërinjve që përfundoi me fatalitet në Ferizaj

Raportohet se një person ka mbetur i vdekur mbrëmë në Balaj të Ferizajt pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga kusheriri i tij, përcjell albinfo.ch.

Policia përmes një njofimi ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja, ndërsa në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit është gjetur arma e zjarrit (pistoletë), me të cilën dyshohet se është kryer vrasja.

Sipas Policisë, deri te rasti dyshohet se erdhi si pasojë e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes të dyshuarit dhe viktimës, të cilët ishin në lidhje gjaku (kushërinj). Në ditën kritike, pas një fjalosjeje, i dyshuari kishte nxjerrë pistoletën nga brezi dhe kishte shtënë katër herë mbi viktimën.

“Pas kryerjes së veprës penale, i dyshuari ka thirrur policinë për rastin dhe vendndodhjen e tij. Ai është arrestuar më pas dhe është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, në Sektorin Rajonal të Hetimeve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës I.R. (M/K), i lindur në vitin 1987, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërsa i dyshuari B.R. (M/K), i lindur në vitin 1974, është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, ka thënë Policia.

Kosovarët bëjnë “kërdi” në Spanjë, fitojnë 7 medalje ari e 8 të tjera të argjendit e bronzit

Fundjavën që lamë pas, atletët e Kosovës të shtunën fituan shtatë medalje ari, katër argjendi dhe katër të bronzta, përcjell albinfo.ch.

Kosova ka shkëlqyer në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë në Guadalajara të Spanjës ku deri tani kanë mbledhur 9 medalje, 5 prej të cilave të arta deri të shtunën. në dy finale u kualifikuan dy karateistë të dielën.

Karateistët kosovarë qëndrojnë të dytit pas nikoqirëve spanjollë për nga sukseset.

https://www.facebook.com/FKKOSOVA/posts/1363839255744131?ref=embed_post

Postimi i plotë

KOSOVA SHKELQEN NË SPANJË

Kosova e Dyta në Mesdhetarin e Karatesë

Federata e Karatesë e Kosovës, nga data 11–14 shtator 2025, mori pjesë në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë, edicioni i 31-të me radhë.

Kampionati u mbajt në qytetin Guadalajara, Spanjë, dhe Kosova u kthye triumfuese, duke u renditur në vendin e dytë në ranglistën e përgjithshme, menjëherë pas Spanjës nikoqire.

Garuesit tanë, me shpirtin e tyre luftarak dhe me sjelljen shembullore sportive, i sollën Kosovës medalje dhe krenari.

Me 49 garues pjesëmarrës, arritëm të fitojmë 7 medalje të arta, 4 të argjendta, 5 të bronzta dhe 7 vende të pesta.

16 shtete pjesëmarrese me 582 dhe 648 paraqitje nga tri Kontinente

Senior/e Individuale MEDALISTËT

Betim Maliqi Male Kumite -75kg

Diellza Sejdijaj Female Kumite +68kg

Fortesa Orana Female Kumite +68kg

Seniorët/et Plasmanet

Albulena Gërvalla Kumite-50kg vendi i 5-të

Qendresa Ibrahimi Kumite -61kg vendi i 5-të

Jakup Ajdari Male Kumite -84kg vendi i 5-të

Junior/e Individuale MEDALISTËT

Korab Gashi Kumite Male -76kg

Aid Curri Kumite Male -68kg

Suela Arifi Kumite Female -59kg

Blerand Osmani Male Kumite +76kg

Lijana Iseni Female Kumite -66kg

Dea Hasanaj Female Kumite -53kg

Juniorët/et Plasmanet

Haris Mustafa Kumite -68kg vendi i 5-të

Suela Halimi Kumite -53kg vendi i 5-të

Kadetët/et Individuale MEDALISTËT

Lanika Rexhepi Female Kumite +61kg

Prijam Gashi Male Kumite +70kg

Rion Bahtiri Male Kumite +70kg

Kadetët/et Plasmanet

Almir Pollomi Kumite -57kg vendi i 5-të

EKIPORET

Male Team Kumite Junior

Aid Curri

Blerand Osmani

Korab Gashi

Erblin Shoshi

Male Team Kumite Cadet

Almir Pollomi

Anuar Krasniqi

Rion Bahtiri

Prijam Gashi

Female Team Kumite Juniors

Suela Halimi

Lijana Iseni

Suela Arifi

Alina Kurti

Female Team Kumite Seniors

Fortesa Orana

Vlera Qerimi

Behije Mustafa

Elmedina Istogu

Female Team Kumite Seniors vendi i 5-të

-Qendresa Ibrahimi

-Albulena Gërvalla

-Diellza Sejdijaj

-Valëza Gashi

Falenderojmë trajnerët, klubet dhe zyrtarët e FKK-së për gjithë mundin dhe punën që u kthye në histori dhe sukses!

Kosova mbi të gjitha!

Gjithmon falenderues MKRS dhe KOK

Eksperienca austriake frymëzon delegacionin kosovar në fushën e energjisë

Në Ambasadën e Kosovës në Austri u mirëprit një delegacion zyrtar nga Kosova në kuadër të një vizite studimore, e fokusuar në praktikat dhe politikat e energjisë së qëndrueshme, përcjell albinfo.at.

Delegacioni përbëhej nga përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, sektorit publik dhe privat, si dhe organizatave të shoqërisë civile. Gjatë vizitës u diskutuan kornizat ligjore, politikat dhe rregulloret që lidhen me tranzicionin energjetik, duke theksuar rëndësinë e adoptimit të zgjidhjeve gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për Kosovën.

Pjesë e programit ishin takime me institucione kyçe austriake, përfshirë Ministrinë për Çështje Ekonomike dhe Energjisë, Zyrën e Rregullatorit të Energjisë dhe Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë. Këto kontakte shërbyen për të shkëmbyer praktika të mira dhe përvoja që mund të kontribuojnë në avancimin e sektorit energjetik kosovar.

Vizita nënvizon përpjekjet e Kosovës për të fuqizuar zgjidhjet e qëndrueshme në energji dhe për të integruar eksperiencat ndërkombëtare në politikat dhe projektet e saj të ardhshme. /Albinfo.at

Bavari: Nxënësit e diasporës sjellin kulturën shqiptare në Festën e Kulturës në Landshut

Shkolla Shqipe në Bavari (LAPSh) ka prezantuar me krenari kulturën dhe traditat shqiptare në Festën e Kulturës të mbajtur në Landshut. Nën udhëheqjen e mësueses Buqe Arifaj, nxënësit sollën në skenë këngë dhe valle tradicionale, duke u pritur me duartrokitje dhe entuziazëm nga të pranishmit, transmeton albinfo.de.

Ky aktivitet shënon një tjetër shembull të përkushtimit të diasporës shqiptare në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor, duke i bërë fëmijët pjesë aktive të trashëgimisë sonë kombëtare.

Pjesëmarrja në Festën e Kulturës u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për të prezantuar kulturën shqiptare përpara publikut gjerman dhe komuniteteve të tjera ndërkombëtare.

Organizatorët dhe prindërit falënderuan nxënësit për energjinë dhe përkushtimin e tyre, si dhe mësuesen Buqe Arifaj për punën e palodhur në kultivimin e gjuhës dhe traditës shqiptare. /Albinfo.de

Dardan Shabani debuton si autor në Gjenevë me komedinë absurde “Carafes”

Autori, aktori dhe regjisori shqiptar, Dardan Shabani, sjell për herë të parë në skenë një vepër të shkruar prej tij, duke hapur një kapitull të ri në krijimtarinë e tij artistike, shkruan platforma mediale Albinfo.ch.

Vlen të theksohet se shfaqja “Carafes” është një komedi absurde e strukturuar në 13 skena, vë në qendër të saj situata të mbushura me tension, siklet dhe humor, duke reflektuar mbi ato momente të jetës kur gjithçka del jashtë kontrollit.

Premiera e shfaqjes do të mbahet në Théâtre La Traverse në Gjenevë, ku publiku do të ketë mundësi ta ndjekë nga data 16 deri më 26 shtator.

Një hap i ri në karrierë

I njohur për angazhimin e tij në skenën teatrore zvicerane, Shabani tashmë shënon një arritje të veçantë si autor. Përmes “Carafes”, ai jo vetëm që eksploron një dimension të ri krijues, por edhe përpiqet të ndërtojë një urë lidhëse mes teatrit frankofon dhe komunitetit shqiptar në Zvicër.

“Me La Part de Feu kam arritur të sjell shumë shqiptarë në sallë dhe tash dua t’i motivoj të vijnë edhe kur tregimi është përvoja universale”, ka deklaruar ai, duke theksuar rëndësinë që ky rrugëtim të ndahet me komunitetin shqiptar.

Teatri si hapësirë e përbashkët

Shabani beson se arti skenik nuk duhet të mbetet vetëm brenda kornizave të identitetit kombëtar. Përmes kësaj shfaqjeje, ai i fton bashkatdhetarët të bëhen pjesë e një përvoje teatrale që, edhe pse nuk lidhet drejtpërdrejt me historinë apo prejardhjen shqiptare, trajton emocione dhe situata të cilat janë universale dhe të kuptueshme për secilin.

“Carafes” pritet të tërheqë një audiencë të larmishme, duke e pozicionuar Shabanin si një zë origjinal në teatrin frankofon, ndërkohë që forcon rolin e diasporës shqiptare në jetën kulturore të Zvicrës.

Një ftesë për komunitetin shqiptarë

Ky projekt përbën një mundësi për shqiptarët e Gjenevës dhe më gjerë që të afrohen me teatrin dhe të ndihen pjesë e një diskursi më të gjerë kulturor. “Do të ishte shumë e rëndësishme për mua që ky rrugëtim të ndahet me komunitetin shqiptar përmes faqes suaj”, është shprehur Shabani për Albinfo.ch duke treguar përkushtimin e tij ndaj ruajtjes së lidhjeve me rrënjët.

Me këtë debutim si autor, Dardan Shabani synon të lërë gjurmë në skenën teatrore zvicerane, duke treguar se arti mund të bashkojë kultura dhe të krijojë hapësira të reja komunikimi përmes gjuhës universale të humorit dhe emocioneve. /Albinfo.ch

 

Aeroporti i Bazelit vendos rekorde

Më shumë se 2.4 milionë pasagjerë përdorën Euroairport Basel-Mulhouse gjatë periudhës së pushimeve verore.

Ky është një rekord i ri dhe korrespondon me një rritje prej 9% krahasuar me vitin e kaluar, shkruan Swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.

Euroairport vendosi gjithashtu një rekord për muajin gusht me mbi një milion pasagjerë që udhëtuan.

Përveç kësaj, 36,802 pasagjerë udhëtuan më 8 gusht, më shumë se kurrë më parë në një ditë të vetme, sipas komunikatës të së hënës.

Pavarësisht volumit të lartë dhe bllokimeve të përkohshme të kapacitetit për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror në Francë, operacionet e Euroairport ishin “kryesisht të qëndrueshme”. Kohët e pritjes në kontrollet e sigurisë dhe kufitare mbetën “të moderuara”. Vonesat për fluturimet që mbërritën ishin më të gjata se për nisjet, vazhdon raporti.

Drejtuesit e lartë në Zvicër fitojnë 143 herë më shumë se punonjësit

Vitin e kaluar, drejtuesit e lartë të kompanive të mëdha zvicerane fituan 143 herë më shumë se punonjësit e tyre me paga më të ulëta. Sipas një studimi nga sindikata Unia, hendeku është ngushtuar pak krahasuar me vitet e fundit.

Në vitin 2023, hendeku midis pagave më të larta dhe më të ulëta ishte në fakt 1:150, njoftoi organizata sindikale të hënën. Disa kompani me një numër të madh punonjësish e kanë zvogëluar këtë hendek, shkruan Swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.

Sipas studimit, hendeku i pagave zgjerohet aty ku pagat e drejtuesve janë veçanërisht të rëndësishme. Drejtori ekzekutiv i Novartis, Vasant Narasimhan, për shembull, fitoi 19.2 milionë CHF (24.1 milionë dollarë), ose 333 herë më shumë se kolegu i tij më i paguar.

Shembuj të ngjashëm mund të gjenden me Partners Group, me një diferencë prej 1:328, dhe me grupin farmaceutik Galderma, me një diferencë prej 1:298. UBS renditet e katërta, me një diferencë prej 1:276.

Në të kundërt, diferenca më e ulët në paga u regjistrua te Coop dhe SBB, me një diferencë prej 1:11.

Kompanitë më pas paguan një total prej 46 miliardë CHF në dividentë, të shoqëruar edhe me riblerje aksionesh. Një fakt që tregon se kompanitë kanë para të mjaftueshme në dispozicion për të rritur pagat më të ulëta, thekson Unia.

A është vjeshta e vitit 2025 një kohë e mirë për të blerë shtëpi në Zvicër?

Në Zvicër ekziston një paradoks i dukshëm: në një vend që ka një nga PBB-të më të larta për frymë në botë dhe është ndër kombet me të ardhurat më të larta të disponueshme për banor, shumë pak njerëz jetojnë në shtëpitë e tyre.

Një shpjegim mund të jetë se Zvicra është një vend i shtrenjtë për të jetuar, dhe kjo arsye sigurisht që nuk mund të përjashtohet, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.

Por edhe faktorë të tjerë luajnë një rol të rëndësishëm

Për shembull, Zvicra është një vend shumë i vogël, ku toka për ndërtim është e pakët dhe për këtë arsye është përkatësisht e shtrenjtë. (Dhe në shumë pjesë të vendit toka bujqësore nuk mund të zonohet për ndërtim).

Kjo është veçanërisht rasti në zonat urbane me popullsi të dendur, gjeografia e të cilave vendos kufizime në zgjerimin e tokës.

Gjithashtu, po ndërtohen më pak apartamente dhe shtëpi në të gjithë vendin, për disa arsye.

Kostoja më e lartë e materialeve është një, por ka edhe të tjera: shumë kantone dhe bashki kanë ligje më të rrepta tani në lidhje me lartësitë e ndërtesave, si dhe ordinanca më të ashpra për zhurmën që duhen zbatuar.

Ky është konteksti i përgjithshëm, por ndonjëherë ka kohë më të mira se të tjerat për të vazhduar dhe për të blerë pronë megjithatë.

Vjeshta e vitit 2025 është një kohë e tillë, sipas disa ekspertëve, dhe ka disa arsye për këtë.

Arsyeja kryesore: një normë interesi (shumë) e ulët

“Kur bëhet fjalë për financim, aktualisht është shumë tërheqëse të blesh pronë në Zvicër,” tha për The Local Marco Tomasina, një zëdhënës i platformës së pasurive të patundshme MoneyPark.

Arsyeja është se norma bazë e interesit në Zvicër është zero përqind – krahasuar me 2 përqind në BE.

Kjo do të thotë se “hipotekat me normë fikse me një afat dhjetëvjeçar tani janë të disponueshme me një normë shumë më të ulët se 2 përqind. Kjo kontribuon në faktin se kostoja e pronësisë është dukshëm më e ulët se qiraja”, tha ai.

Ky është një lajm i mirë për këdo që kërkon të blejë një pronë tani, por pamja nuk është tërësisht rozë: edhe me norma kaq të ulëta të hipotekave, çmimet jo vetëm që mbeten të larta, por në fakt po rriten.

“Sfida kryesore në Zvicër është se çmimet e pronave janë rritur me rreth 20 përqind gjatë pesë viteve të fundit”, tha Tomasina. Një apartament mesatar tani kushton rreth 750,000 franga dhe një shtëpi njëfamiljare rreth 1.3 milion franga, me çmimet në qytete që janë dukshëm më të larta se në zonat rurale.

Për këtë arsye, pasuritë e paluajtshme në Zvicër zakonisht financohen me një pjesë të lartë të hipotekës, tha ai.

Sa ju duhet në të vërtetë që të jeni në gjendje të përballoni blerjen e një shtëpie në këtë kohë?

Sipas Tomasinës, një shtëpi mesatare njëfamiljare kërkon të paktën 260,000 franga në kapital dhe 230,000 franga në të ardhura vjetore.

Por edhe nëse ka kapital dhe të ardhura të mjaftueshme, “është e rëndësishme të krahasohen ofertat gjerësisht kur rregullohet financimi”, vuri në dukje ai. “Diferenca midis ofertës më të lirë dhe më të shtrenjtë të hipotekës mund të jetë lehtësisht rreth një pikë përqindjeje.”

Nëse vendosni të blini këtë vjeshtë…

Mund të pyesni veten se cili është lloji më i mirë i hipotekës.

Megjithatë, nuk ka një përgjigje të vetme.

“Strategjia e financimit duhet të përshtatet me nevojat financiare aktuale dhe të ardhshme të huamarrësit (p.sh., për sa kohë pronari synon ta mbajë shtëpinë e tij të re)”, theksoi Tomasina.

“Në përgjithësi, mund të thuhet se midis klientëve tanë që marrin këshilla të pavarura nga produkti, hipoteka dhjetëvjeçare me normë fikse ka qenë forma më e popullarizuar e financimit.”