Fillon votimi me postë për votuesit jashtë Kosovës në Zgjedhjet Lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton se ka filluar votimi me postë për qytetarët e Kosovës të regjistruar jashtë vendit për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë Komunash dhe Kuvende Komunale, përcjell albinfo.ch.

Periudha e votimit zgjat nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025 dhe përfshin 43,933 votues të regjistruar.

KQZ ka dërguar paketat me fletëvotime përmes postës, secila përmban: fletëvotimet, zarfin e fshehtësisë, udhëzuesin për plotësim dhe zarfin kthyes me shirit mbyllës.

Votuesit duhet të dërgojnë paketën individualisht në kutitë postare të KQZ-së në shtetin e tyre, të shënuara paraprakisht në zarf ose të zgjedhin një adresë të caktuar nga KQZ. /Albinfo.ch

Rama: Një tjetër ditë e shënuar në rrugëtimin drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sot në mëngjes krenarinë për ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, përcjell albinfo.ch.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetin social Facebook, Rama e ka cilësuar këtë si një tjetër ditë të rëndësishme në rrugëtimin e vendit drejt BE-së, duke vlerësuar punën e skuadrës negociuese që, sipas tij, po përfaqëson Shqipërinë me dinjitet.

“Me kënaqësinë e një tjetër dite të shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, si edhe me krenarinë për skuadrën tonë kombëtare të negociatave, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama, duke shoqëruar mesazhin me flamurin shqiptar dhe atë europian.

Ndërkohë dje u hapen edhe 4 grup kapituj të ri për anëtarësimin në BE.

Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Nga viti 2008 deri në 2024, rreth 1 milion shqiptare kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat, përcjell albinfo.ch.

Shqiptarët me leje qëndrimi të rregullt përbëjnë rreth 41% të popullsie që jeton ende këtu. Por totali i shqiptarëve jashtë vendit është më i lartë po të përfshihen emigrantët që jetojnë në Britani, USA, Kanada dhe në vende të tjera jashtë BE-së.

Duke analizuar të dhënat e Eurostat mbi lejet e qëndrimit, për herë të parë dhënë shtetasve shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian shihet një rritje e vazhdueshme e emigracionit që ka ardhur, duke u përshpejtuar vitet e fundit.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2008 ishin regjistruar 97,780 mijë leje qëndrimi për herë të parë, ndërsa deri në vitin 2014 stoku i lejeve arriti rreth 389 mijë.

Pas vitit 2015, ritmi i rritjes u përshpejtua ndjeshëm. Në vitin 2018 totali kaloi mbi 600 mijë, ndërsa në vitin 2021 kishte shkuar në mbi 765 mijë leje.

Trendi vijoi edhe më fuqishëm në tre vitet e fundit, pas pandemisë. Vetëm nga 2021 deri në 2024, numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shqiptarët në BE u shtua me mbi 230 mijë, duke e çuar totalin kumulativ në pothuajse 1 milion (999,138) në fund të vitit 2024.

Ky ritëm tregon për një presion të vazhdueshëm emigrimi nga Shqipëria drejt vendeve europiane, pavarësisht zhvillimeve ekonomike dhe sociale të brendshme.

Rritja konstante nga viti në vit tregon për një prirje afatgjatë dhe të qëndrueshme, ku çdo vit mijëra qytetarë kanë kërkuar mundësi pune dhe jetese në vendet e BE-së.

Punësimi dhe përmirësimi i gjendjes ekonomike, është arsyeja kryesore që i shtyn shqiptarët të emigrojnë.

Rritja ekonomike e vendit nuk është shpërndare në mënyrë të barabartë gjatë tranzicionit. Mungesa e vendeve të punës me paga të denja, informaliteti i lartë në tregun e punës dhe mungesa e sigurisë afatgjatë për profesionistët kanë qenë shtysa kryesore për emigrim.

Paga mesatare në Shqipëri, ka mbetur shumë poshtë mesatares së BE-së dhe Rajonit, duke nxitur më tej kërkesën për migrim ekonomik, veçanërisht drejt Italisë, Greqisë, Gjermanisë e më pas edhe vendeve të tjera të Europës Perëndimore.

Një numër i madh të rinjsh kanë zgjedhur të studiojnë në vendet e BE-së, duke përfituar nga bursat dhe programet europiane.

Pjesa më e madhe e tyre më pas kanë aplikuar për leje qëndrimi dhe punësimi. Mungesa e perspektivës profesionale në Shqipëri dhe pamundësia për të gjetur punë të kualifikuara kanë forcuar këtë prirje.

Një pjesë e madhe e lejeve të qëndrimit kanë ardhur edhe si rezultat i bashkimit familjar. Shqiptarët që u vendosën më herët në vendet e BE-së kanë tërhequr familjarët e tyre, duke rritur numrin e lejeve të reja nga viti në vit, sidomos në vitet e fundit.

Shifra 1 milion leje qëndrimi të shqiptarëve në BE, e rendit Shqipërinë në krye të vendeve për emigracionin e lartë në raport me popullsinë, duke na renditur gjithashtu ndër komunitetet më të mëdha të emigrantëve në hapësirën europiane.

Edi Rama në Bruksel, takohet sot me shefin e NATO-s Mark Rutte

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet sot në Bruskel, ku pritet të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, përcjell albinfo.ch.

Takimi është pjesë e angazhimeve të kryeministrit Rama në kuadër të Koferencës së 6 Ndërqeveritare, ku u hapën katër kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Pas takimit, është parashikuar të mbahet një konferencë për mediat, ku dy liderët do të bëjnë një pasqyrë të bisedimeve.

Rama ndodhet në Bruksel gjithashtu për të marrë pjesë në Konferencën e gjashtë ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku dje u hapën katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Vritet një shqiptar në Toronto të Kanadasë

Raportohet se një 43 vjeçar shqiptar është vrarë Toronto të Kanadasë, përcjell albinfo.ch.

Bëhet e ditur se viktima është Paulin Harusha, baba i dy fëmijëve.

Autoritetet kanadeze bëjnë të ditur se trupi i pajetë i shqiptarit është gjetur brenda një automjeti në zonën e njohur si Victoria Park Avenue dhe Meadowacres Drive, pak para mesnatës së së shtunës.

Autorët e dyshuar raportohet se janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip SUV me ngjyrë të çelët, përpara se të mbërrinin oficerët e policisë.

Të dielen, në një deklaratë për media, inspektori i Policisë Jonathan Rose, bëri me dije se motivi i krimit mbetet ende i paqartë.

Ai shtoi se hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacion të ndihmojnë hetimet duke kontaktuar policinë.

Familjarët dhe komuniteti shqiptar në Toronto janë tronditur nga ngjarja, ndërsa pritet që në ditët në vijim të dihet më shumë rreth këtij rasti.

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë, Rohde

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde, të cilin e falënderoi për angazhimin e tij të gjatë mandatit në Kosovë.

Presidentja Osmani ritheksoi se Gjermania mbetet partner strategjik i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe se partneriteti ndërmjet dy shteteve është në rritje të vazhdueshme. Me këtë rast, u veçua rëndësia e thellimit të marrëdhënieve ekonomike, të cilat janë forcuar edhe falë kontributit të çmuar të mërgatës kosovare në Gjermani, që përmes investimeve dhe angazhimit të tyre përbëjnë një urë të fuqishme lidhëse mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Presidentja shprehu mirënjohje për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës përgjatë viteve, përfshirë edhe mbështetjen për rrugën drejt integrimit euroatlantik. Po ashtu, ajo vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në sektorë të ndryshëm përmes projekteve të shumta zhvillimore.

Presidentja Osmani i uroi ambasadorit Rohde suksese të mëtejshme në angazhimet e tij të ardhshme.

Austri: Rita Ora do të hap sezonin e skive në Ischgl me koncert spektakolar

 

Sezoni i ri i skive në resortin alpin Ischgl nis në Ischgl më datë 29 nëntor me një ngjarje madhështore: këngëtarja me famë botërore Rita Ora do të performojë në koncertin tradicional Top of the Mountain Opening, transmeton albinfo.at.

Ky eveniment, që prej më shumë se tre dekadash mbledh mijëra vizitorë nga mbarë bota, ka sjellë në skenën e tij emra të njohur si Elton John, Rihanna, Robbie Williams, Pink dhe Lenny Kravitz. Këtë vit, radha është e Rita Orës, e njohur për hitet e saj ndërkombëtare dhe performancat energjike live.

Koncerti do të mbahet në stacionin e luginës së teleferikut Silvretta, duke filluar nga ora 18:00, vetëm dy ditë pas hapjes zyrtare të sezonit në Silvretta Arena. Organizatorët premtojnë një mbrëmje të paharrueshme që bashkon sportin dimëror me muzikën e klasit botëror. /Albinfo.at

Florian Isaku, kampion bote me Austrinë në garat e tramvajit

Florian Isaku, i lindur në Kërçovë dhe me prejardhje nga fshati Zhubrinë i Maqedonisë së Veriut, ka shkruar histori duke fituar vendin e parë në Kampionatin Botëror të Tramvajit, i zhvilluar në kryeqytetin austriak, Vjenë, shkruan albinfo.at.

Në këtë garë prestigjioze, e cila u mbajt më 13 shtator 2025, morën pjesë ekipe nga gjashtë kontinente dhe 28 shtete të ndryshme. Austria, të cilën e përfaqësuan Elisabeth Urbanitsch dhe Florian Isaku. Ky i fundit arriti suksesin më të madh duke u shpallur kampion bote në mesin e 25 ekipeve pjesëmarrëse.

Kampionati përfshin tetë disiplina të veçanta që testojnë aftësitë e drejtuesve të tramvajeve, përfshirë “Ndalo & Shko”, “Ruajtja e Shpejtësisë”, “Frenimi në Shënjestër”, “Bowlingu i Tramvajit”, “Kthimi prapa”, “Distanca anësore”, “Ndalesa e saktë” dhe “Curlingu i Tramvajit”.

Ky triumf i Florian Isakut nuk është vetëm një arritje sportive për Austrinë, por edhe një moment krenarie për shqiptarët e diasporës. Me përkushtim dhe talent, ai dëshmoi se sukseset ndërkombëtare janë të arritshme edhe në fusha të pazakonshme, duke vendosur emrin e tij dhe të Kërçovës në skenën botërore./Albinfo.at

Sa janë dëmet nga moti ekstrem në Evropë

Moti ekstrem që goditi Evropën këtë verë shkaktoi humbje ekonomike afatshkurtra prej të paktën 43 miliardë eurosh, me koston që parashikohet të arrijë në 126 miliardë euro deri në vitin 2029.

Vera e ashpër me thatësira dhe përmbytje i ka kushtuar ekonomisë së BE-së 0.26% të prodhimit vjetor në vitin 2024.

Dëmet më të mëdha u regjistruan në Qipro, Greqi, Maltë dhe Bullgari, ku secila prej tyre pësoi dëme afatshkurtra mbi 1% të vlerës bruto të shtuar për vitin 2024, një tregues i ngjashëm me PBB-në. Pas tyre renditen vendet e tjera mesdhetare si Spanja, Italia dhe Portugalia, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

Ekonomistët nga Universiteti i Mannheim-it dhe Banka Qendrore Evropiane e përshkruan analizën si “konservatore”, pasi ajo nuk përfshin zjarret rekord që përfshinë Evropën Jugore muajin e kaluar, apo ndikimet e kombinuara nga ngjarje ekstreme të motit që ndodhin njëkohësisht.

Shkencëtarët po përpiqen të vlerësojnë se në çfarë mase ngrohja globale ka përkeqësuar motin ekstrem këtë verë, me studime që sugjerojnë se ndryshimet klimatike e bënë 40 herë më të mundshme përhapjen e nxehtësisë dhe zjarreve në Spanjë dhe Portugali, dhe 10 herë më të mundshme në Greqi dhe Turqi. Humbjet e jetëve nga vala e të nxehtit në qershor vlerësohen të jenë trefishuar në 12 qytete të mëdha, për shkak të ndotjes që ngroh planetin.

Ndërsa shumica e kërkimeve mbi kostot ekonomike të krizës klimatike fokusohet te ndikimet e drejtpërdrejta si dëmet materiale ose humbjet e siguruara, autorët e studimit të ri përdorën lidhje historike mes motit ekstrem dhe prodhimit ekonomik për të marrë parasysh efektet zinxhir. Ata konsideruan faktorë si orët e kufizuara të punës për ndërtuesit gjatë valëve të nxehta apo ndërprerjet e udhëtimeve pas dëmtimeve të linjave hekurudhore nga përmbytjet.

Ekonomistët për klimën në Bankën Botërore konfirmojnë se ndikimet më të gjera ekonomike nga moti ekstrem janë më të mëdha sesa efektet e drejtpërdrejta dhe zgjasin më shumë sesa mendohet zakonisht. Ata paralajmëruan se studimi përdor matës jo plotësisht të saktë për të identifikuar motin ekstrem, gjë që mund të çojë në nënvlerësimin e kostove reale.

Aeroporti i Cyrihut teston autobusë autonomë për punonjësit

Aeroporti i Cyrihut mund të bëhet i pari në Evropë që përdor autobusë autonomë për të transportuar punonjësit rreth pistës.

Sistemi aktualisht po testohet me një shofer në bord në rast problemesh, shkruan Swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.

Projekti pilot ka qenë në proces që nga marsi, tha aeroporti i Cyrihut të martën.

Që nga qershori, punonjësit kanë qenë në gjendje të hipin në një autobus autonom për të shkuar në vendin e tyre të punës. Automjeti udhëton midis një ndërtese shërbimi të aeroportit dhe një depoje mirëmbajtjeje të vendosur në anën tjetër të një piste.

Udhëtimi zhvillohet në buzë të pistës dhe pistave, në një distancë prej rreth 2 km. Ka disa ndalesa gjatë rrugës.

Që nga fundi i këtij viti, faza tjetër e testimit do të zhvillohet pa shofer ose pasagjerë. Autobusët do të vazhdojnë të qarkullojnë automatikisht, por do të monitorohen dhe, nëse është e nevojshme, do të rinisin nga distanca nga një kabinë e instaluar në qendrën tregtare dhe të biznesit Circle përballë aeroportit.

Ky objekt është menduar të veprojë si një qendër monitorimi pasi autobusët autonomë të kenë hyrë në shërbim të rregullt.

Kur një autobus has një pengesë të papritur, ai ndalet automatikisht. Stafi në kabinën e kontrollit nga distanca mund të vlerësojë situatën dhe, nëse është e nevojshme, të mbështesë autobusin autonom në manovrën e tij.

Sapo faza tjetër e testimit të ketë dhënë rezultate përfundimtare, autobusët autonomë do të jenë në gjendje të transportojnë punonjës pa një shofer rezervë në bord. Nëse ndodh kështu, aeroporti i Cyrihut do të bëhet i pari në Evropë që do të prezantojë një sistem të tillë transporti në vendin e tij të operimit.

Euro “me rënie të madhe” në Shqipëri

Monedha evropiane ka prekur minimume te reja historike në tregun valutor shqiptar.

Banka e Shqipërisë konfirmon se tendenca rënëse e euros është vërejtur këtë fillim jave ku 1 euro është këmbyer për 96.91 lekë. Një rënie më rreth 3% krahasuar me fillimin  e vitit.

Sipas ekspertëve janë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në shtimin e ofertës monetare të euros në treg, pro ë kryesorja është turizmi.

Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici: “Jemi në fund të një periudhe turistike intensive qershor-korrik-gusht ku disponiliteti i euros ka qenë i madh. Kjo masë monetare në euro vazhdon ta shtojë presionin karshi kursit të këmbimit dhe forcimit të lekut. Kështu që është normale që të mësohemi tashmë kemi hyrë në një ekuilibër të ri. Nuk duhet që të bëjmë llogaritë ose të presim që euro të rikthehet në ato nivele që ka  qenë para 3 ose 4 vitesh.”

Vetëm në 6 muajt e parë të vitit sipas statistikave të Bankës Qendrore kanë hyrë në tregun shqiptare në formën e remitancave mbi 500 milionë euro ndërsa turistët shpenzuar për të njëjtën periudhë kohore 2.1 miliardë euro, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.

Edhe investimet e huaja por dhe paraja informale kanë ndikuar në zhvlerësimin euros. Të cilat kanë shkaktuar humbësit dhe përfituesit nga kjo situatë.

Por çfarë instrumenti mund të stabilizojë euron në treg?

“Natyrisht përfituesit janë importuesit që i blejnë më të lira mallrat, edhe ata që kanë kredi në euro duke patur parasysh që një masë është ne euro dhe të ardhurat në lekë kredia bëhet më e lehtë për t’u shlyer”, thotë Civici.

Banka e Shqipërisë ndërhyn në mënyrë indirekte për stabilizim. Banka e Shqipërisë konfirmon se deri në muajin gusht janë tërhequr mbi 500 milionë euro nga tregu. Nëse euro do të ulet më tej apo qëndron në situatën aktuale, sipas ekspertëve do të varet nga hyrjet valutore gjatë muajve të ardhshëm dhe ekuilibrat e tregtisë së jashtme.

“Ata që shkaktojnë zjarre, të dënohen për terrorizëm”

Ata që vendosin qëllimisht zjarre në hapësira publike do të përndiqen për veprën penale “terrorizëm”, ndërsa ata që hedhin mbeturina në hapësira publike, do të dënohen me së paku pesë vite burg.

Këto janë ndryshimet e ligjeve të cilat kryeministri i Maqedonisë Veriore, Hristijan Mickoski do të kërkojë t’i miratojnë deputetët në Kuvend dhe atë sa më shpejtë.

“E në korniza të procedurave parlamentare kam biseduar me koordinatorin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së urgjentisht të kemi ndryshime në ligje me çka zjarrvënia do të kualifikohet si vepër “terrorizëm” ndërsa hedhja e mbeturinave atje ku nuk e ka vendin, do të llogaritet si vepër tjetër penale e cila do të jetë e dënueshme me mbi pesë vite burg”, u shpreh Hristijan Mickoski, shkruan Alsat, transmeton albinfo.ch.

Ky propozim vjen pasi javën e fundit shpërthyen zjarre në deponi të ndryshme në kryeqytet, e për të cilat, Mickoski dyshon se janë të qëllimshme dhe të organizuara nga qendra të fuqishme. Një nga atë raste të zjarr vënieve të qëllimshme, është edhe rasti i mëngjesit të sotëm në Kisella Vodë, thotë Mickoski.

“Për fat të keq ekzistojnë qendra të fuqishme të cilat përpiqen të imponojnë frikë dhe panik te qytetarët para zgjedhjeve dhe përgjigja e pyetjes se kujt i konvenon kjo, mendoj se me një analizë të shkurtër do ta fitoni vet nëse e bëni”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Por edhe pas gjitha këtyre paralajmërimeve se ekzistojnë qendra të fuqishme, se po bëhen sulme hibride mbi qeverinë, pas situatës së rënduar me zjarret, presidentja Siljanovska Davkova për momentin nuk planifikon të thërrasë mbledhje të këshillit të sigurisë.

“Presidentja gjithnjë i konsulton anëtarët e Këshillit para se të thërrasë seancë, si dhe organet dhe shërbimet kompetente. Për momentin po zhvillohen aktivitete të orientuara drejt zbulimit të arsyeve për zjarret, sanimin e pasojave dhe parandalimin e incidenteve të ngjashme. Kuptohet, mund të presim dhe identifikimin e kryerësve eventual, vërtetimin e përgjegjësisë dhe sanksionimin e tyre. Për thirrjen dhe mbajtjen e mbledhjes, nevojiten informacione relevante dhe materiale të përgatitura”, thonë nga Presidenca.

Një ditë më parë ministri i brendshëm Pançe Toshkovski tha se për momentin nuk ka asnjë dëshmi se bëhet fjalë për organizim të përbashkët për zjarret e shkaktuara. Po të kishte një gjë të tillë, do të kishte edhe veprime të tjera nga ana e ministrisë tha Toshkovski. Brenda një jave, shpërthyen zjarre në deponitë në Shuto Orizare, në Drislla, në Vardarishte, në Trubarevë si dhe në një servis veturash në Kisella Vodë.

Shqipëria, po lë gjurmë në skenën botërore të turizmit

Zgjerimi më i fundit i turizmit në Shqipëri i atribuohet gjithnjë e më shumë programeve të qëllimshme të zhvillimit rural dhe një theksi strategjik në agroturizëm, të cilat po riorientojnë kuadrin kombëtar të turizmit, shkruan faqja e njohur turistike Travelandtourworld (TTW).

Stimujt e udhëhequr nga shteti kanë rigjallëruar komunitetet periferike duke kombinuar administrimin e qëndrueshëm të aseteve të udhëtimit, bujqësinë vendase dhe trashëgiminë kulturore të prekshme. Vizitorët po hasin një itinerar të dallueshëm shqiptar. Komponenti i agroturizmit – që paraqet rezidenca praktike në ferma, korrje të udhëhequra dhe degustacione kulinare të kuruara – mishëron trashëgiminë agrare të vendit. Fushatat kombëtare të qëndrueshme dhe të koordinuara për të përmirësuar profilin krahasues të fluksit të Shqipërisë e kanë bërë vendin një zgjedhje udhëtimi gjeopolitik që konsolidohet vazhdimisht dhe me çmime konkurruese, e dalluar edhe nga pamjet natyrore të përsosura, një narrativë historike e shtresëzuar dhe një qytetari e njohur dhe mikpritëse, shkruan ATSh, transmeton albinfo.ch.

Shqipëria, një vend i vogël por magjepsës mesdhetar, po lë gjurmën e saj vazhdimisht në skenën botërore.

Sipas statistikave zyrtare, vendi priti afërsisht 11,7 milionë turistë në vitin 2024, me shumicën që vinin nga vendet fqinje si Kosova dhe Italia. Ndërsa tregu evropian e ka zbuluar tashmë sharmin unik të Shqipërisë, ajo mbetet një destinacion kryesisht i paeksploruar për shumë udhëtarë amerikanë.

Me plazhet e saj të pastra, malet e harlisura dhe qytetet plot jetë, Shqipëria ofron një gamë të larmishme përvojash, shpesh me një kosto shumë më të ulët se fqinjët e saj më të famshëm mesdhetarë. Ata që kërkojnë sharmin e bregdetit të Greqisë pa çmimin e lartë, ose joshjen e kuzhinës italiane pa turmat e mëdha, do ta gjejnë Shqipërinë një destinacion ideal. Nga qytetet e lashta te atraksionet moderne, kjo bukuri ballkanike është gati të mirëpresë më shumë vizitorë nga e gjithë bota.

Një histori e pasur transformimi

Historia e pasur e Shqipërisë dhe udhëtimi i saj nga izolimi në modernizëm e bëjnë atë një destinacion intrigues. Për pjesën më të madhe të shekullit XX, Shqipëria ishte e mbyllur nga bota e jashtme nën një regjim të rreptë komunist. Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990, vendi përjetoi izolim politik dhe ekonomik. Gjatë kësaj kohe, qeveria ndërtoi mijëra bunkerë betoni të shpërndarë në të gjithë peizazhin në përgatitje për pushtime të mundshme. Sot, këta bunkerë qëndrojnë si një kujtesë e së kaluarës së Shqipërisë dhe një tipar unik për vizitorët për t’u eksploruar.

Që nga rënia e regjimit komunist, Shqipëria ka pësuar një transformim të rëndësishëm, duke përqafuar turizmin si një gur themeli të zhvillimit të saj ekonomik. Angazhimi i vendit për modernizim ka qenë veçanërisht i dukshëm në fokusin e saj në zhvillimin rural dhe agroturizmin, të cilat kanë kontribuar në një ekonomi në zgjerim. Në fakt, turizmi tani mbështet afërsisht një në pesë vende pune në Shqipëri, sipas Këshillit Botëror të Udhëtimeve dhe Turizmit.

Një destinacion evropian me kosto efektive

Pavarësisht sfidave të rimëkëmbjes ekonomike postkomuniste, kostoja e ulët e jetesës në Shqipëri e bën atë një mundësi tërheqëse për udhëtarët. Vizitorët mund të shijojnë vakte në restorante deri në 30% më lirë se në Itali, me çmime gjithashtu dukshëm më të ulëta se në Greqi. Kjo përballueshmëri, e kombinuar me natyrën mikpritëse të popullit të saj, e bën Shqipërinë një destinacion të shquar për turistët me buxhet të kufizuar.

Për ata që mund të shqetësohen për barrierat gjuhësore, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në arsimin në gjuhën angleze. Anglishtja mësohet në shkolla që në moshë të vogël, dhe brezat e rinj në të gjithë vendin e flasin rrjedhshëm, duke e bërë komunikimin më të lehtë për vizitorët ndërkombëtarë. Shenjat rrugore në qytetet kryesore janë gjithashtu dygjuhëshe, me përkthime si në shqip ashtu edhe në anglisht.

Tirana mbetet zemra e Shqipërisë

Tirana, kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Shqipërisë, është një qendër e gjallë që përzien historinë me modernizmin. Me gati një milion banorë, Tirana shërben si qendra kulturore dhe financiare e vendit. Një vizitë në sheshin ”Skënderbej” ofron një hyrje në rëndësinë e tij historike. Sheshi, i emëruar sipas heroit kombëtar të Shqipërisë, është shtëpia e monumenteve të shquara, duke përfshirë Xhaminë e Et’hem Beut, Kullën e Sahatit dhe Muzeun Historik Kombëtar.

Një nga aspektet më unike të Tiranës është historia e saj e epokës komuniste, e cila ruhet në disa muze dhe monumente. Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2, dy muze të vendosura në bunkerë masivë nëntokësorë, u ofrojnë vizitorëve një pamje të së kaluarës së vendit nën sundimin komunist. Këto vende janë bërë atraksione të rëndësishme turistike, duke ofruar një kontrast të habitshëm me zhvillimet moderne të Shqipërisë.

Për ata që janë të interesuar në historinë e mbikëqyrjes së Shqipërisë gjatë epokës komuniste, Shtëpia e Gjetheve është një vend që duhet vizituar patjetër. Ky muze, i vendosur në ish-selinë e policisë sekrete, eksploron taktikat e përdorura nga regjimi për të kontrolluar qytetarët e tij.

Bukuria natyrore e Shqipërisë

Gjeografia e larmishme e Shqipërisë e bën atë një destinacion ideal për entuziastët e aktiviteteve në natyrë. Vendi është kryesisht malor, me Alpet Shqiptare në veri dhe vargmale të ndryshme ballkanike që kalojnë nëpër rajonet qendrore dhe jugore. Qytetet malore të Gjirokastrës dhe Beratit, të dyja Vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, janë të njohura për shtëpitë e tyre tradicionale prej guri dhe arkitekturën osmane. Këto qytete u ofrojnë vizitorëve një shans për t’u kthyer pas në kohë ndërsa eksplorojnë rrugët me kalldrëm dhe kështjellat historike.

Për ata që kërkojnë aventurë, Alpet Shqiptare, të njohura edhe si Bjeshkët e Nemuna, ofrojnë disa nga mundësitë më të mira për ecje në vend. Ecja nga Valbona në Theth është një rrugë që i çon udhëtarët përmes një qafe të lartë malore, me pamje spektakolare gjatë rrugës. Udhëtimi për në Valbonë, i cili përfshin një udhëtim me traget përmes një liqeni piktoresk malor, është një aventurë më vete.

Riviera Shqiptare apo parajsa e fshehur bregdetare

Riviera Shqiptare, ku takohen detet Adriatik dhe Jon, po bëhet shpejt një nga vendet më të nxehta për udhëtarët që kërkojnë plazhe të bukura dhe ujëra kristalore. Ky rajon, i cili është i njohur për vizitorë nga Italia dhe vendet fqinje të Ballkanit, ofron një shumëllojshmëri plazhesh që plotësojnë shije të ndryshme. Nga qyteti i gjallë i Sarandës deri te plazhet më të qeta dhe më të qeta të Himarës dhe Dhërmiut, bregdeti shqiptar ofron një vendpushim të qetë, por edhe të gjallë.

Ksamili, i vendosur pranë kufirit grek, është një nga destinacionet më të njohura të plazhit në Shqipëri. Afërsia e tij me vendin e lashtë arkeologjik të Butrintit, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ia shton joshjen. Saranda, me portin e saj të gjallë dhe jetën e natës të gjallë, është një nga të preferuarit midis atyre që kërkojnë të kombinojnë relaksimin me emocionet.

Për ata që kërkojnë një arratisje më të qetë, udhëtimi përgjatë rrugës bregdetare nga Saranda në Vlorë ofron pamje mahnitëse të Mesdheut dhe vijës bregdetare të thyer. Vlora, e vendosur në një gji të gjerë, është e rrethuar nga fshatra piktoreske dhe ofron ture me varkë në plazhe të fshehura përgjatë gadishullit të Karaburunit.

E ardhmja e ndritur e Shqipërisë

Edhe pse Shqipëria mbetet nën radarin e shumë udhëtarëve amerikanë, përzierja e saj e bukurisë natyrore, historisë së pasur dhe çmimit të përballueshëm e bën atë një destinacion që ia vlen të eksplorohet. Ndërsa turizmi vazhdon të rritet, Shqipëria është gati të bëhet një nga vendet më të kërkuara të udhëtimit në Evropë. Nga plazhet e saj të pastra dhe malet madhështore deri te kultura e saj mikpritëse dhe historia interesante, Shqipëria po dëshmon të jetë shumë më tepër sesa thjesht një perlë e fshehur – është një yll në ngritje në hartën evropiane të udhëtimit.

Shqipëria vazhdon të dëshmojë një rritje të jashtëzakonshme në turizmin ndërkombëtar, të nxitura nga iniciativat strategjike në zhvillimin rural dhe agroturizmin që vënë në plan të parë udhëtime autentike dhe të qëndrueshme. Këto programe plotësohen nga profili në rritje i vendit jashtë vendit, duke tërhequr një klientelë heterogjene. Bashkimi i tyre – kultura lokale me rrënjë të thella, peizazhet e paprekura dhe efektiviteti relativ i kostos – konsolidon statusin e Shqipërisë si një vend në zhvillim që duhet vizituar patjetër brenda peizazhit evropian të turizmit.

Pavarësisht nëse udhëtari kërkon plazhe me diell, rrëfime të pasura historike apo thjesht pushime evropiane të bazuara në vlera, Shqipëria garanton një udhëtim të paharrueshëm që respekton buxhetin.

Berna lejon vrasjen e rrëqebullit “problematik”

Kantoni i Bernës ka autorizuar gjuetinë për një rrëqebull në Luginën Kandertal. Sipas një deklarate nga Departamenti i Çështjeve Ekonomike, Energjisë dhe Mjedisit, urdhri hyn në fuqi të mërkurën.

Rrëqebulli ka vrarë disa dele dhe dhi që nga mesi i qershorit, transmeton albinfo.ch. Sipas Inspektoratit të Gjuetisë, ai është specializuar gjithnjë e më shumë në bagëti, prandaj plotësohen kushtet për një përjashtim sipas Konceptit të Rrëqebullit.

Zyra Federale për Mjedisin e ka miratuar urdhrin, raporton srf.ch. Gjuetia mund të zhvillohet deri më 16 nëntor. Ankesat kundër vendimit janë të mundshme, por këto nuk kanë efekt pezullues.

Dhoma e Kantoneve kërkon më shumë para për transportin publik

Këshilli Federal duhet të investojë në transportin publik rajonal në vitet e ardhshme më shumë para sesa ishte planifikuar. Kjo është ajo që kërkuar  Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës në punimet e sotme

Qeveria federale do të kontribuojë plot 3.5 miliardë CHF në transportin publik rajonal nga viti 2026 deri në vitin 2028, transmeton albinfo.ch. Kjo është 160 milionë CHF më shumë sesa kishte propozuar fillimisht Këshilli Federal.

Një shumicë e qendrës së majtë (Partia MItte) në Dhomën e Kantoneve ishte e mendimit se Këshilli Federal nuk duhet t’i zvogëlojë kontributet për transportin publik, shkruan srf.ch. Kompani të ndryshme autobusësh dhe trenash, përfshirë SBB-në, përfitojnë nga këto para.

Këshilli Kombëtar (Dhoma Nacionale) tani do të diskutojë më pas kontributet në transportin publik rajonal.

Bastisje kundër ekstremistëve të djathtë në Gjermani

Policia në Gjermani ka kryer bastisje kundër ekstremistëve të krahut të djathtë në shtete të ndryshme federale.

Hetuesit e terrorizmit po synojnë tetë të dyshuar të moshës midis 32 dhe 57 vjeç për dyshimin se kanë formuar një grup të armatosur ekstremist të krahut të djathtë, transmeton albinfo.ch.

Disa nga të dyshuarit thuhet se posedojnë paligjshëm armë ushtarake dhe armë të tjera zjarri plotësisht automatike, shkruan dpa.de.

Qëllimi i bastisjeve të shtëpive në Saksoninë e Poshtme, Baden-Württemberg dhe North Rhine-Westphalia është konfiskimi i këtyre armëve.

Ata gjithashtu duan të mbledhin më shumë informacion rreth grupit dhe veprimeve të tij të mundshme të planifikuara.

Këshilli Kombëtar kërkon rritjen e stafit të Policisë Federale

Policia Federale Zvicerane, Fedpol, do të marrë më shumë staf në të ardhmen. Të martën, Këshilli Kombëtar (Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës) miratoi një propozim nga Komisioni i saj i Politikave të Sigurisë lidhur me këtë temë, transmeton albinfo.ch.

Komisioni po bën thirrje për deri në 200 punonjës të rinj të Fedpol brenda dhjetë viteve.

Nivelet e stafit do të rriten gradualisht në fushat e hetimit, analizës, forenzikës IT dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, raporton srf.ch

Në propozimin e përmendur parlamentar argumentohet se Policia Federale mund të luftojë krimin e rëndë në rritje në nivel federal vetëm me këto pozicione shtesë.

Dhoma tjetër  e Parlamentit të Zvicrës, ajo e kantoneve duhet ta adresojë çështjen më vonë.

swissalbs: Të veprojmë si qytetarë të Zvicrës, pa mohuar identitetin tonë

swissalbs është një subjekt që synon rrjetëzimin dhe përfaqësimin cilësor të komunitetit shqiptar në Zvicër. Në fokus të tij është ekonomia por pa lënë anash as politikën, arsimin dhe organizimin shoqëror. Swissalbs synon ngritjen e një vetëdijeje që madhësia e komunitetit të mos jetë e vetmja vlerë që përfaqëson por në radhë të parë është fuqia dhe cilësia ajo që e shndërron atë në faktor të respektueshëm në Zvicër.

Kryetari dhe themeluesi i swissalbs, Përparim Avdili flet për Albinfo.ch lidhur me krijimin e organizatës, zhvillimin, misionin dhe vizionin e saj.

“Më 18 gusht 2019 është themeluar swissalbs si iniciativë e imja bashkë me Bardhyl Colin dhe pastaj me ekipin e parë ku janë bashkëngjitur Arbela Statovci dhe Burim Hasani që nga fillimi. Me organizatën swissalbs pretendojmë të bashkëstrukturojmë komunitetin shqiptar në fushat e ekonomisë, arsimit, shoqërisë dhe politikës. Koha është pjekur që komuniteti shqiptar jo vetëm të flasë për numrin e tij të madh por të definohet në bazë të fuqisë që e krijon si komunitet. Gjithashtu marrim dhe përgjegjësinë të përfaqësojmë komunitetin shqiptar përballë publikut të gjerë dhe institucioneve zvicerane në rrafsh nacional, kantonal dhe komunal”, shprehet Avdili.

Kryetari dhe themeluesi i swissalbs, Përparim Avdili 

Ndërsa duke folur për veprimtaritë më të rëndësishme që swissalbs ka zhvilluar deri më sot, ai thotë: “Iniciativa kryesore që kemi themeluar është mbrëmja gala që sivjet po mbahet të pestën herë, ku dhe bëhet ndarja e çmimit të ndërmarrësit apo ndërmarrëses së vitit. Ky organizim ka arritur tashmë renome brenda komunitetit dhe më gjerë. Në jurinë mbrapa këtij çmimi bëjnë pjesë personalitete të rëndësishme nga komuniteti zviceran i biznesit, ndër të tjerë, edhe Roland Brack. Pastaj kemi organizuar disa evente kulturore dhe shoqërore, si dhe kemi bërë deklarata politike kundër vizitës së Vuçiqit në Zvicër ose kundër diskriminimit që i është bërë alba Festivalit, në Cyrih. Gjithashtu kemi iniciuar projektin Mentoring bashkë me organizatat studentore shqiptare”.

Në vazhdim Përparim Avdili tregon se swissalbsi si strukturë financohet nga anëtarësia e saj që aktualisht numëron 80 veta, përfaqësues këta të kompanive të nivelit dhe sektorëve të ndryshëm. “Ne, si swissalbs kemi arritur të komunikojmë më gjeneratat e reja, besoj që ky është suksesi kyç i yni dhe arsyeja se pse ne vazhdimisht jemi duke u rritur dhe zhvilluar”.

Lidhur me arritjet e deritashme të Swissalbs-it, kryetari i saj thotë se arritje konsideron “faktin që ne sot respektohemi edhe nga institucionet vendase si përfaqësues të komunitetit shqiptaro-zviceran dhe që kemi arritur të flasim për fuqinë që komuniteti ynë krijon në fushat e ndryshme”.

swissalbs ka një bashkëpunim me organizata, rrjete të ndryshme dhe tregon gatishmëri për bashkëpunime të tjera. “Parimisht jemi të hapur me secilën organizatë. Por praktikisht bashkëpunimi është konkretizuar sidomos me ato organizata që synojnë gjithashtu zhvillimin dhe mbështetjen e komunitetit – me këtë parim kemi bashkëpunime me organizata të arsimit, kulturës, studentëve si dhe të rrjetëzimeve.

Rreth asaj se si e sheh të ardhmen e swissalbs dhe të komunitetit shqiptar në Zvicër, Përparim Avdili është i qartë: “Nëse kemi parasysh gjeneratat e reja që do të vijnë, ne sot jemi në përgjegjësi që tu japim atyre një platformë që ata të mund të orientohen si qytetarë zviceranë me origjinë shqiptare. Aty s’ka vend nacionalizmi folklorik apo egot e personave që nuk arrijnë të shkëputen nga strukturat”.

Në këtë frymë është edhe mesazhi që kryetari i swissalbs-it u drejton të rinjve: “Le të fillojmë të orientohemi si qytetarë të barabartë të këtij vendi, duke ruajtur gjithashtu identitetin tonë duke pasur parasysh që Zvicra është vendi ynë”.

albinfo.ch
albinfo.ch

Për një platformë qytetarie zvicerane ku nuk ka vend folklorizmi

“Nëse kemi parasysh gjeneratat e reja që do të vijnë, ne sot jemi në përgjegjësi që tu japim atyre një platformë që ata të mund të orientohen si qytetarë zviceranë me origjinë shqiptare. Aty s’ka vend nacionalizmi folklorik apo egot e personave që nuk arrijnë të shkëputen nga strukturat”.

Artikulli për “swissalbs” është botuar edhe në magazinën print albinfo.ch, e cila në këtë numër i ka kushtuar fokus të veçantë organizatave shqiptare në Zvicër.

 

 

Lexoni po ashtu:

4 emra, një çmim: Kush do të jetë “Sipërmarrësi shqiptar i vitit 2025” në Zvicër?

Lexoni po ashtu:

Po afron gala e pestë e çmimeve swissalbs Award Gala Night 2025

lexoni po ashtu:

Një mbrëmje plot risi dhe frymëzim

 

Banorët e Bazelit mund të kursejnë në kostot e sigurimit shëndetësor

Mbajtësit e policave Assura që do të kërkojnë trajtim vetëm në spitalin e tyre kantonal, në vend të institucioneve të tjera mjekësore, do të paguajnë më pak për sigurimin shëndetësor vitin e ardhshëm, përcjell albinfo.ch.

Me fjalë të tjera, heqja dorë nga zgjedhja e ofruesve mjekësorë dhe qëndrimi vetëm tek një i miratuar nga transportuesi i sigurimeve, mund të rezultojë në tarifa më të ulëta.

Ende nuk dihet se sa nga kursimet mund të kursejë ky model.

Do të bëhet e qartë në fund të shtatorit, kur primet e vitit 2026 do të publikohen, siç bëhen çdo vit, nga Zyra Federale e Shëndetit Publik.

Romani “ë” tani hyn në “gjashtëshen” e parë për çmimin gjerman të librit

Juria e çmimit të librit ka përzgjedhur gjashtë nga 20 romanet e nominuar për Çmimin Gjerman të Librit 2025. Gjithsej 124 botues në gjuhën gjermane kishin paraqitur 200 romane për shqyrtim.

Pasi ishte zgjedhur në mesin e 20 librave pretendentë për këtë çmim, romani “ë” i autores së re shqiptarogjermane, Jehona Kicaj ka kaluar edhe barrierën e fundit dhe tashmë bën pjesë në atë që quhet “short list”, pra në listën e shkurtër prej vetëm 6 librash, shrkuan albinfo.ch.

Lista e ngushtë është shpallur sot, më 16 shtator 2025, dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 13 tetor 2025, si pjesë e Panairit të Librit në Frankfurt.

Vitin e kaluar, Çmimi Gjerman i Librit iu dha autores Martina Hefter për veprën “Hey guten Morgen, wie geht es dir?” (Hej, mirëmëngjes, si jeni?).

Të kujtojmë: çmimi ka edhe vlerën e vet monetare. Gjithsej 37500 euro është “pesha” e tij e përgjithshme, nga të cilat fituesi i merr 25.000 euro ndërsa pesë të nominuarit e listës së ngushtë marriun nga 2500 euro.

Çmimi konsiderohet si një nga vlerësimet më të rëndësishme në botën letrare në gjuhën gjermane.

Librat në listën e ngushtë për Çmimin e Librit Gjerman 2025: “Die Holländerinnen” (Gratë holandeze), Kaleb Erdmann: “Die Ausweichschule” (Shkolla alternative) Jehona Kicaj: “ë”, Thomas Melle: “Haus zur Sonne” (Shtëpia e diellit), Fiona Sironic: “Am Samstag gehen die Mädchen in den Wald und jagen Sachen in die Luft” (Të shtunën vajzat shkojnë në pyll dhe hedhin gjërat në erë), Christine Wunnicke: “Wachs” (Dylli).

“Në shqip, shkronja “ë” nuk shqiptohet, por ndryshon theksimin e fjalës”, thotë Jehona për mediat gjermane. Kjo i ka dhënë asaj idenë për titullin e romanit të saj të parë, “ë”. “Kur mendoj për njerëz të plagosur nga lufta, ose për një shoqëri të plagosur nga lufta, shpesh ndodh që ka diçka që i shqetëson, por nuk flitet për të. Por megjithatë, diçka është aty dhe i prek njerëzit, edhe nëse mungojnë fjalët për të”, thotë autorja, transmeton albinfo.ch.

Ky është romani i parë i auotores shqiptarogjermane dhe u zgjodh nga një listë prej 20 titujsh të marrë nga 124 shtëpi botuese në Gjermani, Austri dhe Zvicër. Juria me gjithë anëtarët e saj kanë vlerësuar veprën si një nga më të spikaturat e kësaj viti.

Jehona Kicaj, e lindur në vitin 1991 në Kosovë dhe e rritur në Göttingen, studioi, ndër të tjera, Letërsinë Moderne Gjermane në Hanover.
Si fëmijë refugjatësh nga Kosova, Jehona Kicaj është në kërkim të gjuhës dhe një zëri, shkruajnë emdiat gjermane, transmeton albinfo.ch. Kur Lufta e Kosovës shpërthen në fund të viteve 1990, ajo e përjeton atë nga një distancë e sigurt. Por lufta dhe vdekja janë të pranishme edhe në diasporë.

Sipas Wallstein Verlag, romani “ë” kujton vuajtjet e familjeve që kanë humbur atdheun e tyre, të afërmit e vrarë të të cilëve u varrosën në mënyrë anonime dhe mbeten të zhdukur ose të paidentifikuar deri më sot.

Jehona Kicaj trajton një të kaluar që nuk mund të fshihet sepse është ngulitur fjalë për fjalë në çdo fibër të trupit.

Valtonen: Shpresoj të gjendet një zgjidhje për formimin e institucioneve

Kryesuesja e OSBE-së, ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen tha në Prishtinë se shpreson që të ketë zgjidhje sa i përket bllokadës së Kuvendit dhe qeverisë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

Ajo këtë deklaratë e bëri në konferencën për media, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

“Shënuam një arritje shumë të rëndësishme 25 vjet angazhim. Në këtë drejtim mirëpres zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës dhe shpresoj që procesi i Kuvendit të veprojë në bazë të Kushtetutës. Pata mundësinë që të angazhohem me presidenten Vjosa Osmani dhe përfaqësueset e shoqërisë civile. Pata diskutime të frytshme me presidenten Vjosa Osmani. Përforcimi i marrëdhënieve në mes komuniteteve mbetet esencial. Diskutuam potencialin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja me emërimin e përfaqësueses së re Prishtinë – Beograd. OSBE mbetet e gatshme të mbështes këto përpjekje.

Në takimin tim me shoqërinë civile mora reagime të ndryshme se si OSBE mund të përforcojë qeverisjen e mirë. U takova me pjesëtarët e akademisë për gratë e reja. Këto gra janë pjesë të rrjetit të diplomuar që nga ai vit në promovim të dialogut dhe paqes. Përmes rrjetit të OSBE-së, që e ka me operacione fushore shpresojmë të vëmë në praktikë dhe të përmirësojmë jetën e njerëzve. Përgjigja që mora nga palët së bashku me procesin e prekshëm vërtet më ushqen optimizmin që të vazhdojmë të kthejmë përpjekjet tona që të gjithë i synojmë”, tha Valtonen.

FC Basel dyfishon vlerën e ekipit – GC humb më shumë se 40%

FC Basel ka arritur të dyfishojë vlerën e tregut të ekipit brenda një viti, nën drejtimin e drejtorit sportiv Daniel Stucki. Në të kundërt, Grasshoppers (GC) ka humbur mbi 44% të vlerës së saj, sipas përllogaritjeve të fundit, përcjell albinfo.ch.

Nga 12 klubet e Superligës zvicerane, shtatë kanë shënuar rritje të vlerës në treg. Rënia e GC-së është veçanërisht e theksuar, duke rikthyer kujtimet nga kohët kur klubi luftonte për tituj, me emra si Stéphane Chapuisat dhe Mladen Petric.

Sot, pavarësisht përpjekjeve të drejtorit të ri sportiv Harald Gärtner, klubi mezi ka shmangur rënien në dy sezonet e fundit përmes play-off-eve. /Albinfo.ch

https://www.blick.ch/sport/fussball/superleague/marktwert-ranking-der-super-league-fcb-ist-der-gewinner-gc-der-grosse-verlierer-id21235378.html