X

Na ndiqni:

Jashari: Ishte ndeshje emocionale për të gjithë

Gjatë intervistës së Granit Xhakës është përfshirë edhe Ardon Jashari. Ai i mungoi Zvicrës për shkak të lëndimit, përcjell albinfo.ch.

“Fitorja ishte gjëja më e rëndësishme. Por qartë se ishte emocionale për të gjithë. Gjërat mund të vazhdojnë në këtë mënyrë”, ka thënë Jashari për SRF.

Xhaka është pyetur për lëndimin e Jasharit.

“Jasharit i është dashur shumë durim, por unë gjithnjë i kam thënë se koha e tij do të vijë. Ai ka të ardhme të ndritur përpara. Me lëvizjen te Milani, ai ka dëshmuar që mund të luajë me ekipet e mëdha. Lëndimi është mëkat, por është pjesë e futbollit. Ai është mjaftueshëm i fortë për t’u kthyer”, ka thënë Xhaka.

Eva Murati mahnit Venecian, bukuria shqiptare që rrëmbeu tapetin e kuq

Edicioni i 82-të i Festivalit të Filmit në Venecia mblodhi sërish emra të mëdhenj të kinemasë botërore në tapetin e kuq, përcjrll albinfo.ch.

Përveç yjeve ndërkombëtarë, këtë vit nuk munguan as përfaqësuesit shqiptarë që po bëjnë karrierë të suksesshme në Itali.

Pas performancës së balerinës së njohur Klaudia Pepa, e cila prej vitesh është një emër i dashur për publikun italian, edhe moderatorja dhe aktorja Eva Murati tërhoqi vëmendjen e mediave me paraqitjen e saj.

E veshur me një fustan të zi elegant, me prerje të stilit sirenë, flokë të valëzuar dhe make-up të sofistikuar, Eva rrëmbeu sytë e fotografëve. Eleganca e saj u theksua edhe më shumë nga detaji i shpinës së zbuluar, ndërsa qëndrimi i saj i sigurt reflektonte bukurinë dhe vetëbesimin e një vajze shqiptare që shkëlqen në arenën ndërkombëtare

“Edicioni i 82-të i Festivalit të Filmit në Venecia. ‘Dead Man’s Wire’, premierë nga Gus Van Sant”, ka shkruar Eva në rrjetet sociale, ku ndau disa imazhe nga momenti i saj në tapetin e kuq.

Muriqi për humbjen: Kishim motivin para ndeshjes, por në lojë “humbëm kryet”

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ka kërkuar falje pas humbjes 4:0 nga Zvicra në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës, përcjell albinfo.ch.

“Nuk funksionoi, fatkeqësisht, e kalojshin lehtë presingun”, ka thënë Muriqi pas ndeshjes.

“Nuk kemi qenë në rastet ku nevojitet me e fitu topin e dytë.

“Me gabimet trashanike që kemi ba, kemi marrë katër gola në pjesën e parë”.

“Duke e ditur që pas tri dite kemi një kundërshtar më të vështirë se Zvicra”.

“Tash mbaroi kjo lojë, prapa s’mund të kthehemi.

“Duhet me e kthy motivimin apet. Na pret një ndeshje më e vështirë se kjo në ‘Fadil Vokrri’”

Muriqi tha se ata kishin motivin para ndeshjes por gjatë ndeshjes gjërat mund të ndryshojnë.

“Kemi qenë të motivum gjithë, por kur nganjëherë mrena fushës nuk funksionon, hyn nëpër mendime, brenda thonjëzave, ‘e humb kryet’”.

“Unë si kapiten i dytë i ekipit, u kërkoj falje tifozëve dhe shtetit tonë, dhe pastaj pres moral dhe motivim në ‘Fadil Vokrri’ ndaj Suedisë që momentalisht na duhet më shumë se teknika dhe taktika”, përfundoi Muriqi.

KQZ mblidhet sot, certifikon listën e votuesve për zgjedhjet komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, përcjell albinfo.ch.

Në rendin e ditës, parashihet se ndër të tjera gjatë mbledhjes së KQZ-së do të certifikohet lista e votueseve për zgjedhjet e 12 tetorit.

Mbledhja nis nga ora 15:00, ndërsa më poshtë gjeni rendin e plotë të ditës:

1.Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr.51, 52, 53 dhe 54/2025;Këshillat e KQZ;
3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore

3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për përcaktimin e formulës së këshillave të vendvotimeve për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për përcaktimin e formulës se ekipeve te numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit

3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për caktimin e numrit të vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.5. Certifikimi i Listës së Votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.7. Shqyrtimi dhe miratimi i përmbajtjes dhe dizajnit final të fletëvotimeve dhe broshurave të kandidatëve për Zgjedhjet Lokale 2025

3.1.8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për mbikëqyrjen e procesit të shtypjes së fletëvotimeve, broshurave dhe listës së votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025

Rrahmani: Zvicra shfrytëzoi gabimet tona, humbëm gjithmonë topin e dytë

Pas ndeshjes, kapiteni Amir Rrahmani ka thënë se problemet e Kosovës me “topin e dytë” i kushtuan me humbjen 4:0 sonte nga Zvicra në kualifikimet për Kupën e Botës.

“Realisht, Zvicra i shfrytëzoi rastet që i pati pas gabimeve tona”, tha Rrahmani.

“Të gjitha rastet ndodhën në pjesën e parë. Që nga minuta e parë nuk arritëm ta fitonim topin e dytë, gjithmonë e fitonin ata. Prej aty nisnin aksionet e tyre, dhe ne u tërhoqëm shumë prapa. Nuk ishim të kujdesshëm”.

“Të gjitha rastet ishin pothuajse të njëjta: topi i dytë i humbur.”

Rrahmani po ashtu foli për lëndimin e tij dhe për ndeshjen e radhës ndaj Suedisë pas pak ditësh.

“Nesër do të bëjmë rezonancën për të parë se çfarë është”, tha Rrahmani.

“Duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje, t’i marrim nga ajo vetëm gabimet që kemi bërë dhe t’i përmirësojmë, duke u përgatitur për ndeshjen kundër Suedisë./Albinfo.ch

26 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës sot mbush 26 vjet nga themelimi i saj, përcjell albinfo.ch.

Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ka hapur Shkollën e Policisë dhe ka filluar trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij Shërbimi filloi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999.

Kjo gjeneratë numëroi 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj filluan ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin e Kosovës si policët e parë të këtij shërbimi.

Në kuadër të shënimit të 26-vjetorit mbahet ceremonia Qendrore në drejtoritë e përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Granit Xhaka: Krejt bota e dinë se jam gjak e shpirt e zemër shqiptar

Granit Xhaka ka folur pas fitores 4:0 ndaj Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës, duke thënë se ata ishin shumë të fortë, dhe jo që Dardanët ishin shumë të dobët.

“Besoj se në pjesën e parë kemi qenë shumë dominues. Nuk jemi të kënaqur me pjesën e dytë, pasi nuk kemi luajtur ashtu siç duhet”, ka thënë Xhaka.

“Por, një fitore 4:0 ndaj një ekipi shumë të mirë si Kosova, mendoj se e kemi merituar plotësisht sot.”

“Nuk besoj se Kosova ishte e dobët, por ne kemi qenë shumë më të mire, sidomos në pjesën e parë”.

Xhaka sidoqoftë nuk ishte i kënaqur me pjesën e dytë të helvetëve.

“I fituam topat e dytë, duelet, bëmë pasime më të sakta dhe ishim më të qartë para portës”.

“Mendoj se Kosova nuk pati asnjë rast të rrezikshëm sot. Problemi është që nuk ishim dominues gjatë gjithë 90 minutave.”.

“Ishte ndeshja e parë, morëm tri pikë, dhe shpresoj që kështu të vazhdojmë.”

Mes tjera deklaratave, Xhaka u shpreh se krejt bota e dinë se jam gjak e shpirt e zemër shqiptar.

Po ashtu kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka thënë që kritikët e Zvicrës nuk është dashur ta vënë në mëdyshje potencialin e kësaj kombëtareje të cilët kishin thënë që nuk është e fortë si ka qenë.

“Kom dëgju do sene para ndeshjes që Zvicra nuk është qysh u kanë përpara. Nuk ka kualitet sikur ka pasë. Nuk ban ashtu me folë për neve”, ka thënë Xhaka për Klan Kosovën dhe Artmotion.

“Çdo lojtar që e kemi luan nëpër ligat ma të mëdha në botë. Jemi me një ekip shumë të mirë, me të rinjë, por edhe me lojtarë që kemi eksperiencë”.

“Kështu sot e bëmë një hap shumë të mirë me i kallëzu botës se Zvicra është hala këtu. Edhe sot, besoj, e kemi meritu fitoren”. /Albinfo.ch

Xhaka: Mund të fitonim 6:0 ose 7:0

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes mes Zvicrës dhe Kosovës.

“Mund të them që ishte një pjesë e parë më e mira për kohë të gjatë. Por pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Nuk kemi bërë gjërat që kemi planifikuar. Ata që më njohin e dinë që jam vetëkritik dhe kritik ndaj ekipit. Dhe nuk mund të jemi të kënaqur me pjesën e dytë. Nëse do të luanim si në pjesën e parë do të mund të fitonim 6:0 ose 7:0”, theksoi Xhaka, duke shtuar: “Është mëkat që përfundoi vetëm 4:0, ndonëse ishte rezultat i merituar. Zhvillimi tani duhet të jetë që duhet të dominojmë për 60, 70 apo 90 minuta në ndeshje, jo vetëm 45. Kemi shumë lojtarë të rinj të cilëve ndoshta u duhet ende kohë për të luajtur me konsistencë për 90 minuta. Por ne kemi dashur tri pikë dhe i morëm me komoditet”, ka thënë Xhaka.

Xhaka shkëlqeu dhe udhëhoqi Zvicrën në fitoren 4:0.

 

 

Gjermani: 4 policë hetohen për përvetësimin e parave që ua kanë marrë shqiptarëve

Zyrtarët e policisë në Düsseldorf dyshohet se kanë mbledhur depozita sigurie dhe i kanë futur paratë në xhepat e tyre. Gjithsej dhjetë policë janë nën hetim, gjashtë prej tyre për pengim të drejtësisë, transmeton albinfo.ch.

Hetimi gjithashtu ka të bëjë me një arrestim të mundshëm të paligjshëm, sipas policisë dhe prokurorëve. Sipas informacionit të marrë nga dpa, oficerët, si anëtarë të një task force, thuhet se kanë kërkuar para si siguri, kryesisht nga shtetasit shqiptarë, të cilat më pas me sa duket i kanë futur në xhepat e vetë.

Hetimet janë nisur kundër gjashtë zyrtarëve të tjerë të policisë me dyshimin për pengim të drejtësisë në detyrë, sipas prokurorëve dhe policisë. Ata thuhet se kanë qenë në dijeni të incidenteve, por nuk i kanë raportuar ato. Gjashtë zyrtarë janë pezulluar nga detyra.

Sipas hetuesve, kreu i departamentit kishte vënë re parregullsi një ditë më parë në mëngjesin e 7 gushtit. Rasti përfshinte një kontroll të një burri shqiptar. Gjatë kërkimit, mbikëqyrësi gjeti një numër raportesh të çuditshme. Kur u përball me një zyrtar policie, polici pranoi se kishte njëfarë të vërtete në dyshim – por se ai vetë nuk ishte përfshirë, përcjell albinfo.ch. Prandaj, ky i fundit po hetohet vetëm për pengim të drejtësisë në detyrë.

Të nesërmen, më 8 gusht janë zhvilluar bastisje, gjatë të cilave, ndër të tjera, janë konfiskuar telefonat celularë të të dyshuarve.

Policia e Duisburgut merr përsipër hetimin
Sipas informacionit zyrtar, drogë u gjet edhe në dollapin e armëve të një të dyshuari (38). Konkretisht, sipas informacionit të marrë nga dpa, këto përfshinin 60 gramë marihuanë dhe 8 gramë një substancë të ngurtë kafe të panjohur. Nëse këto përbënin shkelje të trajtimit të provave apo një vepër penale të lidhur me drogën, është nën hetim.

Deri më tani, asnjë nga zyrtarët e akuzuar të policisë nuk ka komentuar mbi akuzat. Hetuesit thanë se qarkullojnë thashetheme brenda policisë së Düsseldorf-it në lidhje me veprimet e dyshuara të kolegëve të tyre.

Zvicra e nis me fitore bindëse ndaj Kosovës

Zvicra fitoi bindshëm ndaj Kosovës 4:0, në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Gjithçka u vendos në pjesën e parë, ku Nati ishin bindshëm më i mirë, ndërsa për Dardanët nuk mungoi përkrahje e madhe nga tifozët shqiptarë në Bazel.

Në minutën e 22-të, Manuel Akanji shënoi me kokë brenda zonës për 1:0, shkruan albinfo.ch.

Vetëm tre minuta më vonë, Breel Embolo shënoi për 2:0.

Silvan Widmer shënoi për 3:0 në minutën e 39-të, kurse Embolo në minutën e 45-të shënoi për 4:0.

Në ndeshjen e ardhshme, më 8 shtator, Zvicra e pret Slloveninë, kurse Kosova e pret Suedinë në Prishtinë.

Sllovenia dhe Suedia barazuan 2:2 sonte.

Dy të vdekur në aksidentin e rëndë në Astrazup të Malishevës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Astrazup të Malishevës, në të cilin deri më tani policia ka konfirmuar se ka persona të vdekur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar për RTKLive se sot rreth orës 15:50, në fshatin Astrazub të Malishevës është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve ku kanë mbetur të vdekur dy persona, ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, trupat e viktimave dërgohen për ekzaminim mjeko-ligjor, ka konfirmuar Elezaj.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi sot në fshatin Astrazup, ku dy qytetarë nga Komuna e Rahovecit humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të lënduar.

Në një postim në Facebook, Kastrati ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tij me familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për aksidentin e sotëm tragjik në fshatin Astrazup të Malishevës, ku humbën jetën dy qytetarë nga komuna e Rahovecit dhe u lënduan dy të tjerë. Në emër të Komunës së Malishevës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, familjen Popaj nga fshati Fortesë dhe familjen Krasniqi nga fshati Krushë, dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarit”, u shpreh Kastrati.

 

Mbi 10 milionë franga kushton ekspertiza mbi vjedhjen në RUAG

Dy vjet më parë, ishte bërë e ditur se një ish-anëtar i lartë i kompanisë shtetërore të armëve Ruag dyshohej se ishte pasuruar në mënyrë të paligjshme.

Pasurimi lidhej me tregtinë e tankeve, transmisioneve dhe pjesëve rezervë, transmeton albinfo.ch. Ish-ekzekutivi i Ruag dyshohet se ka përfituar nga tregtia e këtyre mallrave. Që atëherë, Ruag ka porositur një firmë avokatësh për të hetuar çështjen, shkruan srf.ch.

Raportet e reja nga Zyra Federale e Auditimit Zviceran më në fund zbuluan shkallën e parregullsive në Ruag në muajin shkurt. Raste të dyshuara mashtrimi u identifikuan gjatë një periudhe prej dhjetë vitesh.

Raporti i ekspertëve kushton miliona

Hetimi për të ashtuquajturën çështje Ruag po i kushton qeverisë federale më shumë se dhjetë milionë franga zvicerane. Kjo zbulohet nga një hulumtim i SRF-së

Kryetari i Ruag, Jürg Rötheli, konfirmon për herë të parë se ky hetim është ende duke vazhduar pas dy vitesh dhe po kushton shuma të mëdha. “Është një shumë dyshifrore prej milionash,” thotë Rötheli.

Sipas hulumtimit të SRF, dëmet për Ruag për shkak të çështjes arrijnë në të paktën 60 milionë franga zvicerane. Rötheli nuk pranon të konfirmojë këtë shumë të supozuar dhe nuk pranon të zbulojë kostot e sakta të hetimit të jashtëm.

 

 

“Diaspora për Strugën” nuk mbështet asnjë kandidat për zgjedhjet komunale  

Grupi “Diaspora për Strugën” në Zvicër, vepron prej 10 vitesh në çështje kombëtare dhe gjatë kësaj koheka marrë pjesë në procese politike dhe humanitare.

Në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, ky grup del me një njoftim me të cilin informon opinionin publik dhe përkrahësit e tij se: “pas zhvillimeve politike dhe marrëveshjeve ndërmjet partive në Maqedoninë e Veriut, këtë herë Grupi nuk ka arritur unanimitet për të përkrahur ndonjë kandidat për Komunën e Strugës.

Falënderojmë të gjithë përkrahësit tanë për besimin dhe mbështetjen që na kanë dhënë në çdo cikël zgjedhor deri më sot.

Si grup kemi vendosur të mbajmë qëndrim të paanshëm, duke i lënë secilit individ të zgjedhë lirshëm se cilën anë do të mbështesë. Takimet dhe aktivitetet tona do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, sepse Grupi Diaspora për Strugën nuk shuhet nga ky vendim. Ne do të jemi aktivë në nisma humanitare, dhe kur të shihet e arsyeshme, edhe në çështje politike”, thuhet në fund të deklarimit të Grupit “Diaspora për Strugën”, i cili vepron në Zvicër.

 

Pjesa 1: Zvicra në epërsi të thellë

Zvicra po fiton thellë ndaj Kosovës pas pjesës së parë. Nati po kryeson 4:0, në takimin që po zhvillohet në Bazel.

Në minutën e 22-të, Manuel Akanji shënoi me kokë brenda zonës për 1:0, shkruan albinfo.ch.

Vetëm tre minuta më vonë, Breel Embolo shënoi për 2:0.

Silvan Widmer shënoi për 3:0 në minutën e 39-të, kurse Embolo në minutën e 45-të shënoi për 4:0.

Akanji dhe Embolo shënojnë ndaj Kosovës

Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës në Bazel.

Në minutën e 22-të, Manuel Akanji shënoi me kokë brenda zonës, shkruan albinfo.ch.

Vetëm tre minuta më vonë, Breel Embolo shënoi për 2:0.

Atmosfera në Bazel është e jashtëzakonshme, ku Kosova po përkrahet nga një numër i madh i tifozëve shqiptarë.

20 minutat e para pa gola

Ndeshja Zvicra-Kosova ka filluar në Bazel ku janë zhvilluar 20 minutat e para.

Në këto minuta, dy ekipet ishin të kujdesshme në mbrojtje, derisa asnjëra nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës.

Atmosfera në Bazel është e jashtëzakonshme, ku Kosova po përkrahet nga një numër i madh i tifozëve shqiptarë.

Kosova, në Samitin Global të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Davos

Kosova u prezantua në një nga platformat më të reja dhe të rëndësishme ndërkombëtare për zhvillim ekonomik, Samitin Global të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, që këtë vit po organizohet për herë të parë në Davos, nën ombrellën e Forumit Ekonomik Botëror. Në këtë samit, i cili synon të ndërtojë ura bashkëpunimi global dhe të zhvillojë politika të reja mbështetëse për NVM-të, Kosovën e përfaqëson Ambasadorja e Vullnetit të Mirë në International Human Rights Commission, Elvana Shala.

Në fjalimin e saj para pjesëmarrësve nga mbarë bota: përfaqësues të qeverive, sektorit privat, organizatave ndërkombëtare dhe diasporës – Shala theksoi se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë motor i zhvillimit ekonomik, inovacionit dhe lidershipit të ri në Kosovë, duke e vendosur rininë dhe diasporën shqiptare në qendër të këtij procesi.

“Liderë të rinj po lindin nga sektori privat, startup-et dhe diaspora, duke sjellë kreativitet dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Gratë, të rinjtë dhe komunitetet e margjinalizuara janë në qendër të programeve të fuqizimit ekonomik, duke kontribuar në një zhvillim më të drejtë dhe të qëndrueshëm,” u shpreh Shala.

Ajo vuri në dukje se diaspora nuk sjell vetëm investime financiare, por edhe ekspertizë, rrjete dhe njohuri globale, duke forcuar lidhjet e Kosovës me tregjet ndërkombëtare. Me shembuj konkretë si kompania “Gjirafa”, Shala dëshmoi se Kosova, pavarësisht përmasave të saj, ka ndërmarrje që tashmë janë pjesë aktive e tregut global.

Ambasadorja theksoi gjithashtu se NVM-të në Kosovë nuk përfaqësojnë vetëm zhvillim ekonomik, por edhe një shtyllë të rëndësishme të shtet-ndërtimit, duke kontribuar në forcimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe fuqizimin e komuniteteve.

Në përmbyllje, Shala dërgoi mesazhin se Kosova është një shembull frymëzues i një vendi të vogël me vizion të madh, duke treguar se sfidat mund të tejkalohen përmes unitetit, lidershipit dhe gjithëpërfshirjes, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj dhe një partneritet më të fortë me botën.

Ky samit i ri global, i cili po zhvillohet në Davos, vlerësohet si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve, krijimin e partneriteteve dhe hartimin e politikave inovative për NVM-të, duke forcuar rolin e tyre si bazë e një ekonomie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në nivel ndërkombëtar.

Për Albinfo.ch Luljeta  Ademi

 

Këto janë formacionet për ndeshjen Zvicër – Kosovë

Janë bërë publike formacionet zyrtare me të cilat fillohet ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2026.

Zvicra: Kobel, Rodriguez, Akanji, Elvedi, Widmer, Rieder, Freuler, Xhaka, Vargas, Embolo dhe Ndoye.

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paqarada, Avdullahu, Rexhbecaj, Muslija, Krasniqi, Muriqi dhe Jashari.

“Portreti i Nënë Terezës është pasqyra ku shohim nënën, shtëpinë dhe njeriun në nevojë”

Në 9-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, Albinfo.ch sjell rrëfimin e piktorit dhe pedagogut të njohur shqiptar, Miftar Mehmeti, autor i veprave monumentale kushtuar humanistes së madhe shqiptare. Z. Mehmeti njihet si ish-dekan i Fakultetit të Arteve në Universitetin Shtetëror të Tetovës, piktor, muzikant dhe bjeshkatar.

Albinfo.ch: Profesor Mehmeti, si lindi ideja për ta sjellë Nënë Terezën në artin tuaj?
Miftar Mehmeti: Fillimi ishte i thjeshtë. Teksa ilustroja një revistë rinore, disa punime të vogla u shndërruan në piktura të plota. Aty më lindi krahasimi i Nënë Terezës me nënat tona. E vendosa figurën e saj në oborrin tim, me rrobat e nënës sime. Kjo pikturë u bë një nga veprat e mia më të dashura dhe më të polemizuara, sepse tregonte se Nënë Tereza është pjesë e çdo shtëpie shqiptare.

Albinfo.ch: Çfarë vendi zë portreti i famshëm me njëqind fytyra që formojnë një portret të vetëm?
Miftar Mehmeti: Ky projekt u punua për 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës. Njëqind portrete të saj u bashkuan në një të vetëm. Zonja Liri Berisha e quajti “gjetje e zgjuar”. Vepra u ekspozua në Tiranë, Shkup, Tetovë, Prishtinë dhe Bruksel. Udhëtimi i portretit tregoi se figura e saj flet me të njëjtën forcë në çdo qytet, përtej feve e kufijve.

Albinfo.ch: Një moment i veçantë ishte edhe ekspozimi në Romë. Si e përjetuat?
Miftar Mehmeti: Në një kishë baroke të Romës, gjatë një konference për gratë e shenjta, portreti i Nënë Terezës u vendos para një audience të përbërë nga kardinalë, ambasadorë dhe personalitete ndërkombëtare. M’u dha fjala dhe përshëndeta në gjuhën shqipe, gjuhën e Nënë Terezës. Ishte një emocion i jashtëzakonshëm, një rikthim i zërit të saj në gjuhën amtare.

 

Albinfo.ch: Me rastin e shenjtërimit, keni realizuar një projekt të dytë, këtë herë me tetëdhjetë e shtatë piktura. Si ndryshon ky nga i pari?
Miftar Mehmeti: Për shenjtërimin nuk doja të përsërisja formën e parë. Angazhova kolegë dhe ish-studentë. Tetëdhjetë e shtatë piktura, secila duke trajtuar një element të figurës së saj, u bashkuan në një portret të vetëm. Ishte si një simfoni vizuale, ku secili kontribuonte me notën e vet. Ekspozita në Rektorat u shoqërua nga një ceremoni e veçantë me Don Lush Gjergjin dhe përfaqësues të kishës nga Shkupi e Prishtina.

Albinfo.ch: Çfarë përfaqëson për ju Nënë Tereza, sot, në 9-vjetorin e shenjtërimit të saj?
Miftar Mehmeti: Ajo na kujton përjetësisht detyrimin ndaj më të varfërve dhe të braktisurve. Artistikisht është figurë që kërkon rikrijim të vazhdueshëm. Moralisht është busull që e kthen penelin dhe mendimin drejt njeriut. Për mua, ajo është pasqyra ku shohim nënën, shtëpinë dhe njeriun në nevojë.

Albinfo.ch: Përtej Nënë Terezës, ju keni realizuar edhe cikle të tjera monumentale, si ai i Pavarësisë dhe Skënderbeut. Si lidhen ato me punën tuaj për humanisten shqiptare?
Miftar Mehmeti: Të gjitha këto projekte janë pjesë e së njëjtës përpjekje: ta përkthejmë historinë dhe figurat tona kombëtare në gjuhën e artit. Ashtu si Skënderbeu përfaqëson lirinë dhe Pavarësia identitetin, Nënë Tereza përfaqëson dashurinë dhe përkujdesjen.

Albinfo.ch: Çfarë mesazhi do t’u jepnit të rinjve artistë sot?
Miftar Mehmeti: Mos e shihni artin si një garë shpejtësie. Talenti mbrohet me punë të përditshme dhe me përkushtim. Nëse do të doni vërtet artin, do të mësoni ta doni edhe njeriun. Sepse arti është udhëtim, jo stacion.

Albinfo.ch: Faleminderit profesor!
Miftar Mehmeti: Faleminderit juve. Uroj shëndet dhe punë të ndershme për këdo që e do artin. Të takoheni me dritën, në mal dhe para një portreti të ri të Nënë Terezës.

Mini-biografi

Miftar Mehmeti ka lindur në fshatin Rakovec. Është piktor, muzikant, alpinist dhe pedagog i njohur shqiptar. Si profesor dhe ish-dekan i Fakultetit të Arteve në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ai ka ndikuar breza të tërë studentësh. Vepra e tij lidhet ngushtë me figurën e Nënë Terezës, të cilës i ka kushtuar projekte monumentale që janë ekspozuar në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Bruksel e Romë. Krahas artit, Mehmeti është koleksionist librash, pasionant i muzikës dhe i alpinizmit, duke mbetur një figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare bashkëkohore.

Intervistën për Albinfo.ch e realizoi: Luljeta Ademi

 

BE-ja e gjobit Google-in me 3 miliardë euro

Komisioni Evropian ka gjobitur Google me 2.95 miliardë euro (2.77 miliardë CHF me kurset aktuale të këmbimit) për shkelje të rregullave anti-trust të BE-së duke shtrembëruar konkurrencën në sektorin e teknologjisë së reklamimit (“teknologji reklamuese”). Komisioni Evropian njoftoi gjobën në një deklaratë të premten, transmeton albinfo.ch.

Google është urdhëruar të ndërpresë praktikat vetë-preferenciale dhe të zbatojë masa për të eliminuar konfliktet e interesit të natyrshme përgjatë zinxhirit të furnizimit me teknologji reklamuese. Sipas raporteve të pakonfirmuara të shtypit, Komisioneri Evropian i Tregtisë Maros Sefcovic kundërshtoi gjobën ditët e fundit, duke propozuar pezullimin e saj.

Njoftimi i këtij sanksioni kundër gjigantit amerikan pritej në fillim të javës, por u vonua për shkak të tensioneve ekonomike midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, konfirmoi një burim i Komisionit për AFP të mërkurën.

Si ndikon emigracioni në tregun zviceran të pasurive të patundshme dhe qirave?

Ku dhe si jetojnë punëtorët emigrantë në Zvicër? A kanë ata ndikim në çmimet e qirasë dhe të pronave? Një studim hedh dritë mbi një çështje të ndjeshme në klimën aktuale politike zvicerane.

Qoftë se shikoni pronat me qira, shtëpitë njëfamiljare apo apartamentet, çmimet e pasurive të patundshme në Zvicër kanë qenë në rritje për vite me radhë. Dhe mungesa e strehimit vetëm sa po përkeqësohet.

Imigracioni është një nga forcat lëvizëse pas kësaj rritjeje. Gjatë njëzet e pesë viteve të fundit, popullsia është rritur nga 7.2 milionë në mbi 9 milionë. Kjo kryesisht për shkak të migrimit të fuqisë punëtore. Me mbërritjen e refugjatëve nga Ukraina, imigracioni neto madje ka lulëzuar këtë dekadë.

Kjo është e mjaftueshme për të ndikuar në debatin politik zviceran. Frika nga efektet negative të rritjes së pakontrolluar ka përshkuar negociatat për marrëveshje të reja dypalëshe me BE-në.

Migrimi në vitet e fundit është nxitur kryesisht nga nevojat e brendshme. Zvicra ka nevojë për specialistë, të cilët i gjen jashtë kufijve të saj. Në vitin 2024, dy nga tre pozicionet e krijuara rishtazi u mbushën jashtë vendit, veçanërisht në vendet fqinje. Gjermania, Franca dhe Italia përbëjnë gati 40% të imigracionit neto, transmeton albinfo.ch.

Një studim i ri kontribuon në depolitizimin e një debati që shpesh zhvillohet mbi baza emocionale, shkruan RTS. Ky hulumtim nga firma konsulente Wüest Partner hedh dritë mbi mënyrën se si imigracioni kontribuon në tregun zviceran të pasurive të paluajtshme. Ai gjithashtu detajon ndikimin e tij në çmime dhe qira.

Ku vendosen punëtorët emigrantë?

Të sapoardhurit nga jashtë preferojnë hapësirat urbane, vëren Wüest Partner. Vetëm një e treta e konsideron zhvendosjen në fshat, ndërsa 40% e burrave dhe grave zvicerane mund të imagjinojnë të zhyten në kullota më të gjelbra.

Qytetet e mëdha vlerësohen në mënyrë të barabartë nga të dy grupet. Megjithatë, emigrantët kanë më shumë gjasa të zgjedhin zonat peri-urbane, zonat e tranzicionit midis qytetit dhe fshatit, si dhe qytetet e vogla dhe qytetet e mesme. Këto rajone janë më pak të shtrenjta, por të lidhura mirë dhe lehtësisht të arritshme.

Në krahasimin kantonal, Gjeneva, Valais, Basel-Stadt, Schaffhausen, Neuchâtel dhe Cyrih kanë një bilanc ndërkombëtar të migrimit mbi mesataren.

Çuditërisht, qytetet kryesore – Gjeneva, Basel-Stadt dhe Cyrihu – tërheqin një numër mbi mesataren të të ardhurve të rinj nga jashtë, pavarësisht mungesës së banesave dhe qirave të larta me të cilat përballen. Bilanci i migrimit të brendshëm në këto qytete, nga ana tjetër, është negativ.

Gjeneva dhe Cyrihu, me shumëkombëshet e tyre, tërheqin një numër të madh punëtorësh shumë të kualifikuar, shpjegon Robert Weinert, analist kryesor në Wüest Partner. “Këta njerëz mund të përballojnë qira të larta.” Migrimi i brendshëm, nga ana tjetër, shpesh lidhet me ndërtimin e një shtëpie të re. Nevoja për hapësirë ​​shtesë jetese shpesh i shtyn njerëzit të zhvendosen në zona më pak të kushtueshme, periferike.

Duke marrë parasysh vetëm migrimin e brendshëm, Schaffhausen dhe Fribourg dallohen. Në këto dy kantone, imigracioni neto nga vende të tjera të Zvicrës është kryesisht pozitiv. Schaffhausen është gjithashtu shumë i kërkuar nga të huajt, ndryshe nga Fribourg.

“Në këto dy kantone, qiratë dhe çmimet e pasurive të patundshme janë relativisht të lira”, shpjegon Robert Weinert. Përveç kësaj, barra tatimore është e ulët krahasuar me mesataren rajonale. Kjo është veçanërisht rasti në Fribourg, i cili nuk është domosdoshmërisht efikas nga ana tatimore në shkallë kombëtare, por përfiton nga një vendndodhje e favorshme pranë Vaud dhe Bern, dy kantone me taksa të larta.

Çfarë presin të sapoardhurit nga një apartament në Zvicër?

Çmimi ose qiraja, hapësira e jetesës, rehatia dhe ndriçimi janë kriteret kryesore për më shumë se 90% të njerëzve të anketuar nga Wüest Partner, pavarësisht nga kombësia e tyre.

Dallimi është më shumë në kritere dytësore. Zviceranët i kushtojnë më shumë rëndësi qëndrueshmërisë – materialeve ekologjike, energjisë elektrike të gjelbër dhe të tjera – si dhe afërsisë me mjedisin e tyre shoqëror.

Nga ana tjetër, emigrantët preferojnë afërsinë me vendin e tyre të punës, lidhjet e mira të transportit publik dhe privat dhe praninë e shkollave në zonë.

Këto ndryshime pasqyrojnë gjithashtu strukturën demografike të dy grupeve. Të sapoardhurit janë më të rinj, më shpesh në moshë pune dhe më shumë gjasa të kenë fëmijë. Prandaj kriteret praktike që ata i japin përparësi, sipas Wüest Partner. Familjet zvicerane janë, mesatarisht, më të vjetra dhe më të pasura financiarisht. Ata i kushtojnë më shumë rëndësi cilësisë së strehimit dhe mjedisit.

Zviceranë apo të huaj: kush konsumon më shumë hapësirë?

Të huajt zënë më pak hapësirë ​​për person sesa zviceranët. Në fakt, dukshëm më pak. Familjet zvicerane kanë mesatarisht 1.9 dhoma për banor, ndërsa familjet e huaja kanë vetëm 1.4. E njëjta gjë vlen edhe për hapësirën e jetesës.

Dallimet në të ardhura mund të jenë pjesë e shpjegimit, sipas Robert Weinert. Por edhe fakti që familjet e huaja kanë mesatarisht më shumë fëmijë. “Vlen gjithashtu të përmendet se shkalla e pronësisë së një shtëpie është më e lartë midis zviceranëve, edhe pse pronarët në përgjithësi përdorin më shumë hapësirë ​​për person.”

A jeni pronar apo qiramarrës?

Në vitin 2023, 44.1% e familjeve zvicerane zotëronin shtëpitë e tyre. Në familjet e përziera, kjo normë arriti në 27.5% dhe vetëm 12.3% në familjet ekskluzivisht të huaja. “Edhe pas disa vitesh në Zvicër, shumica dërrmuese e emigrantëve mbeten qiramarrës”, vëren Wüest Partner.

Ka disa shpjegime për këtë situatë: një moshë mesatare më e ulët, qëndrime shpesh të planifikuara të jenë të përkohshme dhe burime të kufizuara financiare. Kjo është veçanërisht e vërtetë për sa i përket kapitalit të trashëgimisë, i cili është i pamjaftueshëm në një kontekst zviceran ku po fiton qartë rëndësi në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Cili është ndikimi i imigracionit në qira dhe çmimet e pronave?

Ndërsa emigrantët janë kryesisht qiramarrës, ata me të ardhura të larta po blejnë gjithnjë e më shumë shtëpi ose shtëpi të dyta pas disa vitesh, sipas Wüest Partner.

Ndërsa imigracioni stimulon kërkesën në tregun e qirasë, një pjesë e popullsisë vendase dhe të huaj zgjedh të blejë një shtëpi, gjë që stimulon indirekt tregun.

Sipas Wüest Partner, një rritje prej 1% e popullsisë çon në një rritje prej 0.88% të çmimit të shtëpive njëfamiljare dhe një rritje prej 1.37% të çmimit të apartamenteve. Në këtë situatë, qiratë e propozuara rriten me 1%.

Autorët e studimit ia atribuojnë faktin se efekti në tregun e qirave është po aq i konsiderueshëm sa është në çmimet e pasurive të paluajtshme, edhe pse shumica e emigrantëve janë qiramarrës, rregulloreve më të rrepta në tregun e qirave, të cilat kanë efektin e moderimit të çmimeve.

Por Wüest Partners thekson rëndësinë vendimtare të variablave të tjerë në përcaktimin e çmimeve. “Për pasuritë e paluajtshme, normat e hipotekave, rritja ekonomike dhe inflacioni janë vendimtare. Në segmentin e qirasë, faktorët dominues janë norma referuese, inflacioni dhe shkalla e vendeve të lira.”

Pesë mënyra se si mund ta përshpejtoni rrugën tuaj për shtetësinë zvicerane

Shtetësia zvicerane është shumë e vështirë për t’u marrë — jo vetëm për njerëzit e lindur jashtë vendit, por ndonjëherë edhe për ata të lindur në Zvicër nga prindër të huaj. Por ka mënyra për ta përshpejtuar procesin.

Në Zvicër ekzistojnë dy lloje procedurash natyralizimi: procedura e zakonshme ose e përshpejtuar, e njohur edhe si e lehtësuar ose e thjeshtuar.

Në fakt, nuk ka asgjë të lehtë ose të thjeshtë në lidhje me opsionin e fundit, megjithëse në përgjithësi është më pak problematike sesa procedura standarde.

Megjithatë, ekzistojnë kritere të rrepta për atë se kush mund dhe kush nuk mund të përshpejtohet (megjithëse nuk duhet të ndikoheni nga fjala ‘e shpejtë’, pasi zakonisht zgjat të paktën një vit).

Kush mund ta shfrytëzojë këtë opsion?

Në këtë grup përfshihen pesë kategori njerëzish, siç përcaktohet nga Akti Federal për Shtetësinë Zvicerane:

Brezi i tretë

Ndryshe nga shumë vende të tjera, të lindësh në Zvicër nuk do të thotë automatikisht se personi është zviceran.

Nëse prindërit e tyre kanë lindur jashtë vendit dhe ende mbajnë pasaporta të huaja, një person nuk do të marrë shtetësinë zvicerane në lindje.

Që nga shkurti i vitit 2018, të huajt e lindur në Zvicër nën moshën 25 vjeç, gjyshërit e të cilëve ishin vendosur tashmë në Zvicër, mund të kërkojnë natyralizim të përshpejtuar.

Kjo tingëllon mjaft e thjeshtë, por nuk është.

Arsyeja janë kushtet që Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) ka vendosur për këtë grup:

Të paktën një gjysh ka lindur në Zvicër dhe mund të provohet se ka fituar të drejtën e qëndrimit këtu.

Të paktën një prind ka fituar një leje qëndrimi të përhershme, ka jetuar për të paktën 10 vjet në Zvicër dhe ka ndjekur shkollimin e detyrueshëm në Zvicër për të paktën pesë vjet.

Aplikanti ka lindur në Zvicër dhe mban një leje qëndrimi të përhershme.

Aplikanti ka përfunduar shkollimin e detyrueshëm për të paktën pesë vjet në Zvicër.

Aplikanti është integruar me sukses.

Kërkesa dorëzohet para ditëlindjes së 25-të. Nëse aplikimi dorëzohet pas ditëlindjes së 25-të të aplikantit, por përndryshe i plotëson të gjitha kërkesat, ai mund të aplikojë për natyralizim të thjeshtuar deri më 15 shkurt 2023, me kusht që të jetë ende nën moshën 40 vjeç në atë datë.

Nëse kjo nuk tingëllon mjaftueshëm e komplikuar, ka më shumë: barra administrative.

Vështirësia që kanë shumë aplikantë potencialë në këtë grup është gjetja e dokumentacionit që lidhet me gjyshërit, veçanërisht nëse ata kanë vdekur dhe nuk mund të gjenden të dhëna familjare, shkruan thelocal, transmeton albinfo.ch.

Dhe shumë prindër që mbërritën në Zvicër më vonë në jetë nuk i plotësuan kriteret e pesë viteve të shkollimit të detyrueshëm, kështu që e drejta për shtetësi sipas këtij rregulli është një pengesë tjetër për natyralizimin e përshpejtuar.

Martesa

Nëse bashkëshorti/ja juaj është shtetas/e zviceran/e (në vend që thjesht të jetë banor/e i/e përhershëm/e), ju kualifikoheni edhe për shtetësi.

Nuk ka rëndësi se si bashkëshorti/ja juaj e ka marrë shtetësinë e tij/saj zvicerane – qoftë me lindje apo me natyralizim. Gjithashtu nuk është e rëndësishme nëse ju vetë vini nga një vend i BE-së/EFTA-s apo i tretë – kriteret për natyralizim me martesë janë të njëjta për të gjithë.

Bashkëshortët e huaj të shtetasve zviceranë duhet të kenë jetuar për një total prej pesë vitesh në Zvicër, të kenë kaluar vitin para dorëzimit të aplikimit në Zvicër dhe duhet të kenë qenë të martuar dhe të kenë jetuar me shtetasin zviceran për tre vjet, sipas SEM.

Përveç kësaj, personi që dëshiron të natyralizohet do të duhet të jetë “i integruar me sukses” në Zvicër.

Kjo do të thotë kryesisht subjektive dhe mund të ndryshojë nga një rajon zviceran në tjetrin.

Megjithatë, në përgjithësi, “integrimi” është aftësia në gjuhën e kantonit ku jetoni, njohuria e rajonit, si dhe asimilimi, kulturor dhe ndryshe, në komunitetin tuaj.

Kini kujdes, megjithatë, se natyralizimi i thjeshtuar përmes martesës mund të mos jetë i thjeshtë në fund të fundit.

Nëse martoheni me një shtetas zviceran vetëm për të marrë pasaportën, martesa juaj (ose shtetësia) mund të mos zgjasë shumë.

Një shembull i tillë i kohëve të fundit përfshin një grua marokene të martuar me një burrë zviceran 15 vjet më të madh se ajo. Pasi u natyralizua përmes procesit të lehtësuar, ajo u nda nga burri i saj vetëm disa muaj më vonë.

Autoritetet vendosën se ky ishte një rast i qartë i martesës me interes dhe ia hoqën gruas shtetësinë zvicerane.

Fëmijët e prindërve zviceranë

Kjo vlen për pasardhësit e prindërve të huaj që u natyralizuan, por fëmija nuk u natyralizua në të njëjtën kohë.

Ju mund të kërkoni një proces të përshpejtuar nëse ishit nën moshën 18 vjeç në kohën e natyralizimit të prindit/prindërve tuaj; të aplikoni për natyralizim para moshës 22 vjeç; mund të provoni se keni jetuar për pesë vjet në Zvicër, duke përfshirë tre vitet menjëherë para se të aplikoni.

Gjithashtu, “nëse jeni shtetas i huaj dhe fëmijë i një nëne zvicerane dhe një babai të huaj dhe nëna juaj e ka fituar shtetësinë zvicerane para se të lindnit ose e zotëronit atë në lindjen tuaj, mund të aplikoni për natyralizim të thjeshtuar me kusht që të jeni integruar me sukses në Zvicër” sipas SEM. “Kjo vlen në rastet kur një nënë e martuar me një shtetas të huaj nuk mund t’ia kalojë shtetësinë e saj zvicerane fëmijës së saj, pavarësisht se si e ka fituar shtetësinë zvicerane”.

E vetmja pengesë për këtë natyralizim të thjeshtuar do të ishte “nëse nëna juaj ka humbur shtetësinë e saj zvicerane para se të lindnit ju”.

Nëse keni një baba zviceran dhe keni lindur para 1 janarit 2006, mund të aplikoni për natyralizim të thjeshtuar, me kusht që të jeni integruar me sukses në Zvicër, sipas SEM.

Kjo është e vlefshme vetëm nëse babai juaj ishte shtetas zviceran në kohën e lindjes suaj dhe jo i martuar me nënën tuaj.

Birësimi

Ju gjithashtu mund të kaloni nëpër një natyralizim të përshpejtuar nëse jeni birësuar nga një prind zviceran.

Sipas SEM, kjo mund të ndodhë vetëm nëse jeni birësuar ligjërisht para se të mbushnit 18 vjeç.

Më sipër janë rrugët më konvencionale për natyralizim të thjeshtuar.

Por ka edhe disa mënyra më pak standarde.

Le të themi se jeni rritur duke besuar vërtet se jeni shtetas zviceran, por më vonë doli që nuk jeni.

Ndërsa kjo situatë ndoshta nuk është shumë e zakonshme, duhet të ndodhë herë pas here, sepse SEM e rendit këtë skenar në faqen e saj të internetit nën titullin “Njerëz të trajtuar gabimisht si shtetas zviceranë”.

SEM nuk specifikon në cilat rrethana një ngatërrim i tillë mund të ndodhë dhe të kalojë pa u vënë re nga autoritetet për një kohë të gjatë, veçanërisht pasi çdo person që jeton zyrtarisht në Zvicër është i regjistruar në komunën e tij ose të saj të banimit, dhe zyrtarët zviceranë janë të mirë në mbajtjen e gjurmëve të njerëzve.

Nëse zbulohet se nuk jeni zviceran në fund të fundit, atëherë mund të aplikoni për natyralizim të përshpejtuar, por barra juaj e provës do të jetë e rëndë.

“Ju duhet të keni qenë vërtet plotësisht të pavetëdijshëm se në fakt nuk jeni shtetas zviceran”, thekson SEM.

“Besimi juaj se jeni shtetas zviceran duhet të ketë lindur ose të jetë konfirmuar nga sjellja e një autoriteti kantonal ose komunal ndaj jush. Kjo sjellje nuk duhet të jetë e hapur për interpretim. Kjo lind veçanërisht nëse autoriteti ju ka lëshuar dokumente identiteti që deklarojnë se jeni shtetas zviceran, edhe pse në realitet nuk jeni”.

Bëjeni si të doni.

A ka rrethana të tjera lehtësuese që ju lejojnë natyralizim të shpejtë?

Ndoshta shpresoni që të flisni rrjedhshëm një (ose më shumë) nga gjuhët kombëtare, ose “të ndiheni zviceranë”, ose të zotëroni artin e jodlimit dhe të luajturit në alphorn do t’ju bënte një kandidat të mirë për shtetësi të shpejtë.

Jo. Megjithatë, ekziston të paktën një shembull i një të huaji që mori pasaportën e tij zvicerane pa shumë zhurmë, nga ana administrative.

Në vitin 1901, një ish-shtetas gjerman i quajtur Albert Ajnshtajn mori pasaportën e tij zvicerane, dy vjet pasi aplikoi dhe pa asnjë të dhënë se iu desh të kalonte nëpër pengesa proverbiale ose të provonte integrimin e tij (megjithëse ai kishte aftësitë e kërkuara gjuhësore).

A mund t’ju ndodhë e njëjta gjë? Ndoshta, por vetëm nëse jeni një fizikant fitues i Çmimit Nobel me një histori të zhvillimit të teorive inovative.

Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë