Edukatorët zviceranë kërkojnë ndryshime në mësimdhënien e gjuhëve

Zvicra duhet të investojë në mësimdhënien e gjuhëve, sipas Konferencës Zvicerane të Ministrave të Arsimit Kantonal.

Kontakti i hershëm me një gjuhë të dytë kombëtare dhe kulturat rajonale gjuhësore të Zvicrës është i rëndësishëm, tha ajo, sepse Zvicra është një Willensnation, një komb i bashkuar me zgjedhje, shkruan swissinfo.

Mësimdhënia e gjuhëve është një parakusht për konkurrueshmërinë e Zvicrës, sipas një deklarate të lëshuar të premten pas takimit vjetor të Konferencës së Ministrave të Arsimit Kantonal në Lucern. Të gjithë nxënësit duhet të përfitojnë nga një mësimdhënie e mirë në gjuhët kombëtare dhe anglisht, tha ajo, transmeton albinfo.ch.

Në këtë ngjarje, Konferenca miratoi një deklaratë mbi koordinimin e mësimdhënies së gjuhëve. Kjo për shkak se shqyrtimi i arritjes së kompetencave bazë në gjuhën e dytë kombëtare identifikoi një nevojë për të përshtatur objektivat dhe kurrikulat arsimore.

Mësimdhënia e gjuhëve duhet të intensifikohet duke rritur aktivitetet e shkëmbimit, tha ajo.

“Swiss Medical School II” javën tjetër në Prishtinë

Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës dhe me mbështetjen organizative të Organizatës së Studentëve të Mjekësisë – KOMS, ka organizuar ngjarjen shkencore “Swiss Medical School II” që do të mbahet më datë 8 nëntor në ambientet e Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.

Kjo ngjarje shkencore i dedikohet absolventëve të Fakultetit të Mjekësisë dhe Stomatologjisë, si dhe mjekëve e stomatologëve të rinj. Në kuadër të programit do të zhvillohen ligjëratat „State of the Art“ nga 8 ligjërues të njohur ndërkombëtarisht, të cilët do të ndajnë me pjesëmarrësit përvoja dhe njohuri të përditësuara nga fusha të ndryshme të mjekësisë bashkëkohore, transmeton albinfo.ch.

“Bashkëpunimi me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës përbën një shtyllë thelbësore të këtij projekti; ai lehtëson transferimin e dijes dhe ekspertizës profesionale drejt Atdheut si dhe krijon ura të qëndrueshme bashkëpunimi mes profesionistëve shqiptarë në Zvicër dhe atyre në Kosovë e më gjerë. Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për Dekanin dhe Prodekanen për mësim pranë Fakultetit të Mjekësisë për gatishmërinë dhe mbështetjen e tyre në realizimin e kësaj ngjarjeje. Përkrahja e tyre është vendimtare për përmbushjen e objektivave tona të përbashkëta për avancim shkencor dhe zhvillim të praktikës klinike, në përputhje me misionin e përhershëm të LMSHZ-së për të kontribuar në përmirësimin e sistemit shëndetësor në trojet shqiptare”, thuhet në njoftim.

Oda Amerikane shpreh shqetësim për miratimin e buxhetit nga Qeveria në detyrë

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) ka thënë se ndien “shqetësim të thellë” për vendimin e Qeverisë në detyrë për të miratuar dhe çuar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vendit për vitin 2026, duke thënë se vendi ende nuk ka qeveri të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Qeveria në detyrë e miratoi buxhetin për vitin 2026 të premten, i cili kap një shifër rekorde prej rreth 4 miliardë euro, me gjithë pasigurinë se Kuvendi mund ta shqyrtojë miratimin e tij pas kundërshtimeve të shumta.

Të shtunën, Oda Amerikane theksoi në një komunikatë se vendimet me ndikim të drejtpërdrejtë në politikat fiskale dhe ekonomike të vendit duhet të merren nga “një qeveri me mandat të plotë dhe legjitimitet demokratik”.

“Legjislacioni aktual qartazi kufizon fushëveprimin e një qeverie në detyrë, duke i lejuar asaj vetëm aktivitete të domosdoshme dhe përmbushjen e obligimit teknik për paraqitjen e projektbuxhetit, por jo miratimin ose inicimin e masave të reja fiskale që krijojnë detyrime të reja afatgjata për financat publike”, tha ajo.

Partitë tjera shqiptare dhe shoqëria civile e kanë vënë menjëherë në pikëpyetje ligjshmërinë e vendimit, duke thënë se Qeveria në detyrë nuk mund dhe nuk ka kompetenca për të propozuar buxhet për miratim në Kuvendin e ri.

Por, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nguli këmbë gjatë miratimit të tij se Qeveria e tij në detyrë “mund të propozojë buxhetin vjetor para Kuvendit sikurse është e përcaktuar me ligj”, si dhe i bëri thirrje Kuvendit ta votojë.

OAEK për rritjen e pagës minimale: Mund ta rrezikojë stabilitetin e tregut të punës

Oda Amerikane gjithashtu e komentoi edhe vendimin e Qeverisë në detyrë për ta rritur pagën minimale në 500 euro duke filluar nga janar.

Paga minimale, e cila është 350 euro, do të rritet në dy faza, fillimisht në 425 euro në janar, ndërsa në korrik do të bëhet 500 euro në muaj për të gjithë punëtorët me orar të plotë.

OAEK nënvizoi se çdo vendim i tillë duhet të bazohet në analiza gjithëpërfshirëse të tregut të punës, produktivitetit dhe kapaciteteve reale të sektorit privat, në mënyrë që të sigurohet një baraspeshë ndërmjet mirëqenies së punonjësve dhe konkurrueshmërisë së bizneseve.

“Vendimet e tilla mund të rrezikojnë stabilitetin e tregut të punës dhe të krijojnë pasiguri për komunitetin e biznesit”, tha ajo.

Oda Amerikane paralajmëroi gjithashtu se miratimi i politikave të reja të shpenzimeve publike në këtë fazë “mund të cenojë stabilitetin makroekonomik, të rrisë ngarkesën buxhetore për vitet në vijim dhe të çrregullojnë tregun e punës, duke rritur pritshmëritë për paga më të larta në sektorin privat dhe duke ndikuar kështu në konkurrueshmërinë e përgjithshme të ekonomisë”.

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, i tha Radios Evropa e Lirë të premten se vendimet e Qeverisë në detyrë për buxhetin e ri dhe rritjen e pagës minimale e pensionit dhe beneficioneve, do të sjellin pasoja të shumta për qëndrueshmërinë financiare të Kosovës.

“Ky buxhet nuk mund ta përballojë këtë kosto që e ka propozuar sot Qeveria. Dhe, mospërballimi do të ndikojë në rritjen e taksave, në rritjen e kontributeve të tjera, që duhet t’i paguajnë njerëzit për ta mbushur buxhetin, ose për t’i paguar këto rritje”, tha Bektashi./REL

Kurti dhe Gërvalla në Cyrih, kërkojnë votën e diasporës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmë në festivalin “Shqip Up Komedi” që u mbajt në Zvicër, ku me një ton humoristik iu drejtua mërgimtarëve kosovarë.

“Numrat këtu i kam më mirë se në Kosovë”, u shpreh Kurti mes duartrokitjeve të publikut, një deklaratë që u interpretua edhe si sinjal i nisjes së fushatës zgjedhore, në një kohë kur diaspora mbetet pjesë e rëndësishme e elektoratit kosovar, shkruan albinfo.ch.

Tutje ai me shaka u drejtua mërgimtarëve se e di që ata nuk kanë shkuar atje për seriozitete politike por për komedi serioze, teksa duke i falenderuar për vëmendjen ua rikujtoi se të dielën është raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë.

“Të gjithë ju që jeni regjistruar për të votuar me postë, këtë tani mund ta bëni deri më datën 8 nëntor, ditë e shtunë”, tha ai ndër të tjera duke i inkurajuar ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Ndërkohë edhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve jashtë vendit që të marrin pjesë në procesin e votimit për zgjedhjet komunale, të cilat më 9 nëntor hyjnë në fazën e balotazhit.

“Me 9 nëntor në Mitrovicë, në Prishtinë, në Pejë, në Gjakovë dhe në shumë komuna të tjera do të zgjidhen përfundimisht kryetarët e komunave.

Të gjithë ju që jeni regjistruar për të votuar nga jashtë me postë, ju lutem dërgoni zarfin tuaj më së voni deri më 8 nëntor”, ka bërë thirrje Gërvalla, duke shtuar se vota e diasporës është thelbësore për zhvillimin e komunave dhe të vendit në tërësi.

Vlen të theksohet se ajo ka pasqyruar të gjitha informatat për mënyrën e votimit përmes faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) – kqz-ks.org – si dhe përmes numrit kontaktues në Viber/WhatsApp: +383 46 610 061.

Mesazhet e Kurtit dhe Gërvallës në Zvicër vijnë në një periudhë kur diaspora kosovare po shihet si faktor i rëndësishëm në zgjedhjet e ardhshme, si në nivel lokal, e veçmas edhe në atë qendror./Albinfo.ch

Në nder të Festave të Nëntorit, ekspozita “Nëntori i Parë” në Cyrih

Shoqata “Gjergj Kastrioti” Zvicër, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, dhe nën patronatin e Konsullit të Republikës së Kosovës,  Vigan Berisha organizojnë ekspozitën artistike “Nëntori i Parë”.

Ngjarja organizohet me rastin e Festave të Nëntorit dhe i kushtohet Kryeheroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Përmes kësaj ekspozite, synohet të përkujtohet dhe të nderohet figura madhështore e Skënderbeut, si dhe të reflektohet, përmes artit, ndjenja e lirisë, bashkimit dhe krenarisë kombëtare që përfaqëson ky muaj historik për shqiptarët kudo në botë.

Data: 15 nëntor 2025
Vendi: Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Adresa: Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Zürich
Pritja e mysafirëve: nga ora 19:00
Fillimi i programit: në ora 19:30

Për më shumë informata:
facebook.com/share/1Jj5pU1X4R/
[email protected]
www.kastrioti.ch

 

 

Rastet e zhvendosjeve të paligjshme të fëmijëve nga prindërit po rriten në Zvicër

Rastet e rrëmbimeve ndërkombëtare të fëmijëve në Zvicër janë në rritje. Vetëm gjatë vitit 2024, Zyra Federale e Drejtësisë regjistroi 154 raste, që do të thotë se çdo dy deri në tre ditë, një fëmijë rrëmbehet ose sillet në mënyrë të paligjshme në Zvicër, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se në shumicën e rasteve, rrëmbimi ndodh pas ndarjes së prindërve që vijnë nga vende të ndryshme.

Zakonisht, në 75 për qind të rasteve, është nëna ajo që merr fëmijën dhe largohet drejt vendlindjes së saj. Edhe pse ekziston Konventa e Hagës e vitit 1980, e cila parashikon kthimin e menjëhershëm të fëmijëve të rrëmbyer brenda gjashtë javësh, zbatimi i saj shpesh zvarritet dhe mbetet i komplikuar.

Procesi i kthimit të fëmijëve shpesh është i gjatë dhe i ndërlikuar, ndërsa autoritetet zvicerane po përballen me vonesa të konsiderueshme.

Blick jep disa nga rastet kanë bërë bujë në mediat zvicerane:

Në vitin 2021, një nënë zvicerane rrëmbeu djalin e saj 5-vjeçar dhe u fsheh në Gjermani me një ish-oficer të lidhur me grupin ekstrem “Reichsbürger”. Ajo u dënua në vitin 2024 me 17 muaj burg me kusht dhe një gjobë, pa u dëbuar nga vendi.

Në një rast tjetër, një nënë nga Friburgu udhëtoi vetë në Brazil për të gjetur vajzën e rrëmbyer nga ish-bashkëshorti. Pas muajsh kërkimesh, ajo e gjeti fëmijën dhe e solli në Zvicër.

Një rast i tretë përfshinte një grua franceze që qëndroi në arrati me vajzën e saj për 11 vjet, deri kur u arrestua rastësisht në një kontroll trafiku në Zvicër dhe u ekstradua në Francë.

Ndërkohë autoritetet federale paralajmërojnë se zvarritjet ligjore dhe mosbashkëpunimi ndërkombëtar po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë kthimin e fëmijëve tek prindërit ligjorë.

https://www.blick.ch/schweiz/entfuehrungen-nehmen-zu-alle-zwei-tage-verschwindet-in-der-schweiz-ein-kind-id21378724.html

Skandal në çerdhen e Bernës, 50 akuza për abuzim ndaj 15 fëmijëve

Një rast tronditës ka goditur kryeqytetin zviceran: një ish-punonjës i një çerdheje në Bernë do të dalë në gjyq në prill të vitit 2024, i akuzuar për 50 raste abuzimi ndaj të paktën 15 fëmijëve. Sipas autoriteteve, krimet e dyshuara janë kryer jo vetëm në Bernë, por edhe në një kanton tjetër të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

Sipas hetimeve, rasti ka dalë në dritë pas një denoncimi të prindërve, çka çoi në një hetim të gjerë nga prokuroria kantonale e Bernës. I pandehuri ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa autoritetet kanë konfirmuar se hetimet janë ende në zhvillim, shkruan Blick.

Prokuroria ka ngritur akuza për sulme seksuale dhe keqtrajtim ndaj fëmijëve, një krim që në Zvicër dënohet rëndë. Institucioni ku kanë ndodhur ngjarjet ka bashkëpunuar me hetuesit dhe ka pezulluar menjëherë personin e dyshuar.

Ky rast ka shkaktuar tronditje të madhe publike, duke ringjallur debatet mbi kontrollet e sigurisë dhe mbikëqyrjen e personelit në institucionet për fëmijë. Zyrtarët kantonalë kanë njoftuar se po shqyrtojnë masa të reja për forcimin e procedurave të verifikimit të punonjësve në kujdesin e hershëm fëmijëror.

Gjyqi pritet të zhvillohet në prill të vitit 2024 në Bernë, ndërsa familjet e viktimave kërkojnë drejtësi dhe transparencë të plotë.

Hapet këndi i librave shqip në Bibliotekën e Brilonit

Bëhet e ditur se në Bibliotekën e Qytetit të Brilonit (Stadtbibliothek Brilon) është hapur këndi i librave në gjuhën shqipe, një nismë e rëndësishme kulturore që synon të ruajë dhe promovojë gjuhën e kulturën shqiptare në diasporë, transmeton albinfo.ch.

Iniciativa u realizua me angazhimin e komunitetit shqiptar në Brilon dhe të mësueses së gjuhës shqipe, znj. Negjmie Reçica, si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, dhe institucioneve lokale të Brilonit.

Mund të jetë një imazh i duke studiuar

Në hapje morën pjesë Kryetari i Komunës, Dr. Christof Bartsch, deputeti gjerman Dirk Wiese, përfaqësues të institucioneve, të diasporës dhe të organizatave kulturore.
Ngjarjen e gjallëruan nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, të cilët shprehën entuziazmin për të lexuar në gjuhën e tyre amtare.

Në fondin e ri janë përfshirë mbi 250 libra në gjuhën shqipe, të cilët do të jenë në dispozicion të lexuesve, duke forcuar shumëgjuhësinë, arsimin dhe integrimin kulturor.

Mund të jetë një imazh i duke studiuar

Konsulli i Përgjithshëm në detyrë, z. Behar Isma, vlerësoi projektin si shembull bashkëpunimi të suksesshëm ndërmjet institucioneve dhe komunitetit shqiptar në diasporë.

Pas ceremonisë, delegacioni diplomatik zhvilloi një takim me Kryetarin e Komunës së Brilonit për të diskutuar mundësi të reja bashkëpunimi në fusha me interes të ndërsjellë. /Albinfo.ch

Mund të jetë një imazh i libër, aromë dhe teksti

https://www.facebook.com/share/p/16JRxhhmTE/

Zvicra ofron mbi një milion franga ndihmë pas uraganit “Melissa”

Pas shkatërrimeve të mëdha që la pas uragani “Melissa” në Karaibe, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Zvicrës (EDA) ka njoftuar se do të ofrojë mbi një milion franga zvicerane në ndihmë humanitare për vendet më të goditura: Kubën, Haitin dhe Xhamajkën, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit zyrtar, fondet do të përdoren për të ndihmuar popullsinë e prekur, duke siguruar ushqim, ujë të pijshëm, strehim emergjent dhe ndihmë mjekësore. Përveç ndihmës financiare, EDA po dërgon edhe staf mbështetës në terren, për të ndihmuar në koordinimin e operacioneve dhe shpërndarjen e ndihmave në mënyrë efikase.

Uragani “Melissa” ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka lënë mijëra njerëz pa strehë në rajon. Për Zvicrën, kjo ndërhyrje humanitare është pjesë e angazhimit të saj të vazhdueshëm për solidaritet ndërkombëtar dhe reagim ndaj katastrofave natyrore.

Roma mirëpret ekspozitën “Bukuritë e Kosovës”

Sot dhe nesër, më 1 dhe 2 nëntor 2025, në Piazza San Silvestro në Romë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali po organizon ekspozitën fotografike “Bellezze del Kosovo – Bukuritë e Kosovës”, shkruan albinfo.ch.

Ekspozita paraqet një udhëtim vizual përmes peizazheve natyrore, kulturore dhe historike të Kosovës, të sjella nga artistë bashkëkohorë nga vendi.

Ngjarja zhvillohet nga ora 10:00 deri në 17:00, në prani të ambasadores së Kosovës në Itali, znj. Nita Shala, stafit të ambasadës dhe përfaqësuesve të network-ut “Illyrian Brains”. /Albinfo.ch

Zvicra preket nga mungesa e lajthive

Kriza e lajthive që ka goditur tregjet botërore nuk ka kursyer as Zvicrën. Mungesa e furnizimit, e shkaktuar kryesisht nga moti i keq dhe dështimet e të korrave në Turqi, po ndikon drejtpërdrejt në çmimet e produkteve që përdorin lajthi, përfshirë edhe ato të markave të njohura si Nutella, përcjell albinfo.ch.

Turqia, furnizuesi më i madh në botë me rreth dy të tretat e prodhimit global, ka përjetuar një vit jashtëzakonisht të vështirë. Rendimentet e lajthive janë përgjysmuar, duke shkaktuar një rritje të menjëhershme të çmimit në tregjet ndërkombëtare. Zvicra, e cila importon rreth 8,000 ton lajthi në vit – kryesisht nga Turqia – është prekur ndjeshëm nga kjo mungesë, shkruan srf.

Në vend, edhe pse lajthitë mund të rriten lehtësisht në zonat rurale, prodhimi vendas mbetet minimal dhe nuk arrin të mbulojë kërkesën e industrisë së çokollatës dhe produkteve të ëmbla. Kjo e bën Zvicrën të varur nga importet dhe të ndjeshme ndaj çmimeve në tregjet botërore.

Sipas ekspertëve, çmimi i lajthive është dyfishuar brenda pak muajsh, duke krijuar sfida për prodhues si Ferrero, që përdor sasi të mëdha të kësaj arre për produktet e tij.

Nëse situata në Turqi nuk përmirësohet, mungesa e lajthive mund të zgjasë edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke prekur jo vetëm industrinë ushqimore, por edhe konsumatorët zviceranë që tashmë po përballen me produkte më të shtrenjta dhe furnizime të kufizuara.

Zvicra teston dheun për qëndrueshmëri, projekt inovativ

Zvicra ka vendosur një objektiv ambicioz, të arrijë një konsum neto zero të tokës deri në vitin 2050. Megjithatë, rruga drejt këtij qëllimi është ende e gjatë dhe kërkon ide të reja, projekte inovative dhe përkushtim afatgjatë. Një nga shembujt më të qartë të këtij angazhimi gjendet në komunën Russikon të kantonit të Cyrihut, ku po zhvillohet një projekt shembullor për përmirësimin e tokës, shkruan srf, përcjell albinfo.ch.

Në kantierin e Russikonit, ekskavatorët punojnë pandërprerë, me një ritëm mbresëlënës – një makinë gërmon dhe heq material çdo minutë. Por, pavarësisht pamjes së zakonshme të një kantiere ndërtimi, ky projekt është ndryshe. Ai nuk ka për qëllim të shkatërrojë apo të ndërtojë struktura të reja, por të rikthejë tokën në gjendjen e saj natyrore dhe pjellore.

Në këtë zonë, një livadh i gjelbër po ngrihet mbi një fushë të gjelbër, duke krijuar një peizazh që kombinon ekologjinë me inxhinierinë. Materialet e gërmuara gjatë punimeve të tjera ndërtimore në rajon po ripërdoren këtu, në vend që të hidhen ose të transportohen larg. Kjo qasje e zgjuar jo vetëm që redukton mbetjet dhe ndotjen, por edhe përmirëson cilësinë e tokës dhe ndihmon në ruajtjen e ekosistemeve lokale.

Sipas ekspertëve, projekte të tilla mund të shërbejnë si model për pjesë të tjera të vendit, duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në përmbushjen e synimit kombëtar për zero konsum neto të tokës. Me plane afatgjata dhe teknologji të qëndrueshme, Zvicra po tregon se zhvillimi dhe ruajtja e natyrës mund të ecin dorë për dore.

Ky projekt në Russikon është dëshmi e qartë se transformimi i qëndrueshëm nuk është vetëm teori – por realitet që po merr formë, një livadh i gjelbër njëherësh.

Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar

Qendrën e Kulturës në Stokholm, në prani të një audience të gjerë lexuesish, autorja e njohur shqiptare Lea Ypi zhvilloi një bashkëbisedim të veçantë me publikun rreth librit të saj më të ri, “Të poshtëruar”, transmeton albinfo.ch.

Gjatë këtij takimi, Ypi ndau me të pranishmit rrëfimet, përvojat dhe prapaskenat që e kanë frymëzuar për krijimin e kësaj vepre, ashtu si dhe të librit të saj të suksesshëm “Të lirë”, që ka fituar vlerësime ndërkombëtare.

Në aktivitet morën pjesë Ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkendije Geci-Sherifi, si dhe i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Shqipërisë, Eno Çollaku, të cilët zhvilluan një bisedë miqësore me autoren.

Ata vlerësuan kontributin e Ypit në letërsinë bashkëkohore shqiptare dhe mënyrën se si ajo, përmes veprave të saj, trajton tema të thella që lidhen me identitetin, lirinë dhe përgjegjësinë historike, duke reflektuar mbi përvojën personale dhe kolektive të shqiptarëve.

Ky aktivitet letrar në kryeqytetin suedez u prit me interes të veçantë nga lexuesit, duke dëshmuar ndikimin e vazhdueshëm të veprës së Lea Ypit në debatet kulturore e intelektuale brenda dhe jashtë botës shqiptare. /Albinfo.ch

Mynih: Ekspozitë për kujtesën historike dhe mbrëmje festive shqiptare

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Mynih mori pjesë në dy ngjarje të veçanta, të mbushura me emocione dhe krenari kombëtare, të organizuara nga Shoqata Shqiptare “Bekim Berisha – ABEJA” në Moosburg, afër Mynihut, transmeton Albinfo.ch.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, organizata For New Life Kosovo prezantoi ekspozitën me fotografi nga masakrat e luftës në Kosovë, duke sjellë në kujtesë momentet e dhimbshme, por edhe dëshmitë e sakrificës dhe qëndresës së popullit shqiptar në rrugën drejt lirisë.

Kjo ekspozitë u vlerësua si një kontribut i rëndësishëm për ruajtjen e kujtesës historike – vlerë që përbën rrënjën e identitetit kombëtar dhe një obligim moral ndaj brezave që sakrifikuan për lirinë që gëzojmë sot.

Në të njëjtën mbrëmje, Darka e Lamës në Sofrën Dardane mblodhi dhjetëra bashkatdhetarë në një atmosferë të ngrohtë e festive, ku tradita, arti dhe mikpritja shqiptare u ndërthurën në mënyrë të bukur. Pjesëmarrësit shijuan një program kulturor të pasur, me këngë, valle e lojëra tradicionale, që dëshmuan dashurinë dhe përkushtimin e diasporës ndaj rrënjëve dhe trashëgimisë kombëtare.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve gjermane, përfshirë Kryetarin e Komunës së Moosburgut, z. Josef Dollinger, dhe Kryetarin e Komunës së Bruckbergut, z. Rudolf Radlmeier, si dhe nga Kosova Kryetarin e Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, të cilët vlerësuan kontributin e komunitetit shqiptar në jetën shoqërore e kulturore të Bavarisë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Konsulli i Përgjithshëm Afrim Nura theksoi rëndësinë e ruajtjes së traditave, kujtesës historike dhe kulturës shqiptare në diasporë, duke i cilësuar ato si ura lidhëse mes brezave dhe atdheut.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Mynih shprehu mirënjohje për Shoqatën “Bekim Berisha – ABEJA”, kryetarin e saj Faton Ismajli dhe sekretarin Arif Arifaj, për organizimin shembullor dhe për përkushtimin e të gjithë bashkatdhetarëve që mbajnë gjallë shpirtin shqiptar në Gjermani. /Albinfo.ch

Sukses ndërkombëtar për pianistin shqiptar Ruben Xhaferi

Pianisti shqiptar Ruben Xhaferi është shpallur fitues i edicionit të 5-të të Konkursit Ndërkombëtar të Pianistëve në Radovljica 2024, në Slloveni, transmeton albinfo.ch.

Pas suksesit në garë, Xhaferi u paraqit edhe në një koncert të veçantë me Orkestrën e rajonit Friuli Venezia Giulia nga Italia, nën drejtimin e dirigjentit Romolo Gessi.

Vlen të theksohet se pianisti mbajti një mbrëmje muzikore të jashtëzakonshmeSallën Barok të Radovljiškegraščine, më 28 tetor 2025, ku publiku pati rastin të shijojë nga afër interpretimin e tij magjepsës dhe profesional.

Kjo paraqitje u cilësua si një mbrëmje plot art, pasion dhe emocione, duke dëshmuar edhe njëherë talentin e spikatur të artistit shqiptar në skenën ndërkombëtare të muzikës klasike./Albinfo.ch

https://www.facebook.com/share/p/1FY5eJnfU9/?mibextid=wwXIfr

Rita Ora krijon orën e saj muzikore “HEADRUSH” për Apple Music

Bëhet e ditur se këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka kuruar një sesion të veçantë muzikor për Apple Music, të quajtur “HEADRUSH”, përcjell albinfo.ch.

Në postimet e saj në Instagram, Rita tregon momentet nga studioja, ku ajo zgjedh këngët dhe krijon atmosferën e duhur muzikore. Ajo shfaqet me xhaketë të kuqe dhe syze dielli, duke reflektuar stilin e saj energjik dhe modern.

Fansat janë ftuar të sugjerojnë këngë për playlistën e saj dhe të dëgjojnë fragmentet e pabotuara. Ky aktivitet shënon një hap tjetër në angazhimin e Ritës në krijimin e përvojave muzikore unike për ndjekësit e saj, ndërsa ajo vazhdon të shijojë suksesin e hitit të saj më të fundit, “All Natural”

Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, u mbajt prezantimi i romanit “ë” të autores Jehona Kicaj, një vepër e cila është përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin gjerman të librit 2025, një nga vlerësimet më prestigjioze në letërsinë gjermane dhe evropiane, përcjell albinfo.ch.

Në fjalën e tij hyrëse, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti, vlerësoi lartë krijimtarinë e autores Kicaj, e cila me romanin e saj të parë ka shkruar histori, duke hyrë në përzgjedhjen e ngushtë për këtë çmim të rëndësishëm – suksesi më i madh i një autoreje me origjinë nga Kosova në hapësirën letrare gjermanishtfolëse.

Gjatë diskutimit, Jehona foli për librin e saj dhe shprehu mirënjohjen për përkrahjen e dhënë nga institucionet e Republikës së Kosovës, si dhe për organizimin e këtij promovimi në Ambasadën e Kosovës në Berlin. Romani “ë” është tashmë një bestseller për të cilin kanë shkruar mediat kryesore gjermane, duke vlerësuar lart stilin, tematikën dhe mënyrën e veçantë të të shkruarit të autores.

Përmes veprës së saj, Jehona Kicaj i ka dhënë zë viktimave të luftës së Kosovës, duke e bërë kujtesën pjesë të pandarë të narrativës së saj letrare. Ajo i jep zë dhe fuqi atyre që kanë vuajtur, duke luftuar kundër harresës dhe heshtjes përballë krimeve serbe ndaj popullatës civile shqiptare.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, të institucioneve kulturore gjermane, të një numri të madh të mërgatës shqiptare, si dhe dashamirësve të letërsisë dhe artit gjerman.

Të gjithë po mësohemi me inteligjencën artificiale

Mjetet e inteligjencës artificiale si ChatGPT dhe Gemini po ndryshojnë me shpejtësi mënyrën se si njerëzit në Zvicër përdorin internetin.

Një studim i ri i Comparis tregon se përdorimi i inteligjencës artificiale midis përdoruesve zviceranë të internetit është dyfishuar që nga viti i kaluar, me më shumë se gjysmën që tani mbështeten në mjete të tilla.

Motorët tradicionalë të kërkimit dhe faqet e lajmeve po humbasin terren, ndërsa zakonet online ndryshojnë në mënyrë dramatike, transmeton albinfo.ch.

Por përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale sjell gjithashtu shqetësime në rritje në lidhje me sigurinë e të dhënave.

Besimi në sigurinë online ka rënë vazhdimisht që nga viti 2022, me zviceranët frëngjishtfolës që janë dukshëm më të shqetësuar për privatësinë sesa rajonet e tjera.

Rregullat për rrjetet sociale në Zvicër

Mediat sociale do të bëhen shumë më pak të paligjshme në Zvicër.

Këshilli Federal ka zbuluar një projektligj të ri për të shtrënguar rregullat për platforma si TikTok, Instagram, YouTube dhe X.

Firmat e mëdha të teknologjisë do të duhet ta bëjnë më të lehtë për përdoruesit të raportojnë përmbajtje të paligjshme, siç janë gjuha e urrejtjes ose ngacmimi – dhe të shpjegojnë kur ndërmarrin veprime kundër llogarive.

Ato gjithashtu do të duhet të jenë më transparente në lidhje me mënyrën se si renditen postimet, të ofrojnë shërbim ndaj klientit në gjuhët kombëtare zvicerane dhe të emërojnë një përfaqësues lokal, transmeton albinfo.ch.

Për më tepër, platformat do të paguajnë një taksë të re monitorimi për të financuar zbatimin e ligjit.

Zvicër: Rënie e madhe e shitjes së akulloreve

Njerëzit në Zvicër kanë konsumuar dukshëm më pak akullore verën e kaluar. Shitjet në tremujorin e tretë kanë shënuar një rënie me 8.5 për qind krahasuar me vitin e kaluar, sipas shoqatës zvicerane të prodhuesve të akullores,  Glacesuisse, transmeton albinfo.ch.

Rënia ishte veçanërisht e dukshme për akulloret që shiten rrugës, ku janë regjistruar 16 për qind më pak akullore të shitura. Në veçanti, lëpizat dhe kornetat kanë shënuar një rënie të sheksuar në shitje.

Ky trend tregon një rënie të kërkesës për produktet e konsumuara në lëvizje.

Rënia ishte pak më e vogël për produktet e konsumuara në shtëpi (-6.4%) ose në restorante (-5.6%). Shoqata ia atribuon këtë pjesërisht motit më të freskët.

Nga nesër gomat e dimrit të detyrueshme në Francë

Nga e shtuna, gomat e dimrit janë të detyrueshme në departamentet fqinje franceze.

Ligji zbatohet për të gjitha automjetet, pavarësisht nga vendi i regjistrimit.

Gomat tani duhet të shënohen me simbolin e malit me tre maja – vula e thjeshtë M+S nuk është më e vlefshme.

Nëse nuk keni goma dimërore, atëherë duhet të mbani zinxhirë dëbore, transmeton albinfo.ch.

Mos pasja e gomave të duhura do të thotë një gjobë prej 135 eurosh dhe makina mund të sekuestrohet derisa të vendosen goma të reja.

EDK thekson rëndësinë e një gjuhe të dytë kombëtare për nxënësit

Konferenca e Drejtorëve të Arsimit në Kantonet e Zvicrës (EDK) ka trajtuar sot çështjen e mësimdhënies së gjuhëve në Zvicër. Kjo vjen në sfondin e presionit të ushtruar mbi mësimdhënien e hershme të frëngjishtes në Zvicrën gjermanishtfolëse, që është aktualizuar gjatë muajve të fundit, transmeton albinfo.ch

EDK thekson rëndësinë e kontaktit të nxënësve me një gjuhë të dytë kombëtare dhe  me kulturat e rajoneve gjuhësore në një moshë të re, pasi Zvicra është një komb i ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, shkruan srf.ch.

Të gjithë nxënësit duhet të përfitojnë nga mësimdhënie me cilësi të lartë në gjuhët kombëtare dhe në anglisht.

Në këtë aktivitet, EDK miratoi një deklaratë mbi koordinimin e mësimdhënies gjuhësore. Kjo deklaratë thekson se shqyrtimi i arritjes së kompetencave bazë në gjuhën e dytë kombëtare ka zbuluar nevojën për përshtatje të qëllimeve dhe kurrikulave arsimore. Mësimdhënia gjuhësore duhet të intensifikohet përmes rritjes së aktiviteteve të shkëmbimit.

Megjithatë, EDK dëshiron të përshtasë qëllimet arsimore dhe kurrikulat për gjuhën e dytë kombëtare. EDK nuk specifikon saktësisht se çfarë duhet të përfshijnë këto përshtatje.