Lajme
Danimarka: 10.1 milionë euro për bujqësinë kosovare
Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës përkrah sektorin e bujqësisë me 10.1 milionë euro
Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe zëvëndës ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri, Flemming Gredsted, sot në një takim të përbashkët ku i pranishëm ishte edhe ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, nënshkruan marrëveshje për një donacion danez në vlerë prej 10.1 milionë eurosh.
Mbi 80 për qind të vlerës së përgjithshme të donacionit do të ofrohet si grante investive për përkrahjen e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Ministri Stavileci tha se projekti që do të financohet me këto mjete është pjesë e programit të Ministrisë së Bujqësisë dhe në masë të madhe do të implementohet si grante investive për sektorin e bujqësisë dhe zhvillimin rural.
Ndërsa, ministri Financave Bedri Hamza tha se për Qeverinë si prioritet kryesor është rritja ekonomike dhe njëri prej kontribuesve të mëdhenj në këtë rritje ekonomike është edhe sektori i bujqësisë.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër












