Kosova
Deklarohet Armend Mehaj, dha dorëheqje për arsye familjare
Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga posti.
Ai ka shkruar se për arsye familjare ka ndërprerë punën në kabinetin qeveritar.
“Sot, më 08 gusht 2023, në mirëkuptim dhe mirëbesim të plotë, me kërkesën time, Kryeministri Albin Kurti më ka liruar nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës! Kjo kërkesë prej anës sime, ka ardhur për arsye familjare, për të cilat e kam njoftuar Kryeministrin Kurti, me kohë që më parë. Ai më falënderoi për punën time si dhe për të gjitha angazhimet e përbashkëta deri më sot, gjatë këtyre 29 muajve sa isha në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mehaj.
Ai tutje ka shtuar se punën e ka kryer me përkushtim.
“Brenda dy viteve të para të qeverisjes tonë, e kemi dyfishuar buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, nga 64 milionë euro në 123 milionë euro, ndërsa i kemi rekrutuar edhe 1836 ushtarë të rinj. Më 2021 e kemi realizuar 96 % të buxhetit vjetor, kurse më 2022 ky realizim ishte 95 %. Kurse këtë vit, deri më tani, e kemi realizuar 57 % të buxhetit vjetor. I kemi shtuar trajnimet dhe shkollimet e ushtarëve dhe oficerëve për mbi 16 herë, duke i dërguar nëpër akademi ushtarake në ShBA, Mbretëri të Bashkuar, Gjermani, Turqi, Shqipëri, Kroaci etj”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.
Mehaj ka mbajtur postin e ministrit për dy vjet e gjysmë. Vendin e tij do zë koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë













