Lajme
Dibra pret 11 mijë kurbetçinj gjatë verës
Sipas traditës, së pari vijnë bashkatdhetarët e SHBA-së, prej ku pritet të vijnë më shumë se tre mijë. Një numër i vogël tashmë kanë arritur
Më shumë se 11 mijë bashkatdhetarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë pritet të vijnë sivjet në rajonin e Dibrës, në Qendrën e Zhupës dhe rajonin e Rekës. Madje Shoqata e bashkatdhetarëve të këtij rajoni, thonë se kësaj vete kurbetçinjtë kanë paralajmëruar ardhje masive.
Ata thonë se pritet këtë verë në Dibër, Zhupë dhe Rekë të arrijnë mbi 11 mijë bashkatdhetarë të cilët pushimet verore do t’i kalojnë me të afërmit e tyre në vendlindje.
Sipas traditës, së pari vijnë bashkatdhetarët e SHBA-së, prej ku pritet të vijnë më shumë se tre mijë.
Numri më i vogël tashmë kanë arritur, por më masovisht priten kah fundi i këtij muaji, shkruan koalb.com, transmeton Albinfo.Ch.
Nga vendet perëndimore evropiane, më së shumti nga Italia, Gjermania, Zvicra dhe Luksemburgu, ku ka edhe më së shumti kurbetçinj ë nga ky rajon, duhet të arrijnë rreth tetë mijë. Ata vijnë më së shumti kah mesi i korrikut, ku në rajonin e Dibrës dhe Rekës dhe në Zhupë bëhen shumë festa.
Ndryshe, shqiptarët gjithandej Ballkanit janë shpërndarë nëpër shumë vende të botës. Sipas disa statistikave vetëm nga Shqipëria janë rreth 1.1 milionë mërgimtarë, shumica prej tyre të vendosur në Itali dhe Greqi, por edhe në SHBA. Edhe nga Kosova ka rreth 800 mijë mërgimtarë, ndërsa ky numër është i madh edhe në Maqedoni e viset tjera shqiptare.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër













