Lajme
Edhe mërgimtarët me letërnjoftime kosovare nëpër Serbi
Me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes mes Kosovës dhe Serbisë, që ka nis të zbatohet nga 26 dhjetori mund të përfitojnë edhe mërgimtarët
Atyre mund t’i shkurtohen kilometrat për të shkuar në vendlindje duke kaluar transit nëpër Serbi vetëm nëse posedojnë letërnjoftime të Republikës së Kosovës.
Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes mes Kosovës dhe Serbisë nuk rregullon kalimin me pasaportë të Republikës së Kosovës apo ndonjë dokument tjetër për personat që nuk kanë letërnjoftim (p.sh. personat nën 16 vjec).
Kjo bëhet e ditur nëpërmjet një njoftimi të Departamentit për Çështje Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, i cili u është dërguar ambasadave dhe konsullatave kosovare nëpër bot.
“Hyrja nga shtetet e treta në Serbi mund të bëhet vetëm në dy pika kufitare në Horgosh (kufiri Hungari-Serbi) dhe Batrovci (Kroaci – Serbi), ndërkohë që për hyrje dalje Kosovë- Serbi aktualisht të hapura janë pikat në Jarinjë, Merdarë dhe Muçibabë”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës
Po ashtu bëhet e ditur se çfarë dokumente kërkojnë policët serb nëse kaloni nëpër Serbi.
“Dokumentet e kërkuara nga policia Serbe janë: Letërnjoftimi i Kosovës, patentë shoferi, leja e qarkullimit dhe polisa kufitare e sigurimit”, thuhet në këtë njoftim.
Mërgimtarët që vijnë nga vendet e treta nuk janë të obliguar të paguajnë polisa të sigurimit ngase në Serbi njihet kartoni gjelbër, por jo edhe në Kosovë.
“Theksojmë se çmimorja që aplikohet për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë nuk vlen për automjetet me targa të shteteve të tjera, ndonëse bartës të tyre mund të jenë shtetas të Kosovës. Për raste të tilla vlen kartoni i gjelbër ose rregullativat e tjera të caktuara mes Serbisë dhe vendeve të treta”, theksohet në këtë njoftim të Departamentit për Çështje Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 Nga 1 korriku 2026, në Zvicër hyjnë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme ligjore dhe praktike... -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë













