Kosova

Edi Rama takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski

Kovaçevski: Një mirëseardhje të ngrohtë për Edi Ramën

Sot, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka pritur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, përcjell albinfo.ch.

“Një mirëseardhje e ngrohtë në Shkup për kolegun tim të dashur, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Sot është një mundësi tjetër për një bisedë të hapur që synon forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, veçanërisht në kuadrin e rrugës sonë evropiane, e cila sigurisht është domethënëse për prosperitetin e të dy vendeve dhe për qytetarët”, shkruan Kovaçevski në profilin e tij në Facebook.

Kovaçevski shton se fokusi është te ndërtimi i shteteve ekonomikisht të forta dhe të sigurta.