Lajme
Ekspertët: Vetëm vaksinimi parandalon variantet e reja COVID
Vaksinimi i më shumë njerëzve globalisht do të ndihmojë në parandalimin e shfaqjes së varianteve të reja më të rrezikshme të COVID-19, thonë ekspertët.
Por, më pak se 1% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta deri më tani kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19, sipas Universitetit të Oksfordit.
“Unë mendoj se duhet të shohim më globalisht sesa thjesht brenda kombeve tona dhe të shqyrtojmë se si po shkon përhapja e vaksinave nëpër botë”, i tha Euronews Dr. Simon Kolstoe, një pedagog i vjetër në kujdesin shëndetësor.
Ndërsa udhëheqësit e G7 u zotuan të ndajnë një miliard doza vaksinash, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë theksoi se duheshin më shumë vaksina.
“Kjo është një ndihmë e madhe, por ne kemi nevojë për më shumë, dhe ne kemi nevojë për to më shpejt. Më shumë se 10 mijë njerëz po vdesin çdo ditë”, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Ka doza të mjaftueshme të vaksinave në gjithë botën për të ulur transmetimin dhe për të shpëtuar shumë jetë, nëse ato përdoren në vendet e duhura, për njerëzit e duhur. Punonjësve shëndetësorë dhe atyre më të rrezikuar duhet t’u jepet përparësi mbi ata me rrezik të ulët”, shtoi kreu i OBSH-së.
Varianti Delta po përhapet me shpejtësi të madhe.
Boris Johnson njoftoi të hënën se Anglia do të vonojë heqjen e të gjitha kufizimeve për katër javë të tjera për shkak të një rritje të rasteve me variantin Delta që u identifikua për herë të parë në Indi.
Tani ai është lloji dominues i COVID-19 në Britani të Madhe dhe një studim i ri nga Shëndeti Publik në Skoci zbuloi se varianti gati dyfishoi rrezikun për shtrime në spital.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë Inflacioni në Zvicër u rrit më tej në muajin prill, i nxitur kryesisht nga rritja e... -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira












