Shqipëria

Erion Veliaj rikandidon për të parin e Tiranës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të rikandidoj edhe për një mandat për të parin e kryeqyteti shqiptar.

Në këtë mënyrë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vetë ka qetësuar zërat se Partia Socialiste po kërkon tjetër kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Edhe pse nuk e ka thënë ende qartë, fakti që i referohet Veliajt për mandatin e dytë, Rama e konfirmon se nuk ka plan t’ia besojë njeriu tjetër këtë post.

Në lidhje me garën e 30 qershorit deri tani është konfirmuar se Partia Socialiste në Elbasan nuk do rikandidojë Qazim Sejdinin por prefektin e prezantuar në këtë qark pak ditë më parë Gledian Llatja. PS-ja ka vendosur të rikandidojë Armando Subashin në Fier, Sotiraq Filon në Korçë dhe Artur Bushin në Krujë.