Lajme
Erzen Rrustemi, “Nderi i Qytetit” të Gjilanit
Këtë çmim më parë i është ndarë përfaqësuesit të Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Joseph Biden III për kontributin e tij si pjesëtarë i forcave të sigurisë KFOR
Pas futbollistit Xherdan Shaqiri dhe Joseph Biden III (djali i nënpresidentit aktual të SHBA Joe Biden) edhe boksierit shqiptar nga Zhegra e Gjilanit, që jeton dhe vepron në Burgdorf të Zvicrës, i është akordohet çmimi-titulli “Nderi i Qytetit”, për arritje të rezultateve të lakmueshme në arenën ndërkombëtare.
Ky çmim i jepet me rastin e 12 Qershorit, Ditës së çlirimit të Gjilanit dhe i është ndarë me propozim dhe miratim të Kuvendit të Komunës.
Këtë çmim më parë e ka marrë përfaqësuesi i Kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Joseph Biden III (djali i nënpresidentit aktual të SHBA) për kontributin e tij në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve të komunës së Gjilanit, si pjesëtarë i forcave të sigurisë KFOR.
Çmimin “Nderi i Qytetit”, Erzen Rrustemit i u dorëzua në seancën solemne të Asamblesë së Gjilanit, të mbajtur më 15 qershor, në prani të këshilltarëve, mysafirëve dhe personaliteteve të shquara të jetës sportive, shoqërore, kulturore e arsimore të komunës së Gjilanit. Këtë çmim dhe medaljen ia dorëzoi kryetari i komunës, Lutfi Haziri, i cili në fjalën e rastit mes tjerash është shprehur.
“Në seancën solemne në ditën e çlirimit, ia dorëzuam çmimin “Nderi i Qytetit” boksierit nga Gjilani me famë botërore, Erzen Rrustemi, për rezultate kulminante në arenën ndërkombëtare, duke na bërë krenar me rezultatet e tij. Ndërkaq në një rast tjetër do t’ia japim çmimin edhe ikonës shqiptare të futbollit në botë, gjilanasit tjetër Xherdan Shaqiri”, tha ai, citon INA, transmeton Albinfo.Ch.
Ndërkaq Erzen Rrustemi tha se ndjehet i nderuar që Komuna e Gjilanit e shpall Nder i Qytetit të Gjilanit. “Një titull shumë i lartë dhe shumë i çmuar për mua dhe gjithë anamoravën, do të mundohem që ta mbajë me nder dhe me suksese edhe më të mëdha në të ardhmen. Jam shumë krenar për popullin tim dhe udhëheqësin e Komunës..”, tha ai.
Erzen Rrustemi, boksieri shqiptar, nga Zhegra e Gjilanit-Kosovë, i cili gjatë karrierës së tij ka zhvilluar 11 ndeshje dhe ka shënuar po aq fitore prej të cilave 9 me KO. (10 ndeshje ai i ka zhvilluar në peshat e rënda deri 91 kg dhe ka shënuar po aq fitore, prej të cilave 8 me KO, dhe është fitues i titullit të kampionit të Evropës në versionin WBU (WBU Europameisterschaft).
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku Megjithëse shumica e rritjeve janë relativisht modeste, ato do të ndikojnë te çiftet që planifikojnë të... -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS













