Kosova

Escobar: KFOR-i nuk largohet nga Kosova

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur për masat ndëshkuese ndaj Kosovës, duke bërë të ditur se largimi i KFOR-it nuk është një prej tyre.

Këto deklarata Escobar i ka bërë gjatë së premtes në një takim me gazetarët kroatë në Zagreb, shkruan agjencia Hina.

“Ne shpresojmë që (Kurti) në një moment të plotësojë kërkesën evropiane dhe amerikane”, tha Escobar, përcjell albinfo.ch.

“Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin kosovar, jo me një parti apo një figurë politike”, tha i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Po ashtu, i dërguari amerikan u shpreh se do të duhet të pranohej plani evropian për de-eskalim të situatës.

“Kjo nuk është një masë ndëshkuese, është një mundësi e humbur. Kjo po i ndodh Kosovës tani sepse nuk po koordinohet me partnerët e saj”, shtoi Escobar, përcjell albinfo.ch.