Kosova
Eurodeputeti slloven: Vuçiqi po i mashtron SHBA-në dhe BE-në për Kosovën
Bëhet e ditur se anëtari i Parlamentit Evropian, Klemen Groshelj, në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po mashtron Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian në lidhje me Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, Serbia është një vend ku parimet themelore të demokracisë nuk funksionojnë.
“Është shumë e thjeshtë, sepse Serbia shihet si një nga lojtarët kryesorë në Ballkanin Perëndimor. Pra, të gjithë presin që të sigurojmë që Serbia të jetë lojtari pozitiv në Ballkan. Por, mendoj se duhet të diferencojmë midis asaj se cila është qeveria e Vuçiqit në Serbi dhe cilat janë aspiratat e popullit serb. Besoj akoma, jam shumë i bindur, se populli serb do të jetë pjesë e familjes dhe komunitetit në Bashkimin Evropian. Ndërsa Vuçiqi dhe elita politike në Serbi po luan një lojë tjetër, duke përdorur këtë aspiratë të popullit serb vetëm për të ndenjur në pushtet. Sepse kur procesi i vërtetë i pranimit do të fillojë, kur të zbatohen këto reforma, është shumë e dukshme që mbretërimi i Vuçiqit në Serbi do të fillojë të zvogëlohet. Do të ketë një sërë mundësish për pikëpamje të ndryshme në Serbi. Këtë po mbron tani Vuçiqi. Fatkeqësisht, mendoj se shumica e komunitetit ndërkombëtar po përqendrohet më shumë te zgjidhja e këtij problemi. Të bëjmë diçka për të ndaluar tensionet që janë të pranishme tani, pastaj do të përpiqemi t’i zgjidhim më vonë problemet e tjera. Kjo është vërtetuar se s’ka qenë kurrë e suksesshme dhe nëse shikoni ç’ndodhi në Bosnjë pas Marrëveshjes së Paqes në Dejton, këto janë mësimet që duhet të kujtojmë të gjithë. Duhet të kemi zgjidhje gjithëpërfshirëse, jo të përkohshme”, u shpreh Groshelj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League Liga e Evropës do të ketë fitues shqiptar....
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024”
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
Jeta në Zvicër
-
Kur do të hapen pishinat në Zvicër? Pranvera është këtu dhe po kështu është edhe moti i ngrohtë – të paktën tani për...
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
-
Procedura 24 orëshe – 40 për qind më pak kërkesa për azil
-
Zvicër: Azilkërkuesit e mitur sulmojnë njëri-tjetrin me thika
-
Gjeneva do të votojë për ndalimin e simboleve të urrejtjes