Kosova
Fabrika e njohur gjermane po hap filialin e prodhimit në Kosovë
Një prej investimeve më të mëdha gjermane në Kosovë, në sektorin e prodhimit
Po afrohet hapja e fabrikës së MUNDA-s, që do të prodhojë nga Kosova për sektorin gjerman të automjeteve, përcjell albinfo.ch.
Prodhuesi gjerman MUNDA është anëtari më i ri i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.
Pas më shumë se dy vjetësh nga kontakti i parë me Kosovën, nëpërmjet Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, gjithçka po shkon në drejtim të duhur për hapjen e një prej investimeve më të mëdha gjermane në Kosovë në sektorin e prodhimit.
MUNDA joint-venture e kompanive Aunde dhe Mentor, do të prodhojë pjesë nga sistemet e ndriçimit të tekstilit për industrinë e automobilave. Prodhimi pritet të hapet në vitin 2024.
Gjermania vazhdon të mbetet investitori më i madh në Kosovë, me rreth 587 milionë euro investime të huaja direkte nga Gjermania në Kosovë, vetëm për periudhën Janar 2018 – Prill 2023.
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat
Jeta në Zvicër
-
Stuhi të fuqishme godasin Zvicrën: Rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara dhe qindra ndërhyrje të zjarrfikësve Mbi 25 mijë vetëtima goditën vendin, ndërsa reshjet e dendura shkaktuan përmbytje, rrëshqitje dheu dhe bllokim... -
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër











