Lajme
Fillon zbatimi i marrëveshjes për diploma
Kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka bërë të ditur se marrëveshja për njohje të diplomave universitare e arritur në Bruksel është e zbatueshme që nga ky muaj.
Sipas saj, kjo marrëveshje do të mundësojë njohjen e diplomave të studentëve që kanë kryer studimet në të gjitha universitetet në territorin e Kosovës, shkrujanë mediat e Kosovës.
Obligimin për implementimin e kësaj marrëveshje do ta ketë Asociacioni i Universiteteve Evropiane. Kurse, puna do të kryhet nga një përfaqësi që do të hapet në Prishtinë, e cila do të jetë zyra ku do të dorëzohen kërkesat nga studentët për nostrifikim të diplomave.
Ajo ka thënë se marrëveshja do të vlejë për të gjitha universitetet në territorin e Kosovës, përfishir edhe Universitetin e Mitrovicës.
Diplomat e Universitetit të Mitrovicës nuk njihen nga shumë vende evropiane, përfshirë dhe ato rajonale.
E-Diaspora
-
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë Fluturimi Prishtinë–Berlin u anulua pasi avioni u kthye në aeroport pak minuta pas ngritjes. Dyshohet se... -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër Pas një freskimi të shkurtër, Zvicra pritet të përballet sërish me temperatura shumë të larta. Meteorologët... -
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën










