Kosova
Fjala “kumbar” e Ramës e nervozoi Vuçiqin në Beograd
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një tur nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’i njoftuar përfaqësuesit e saj rreth samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë, përcjell albinfo.ch.
Të enjten ai vizitoi Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën. Ndërsa të premten, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe në fund Serbinë.
Pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në mbrëmje ata mbajtën një konferencë për media, e cila deri në momentet e fundit u zhvillua pa tensione.
Mirëpo në prag të përmbylljes së konferencës, ishte një shprehje që Rama e përdori, e cila duket se e nervozoi Vuçiqin.
Derisa kryeministri i Shqipërisë po tregonte se si ua ka dërguar draft-statutin për Asoaciacionin e Komunave me Shumicë Serbe kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, të cilët ai i quajti “kumbarë” të propozimit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte pikërisht kjo shprehje që nuk i pëlqeu Vuçiqit.
“Ata janë kumbarë të planit franko-gjerman jo të statutit. Presidenti i Francës dhe kancelari i Gjermanisë janë ‘kumbarë’ të planit franko-gjerman. Planin franko-gjerman e kanë bërë Franca e Gjermania, nuk besoj që e ka bërë Serbia. Ndërkohë që sa i përket propozimit të draft-statutit, e përsëris është një kontribut i pakërkuar për të ndikuar pozitivisht në këtë proces. Nuk ka asnjë qëllim tjetër dhe nuk ka asnjë pretendim që palët ta pranojnë. Por, unë besoj që palët do të gjejnë shumë arsye për ta pranuar qoftë edhe pjesërisht”, është shprehur Rama në konferencën për media.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas tij, në Serbi nuk quhen kumbarë atë që imponojnë vendime.
“Edi, në Serbi i zgjedhim vetë kumbarët dhe i ftojmë të vijnë në pagëzim, andaj këtu nuk quajmë ‘kumbarë’ njerëz që imponojnë disa vendime”, ka reaguar Vuçiqi.
Kujtojmë se më 8 qeroshor, Rama u ka dërguar Scholzit dhe Macronit një draft-statut për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kjo si vetiniciativë e tij për ta çuar më tutje dialogun Kosovë-Serbi që ka ngecur si pasojë e tensioneve në veri të Kosovës.
Mirëpo një iniciativë e tillë nuk është mirëpritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në një konferencë para media, Kurti i ka propozuar Ramës që atë draft-statut t’ia dërgojë Vuçiqit në Serbi për shqiptarët në Luginë të Preshevës.
“S’kam dyshim që Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, beson se propozimi i tij është i mirë dhe duke qenë kështu, krejt çfarë unë propozoj është që kryeministri Rama t’ia prezantojë presidentit Vuçiq në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur. Pa dyshim që kryeministri Rama beson se ky është një model i duhur, pra propozimi im është që duke besuar në atë që beson kryeministri Rama, t’ia propozojë Beogradit për shqiptarët në Serbi, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, ka deklaruar Kurti.
Ndërkohë që ende nuk ka ndonjë draft-statut përfundimtar që është i pranueshëm për të dyja palët, faktori ndërkombëtar është vazhdimisht duke bërë thirrje për qetësim të situatës në veri të Kosovës, në mënyrë që të fillojë zbatimi i marrëveshjes që u arrit më 27 shkurt në Bruksel dhe më 18 mars në Ohër, për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
“Qeveria kantonale duhet të sjellë Eurovisionin në Cyrih” Kwshilltarja kantonale e GLP-sw, Chantal Galladé dëshiron të dijë nga qeveria kantonale se si është e...
-
Zvicra ‘shtyn’ ukrainasit të punojnë më shumë
-
Kështu e imagjinojnë qytetin e tyre vajzat e Bazelit
-
Përdorimi më i ulët i armëve të policisë zvicerane në 14 vjet
-
Zvicra në referendum për të ndalur rritjen e popullsisë