Kosova
Fluks i mërgimtarëve në pikën kufitare në Mërdar
Përkundër raportimeve se ka hezitim të mërgimtarëve për të ardhur në Kosovë përmes Serbisë, ata vendlindjes ia mësynë me vetura e autobusë.
Bashkatdhetarët thanë për mediat kosovare se nuk patën probleme, derisa thonë që serbët kanë përfitim nga mërgimtarët kur këta e shfrytëzojnë tranzit Serbinë.
Problem tjetër për ta është shfaqur edhe me policat e sigurimit, meqë janë duke e paguar pasi Qeveria e Kosovës nuk dihet nëse do ta paguajë, përcjell albinfo.ch.
Pikëkalimi kufitar i Merdarit rëndom është më i ngarkuari me diasporën kosovare.
Sido që të jetë, dalja dhe hyrja në territorin e Kosovës aktualisht mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta, përveç pikës kufitare te Dheu i Bardhë, ku janë krijuar kolona 30 metra, hyrja në Kosovë përmes kësaj pike mund të bëhet deri në 10 minuta, transmeton Telegrafi.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale për gjendjen në vendkalimet kufitare duke klikuar KËTU
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë













