Koronavirusi: çast pas çasti

Franca regjistron 351 vdekje të reja nga Covid-19

Autoritetet franceze kanë raportuar për 351 vdekje të reja nga pandemia e koronavirusit.

Kështu numrri total i viktimave nga Covid-19 arrin në 27.425.

Franca ka numrin e katërt më të lartë të vdekjeve në botë pas Shteteve të Bashkuara (83,720), Mbretërisë së Bashkuar (33,186) dhe Italisë (31.106).

Të hënën Franca ka lehtësuar disa prej masave të izolimit që ishin vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve, që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 141.356, përcjell Albinfo.ch