Kosova
FSK marshon në Mitrovicë të Jugut
Forca e Sigurisë së Kosovës ka marshuar nëpër Mitrovicë të Jugut gjatë së premtes.
“Në vazhdën e kësaj, Regjimenti i Tretë i Forcave Tokësore (R3KFT) ka realizuar marshimin kondicional, për të cilin kanë qenë të njoftuar Komandanti i Batalionit të KFOR-it dhe stafi i tij të vendosur në bazën e KFOR-it në Maxhunaj. Në kuadër të planit mujor të trajnimeve për muajin qershor 2023, më 23.06.2023, R3K ka realizuar marshimin 12 km në zonën e përgjegjësisë, zona e Mitrovicës. Marshimi është realizuar duke filluar nga ora 0900L nga kazerma “Minatori” në drejtim të fshatrave Bajr, Frashër i Vogël dhe Frashër i Madh. R3K në këtë marshim ka marrë pjesë gjithsej me 215 pjesëtarë. Qëllimi i këtij marshimi ka qenë mbajtja dhe përmirësimi i gatishmërisë fizike të pjesëtarëve të R3K.
Marshimet janë aktivitete të zakonshme të njësive të FSK-së, dhe realizohen disa herë përgjatë vitit kalendarik në pjesë të ndryshme të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po ashtu ka njoftuar për marshimin, duke bërë të ditur se nuk lidhet me çështjet e sigurisë.
“Marshimi nuk ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në veri të Republikës. Përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve tanë e ka Policia e Kosovës, e cila është në krye të detyrës dhe është duke kryer me shumë sukses punën e saj”, thuhet në njoftimin e ministrit, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
“Qeveria kantonale duhet të sjellë Eurovisionin në Cyrih” Kwshilltarja kantonale e GLP-sw, Chantal Galladé dëshiron të dijë nga qeveria kantonale se si është e...
-
Hedhja e parave nga qielli në Cyrih: Një 12-vjeçar është plagosur rëndë me sende të mprehta
-
Zvicra ‘shtyn’ ukrainasit të punojnë më shumë
-
Kështu e imagjinojnë qytetin e tyre vajzat e Bazelit
-
Përdorimi më i ulët i armëve të policisë zvicerane në 14 vjet