Kosova

Gazetarët në Kosovë bojkotojnë konferencën e ministres Hajdari

Gazetarët në Kosovë kanë bojkotuar konferencën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si shenjë revolte ndaj vendimit të kësaj ministrie për heqjen e licencës së punës për mediumin KlanKosova.

Në momentin kur Hajdari nisi të fliste, gazetarët ia hoqën mikrofonat nga foltorja, pastaj janë larguar edhe kameramanët.

Hajdari po fliste për bizneset që kanë bërë shkelje ligjore, përcjell albinfo.ch.