Kosova
Gërvalla në OKB i drejtohet Daçiqit: Ti je Slloba i vogël
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, në fjalimin e mbajtur para Këshillit të Sigurimit të OKB-së e ka quajtur Ivica Daçiqin përgjegjës për krimet dhe dhunimet e kryera në Kosovë.
Daçiq, mes tjerash, në fjalim ia përmendi Gërvallës deklaratat siç tha ai, kundër UÇĶ-së, duke i thënë se për shkak dëshmive të saj Thaçi e Veseli po gjykohen në Hagë.
Kundërpërgjigjja e Gërvllës ishte duke e quajtur Daçiqin “Slloba i vogël”.
“Daciq, ju vetëm sa treguat sot pse njerëzit në Serbi ju kanë quajtur në vitet e 90-ta Slloba i vogël, një Millosheviq i vogël, për shkak të bosit dhe heroit tuaj, e kuptoj që jeni i zemëruar – dhe e njoh këtë gjuhë, që moti e njoh. Unë nuk jam në politikën evropian qe 2-3 vjet, jam qe shumë vjet. Ju e keni të vështirë që e keni humbur Kosovën në 99-ën, por që duhet të mbani retorikë të tillë dhe populli i Serbisë nuk e meriton këtë. Por, e vërteta dhemb dhe më vjen shumë keq për ju”, tha ajo në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku po diskutohej për Kosovën.
E-Diaspora
-
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët Vendimi do të jetë në fuqi nga 1 korriku deri më 31 gusht, për të lehtësuar... -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Lopët në Zvicër mund të mbajnë qafore me GPS Zvicra mund të lejojë gardhet virtuale për bagëtitë, lopët do të mbajnë qafore me GPS në... -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni për në apo nga Zvicra këtë verë -
Studimi i OECD-së: Zvicranët kanë besimin më të lartë te qeveria -
Hiqen paralajmërimet për vapën në pothuajse të gjithë Zvicrën -
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno













