Kosova
Gërvalla paralajmëron lëvizje pozitive drejt njohjes së Kosovës

Kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla paralajmëroi lëvizje pozitive drejt njohjes së Kosovës.
Ajo ka shprehur rezerva të deklarohet teksa është pyetur rreth mundësisë së njohjes së vendit nga Ukraina, por që ka thënë se ka lëvizje pozitive drejt sigurimit të njohjeve të reja.
“Ne e dimë se sa agresive është fushata e Serbisë, por edhe e Rusisë për të penguar njohje të reja dhe për të krijuar çnjohje të Kosovës nga shtete të ndryshme. Prandaj, ne, asnjë prej shteteve me të cilat bisedojmë nuk e vëmë publikisht para sfidave të tilla, por ka lëvizje të shumta me shumë shtete”, deklaroi ajo për RTK.
Gërvalla ka thënë se janë përqendruar në 5 shtetet e BE-së, të cilat nuk e kanë njohur ende Kosovën, derisa ka përmendur edhe punën që po bëhet në anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.
“Ne jemi përqendruar kryesisht te pesë shtetet e BE-së, sepse mendojmë që ato nëse nuk realizohen do të kthehen në një sfidë serioze për rrugën euroatlantike të Kosovës. Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare nuk duhet të kthehet vetëm në një çështje formale, të prestigjit por duhet të jetë një çështje e cila duhet të shihet dobia në secilën organizatë. Ne kemi aplikuar në maj të vitit të kaluar për Këshill të Evropës, në ndërkohë kemi kaluar fazën e parë, pra një prej dy fazave i kemi kaluar. Tani ndodhet çështja në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku ka përkrahje shumë të madhe për Kosovën”, u shpreh Gërvalla.
Gërvalla foli edhe për masat ndëshkuese të vendosura nga Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, për çka tha se të njëjtat duhet të hiqen sa më parë.
“Ato masa janë të pakuptimta për mendimin tim dhe duhet të hiqen sa më shpejt. Se si do të jetë procesi, do të më lejoni mos ta diskutojmë publikisht, sepse ka disa gjëra të cilat është mirë kur ndodhin dhe është mirë kur gëzohemi në fund, por është mirë ta ruajmë njëfarë konfidencialiteti ndaj partnerëve”, tha Donika Gërvalla.
E-Diaspora
-
Këto janë Personalitetet e Vitit 2023, të zgjedhura nga albinfo.ch Sport: Granit Xhaka, Politikë: Ylfete Fanaj, Islam Alijaj, Biznes: Labinot Haxhaj, Kulturë: Fisnik Maksvel dhe Mjekësi/Shkencë:...
-
Ambasadori Nano, me veshje kombëtare paraqitet para Trupit Diplomatik në Zvicër
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar në Gjermani
-
“The Sun” shkruan se Rita Ora kthehet në Kosovë për një projekt të ri larg muzikës
-
Sot varroset shqiptarja nga Suedia, reagon Pacolli: U vra në mënyrë mizore
Jeta në Zvicër
-
Ari shënon nivelin më të lartë që prej pandemisë Çmimi i arit theu nivelin më të lartë të të gjitha kohëve të hënën, në më...
-
Strategjia e re në Zvicër për mbrojtje nga COVID
-
Aksidente për shkak të borës në kantonin Zug
-
Vala aktuale e Covid në Zvicër do të promovojë imunitet të përforcuar kolektiv
-
Zug: Pothuajse gjysma e pensionistëve janë milionerë