Kosova
Gërvalla: Serbia, joserioze në dialog
Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, për mediumin portugez “Diaro de Nolicias” ka thënë se nga Serbia duhet qasje serioze në procesin e dialogut. “Është kaq e vështirë me Serbinë. Ata ulen në tryezën e bisedimeve dhe premtojnë dhe pastaj vjen një Serbi krejtësisht tjetër kur bëhet fjalë për zbatimin e premtimeve. Kësaj radhe Serbia as që nënshkroi, kështu që nuk jam optimiste për të pritur ndryshime në javët apo muajt e ardhshëm”, tha ajo, përcjell albinfo.ch.
Sipas ministres së Jashtme, Serbia nuk qe gati për marrëveshje në Bruksel as më 27 shkurt, e as më 18 mars. “Serbia vazhdon lojën e vjetër të transmetimit të mesazheve dhe më pas kur vjen koha për nënshkrim, refuzon. Është për të ardhur keq që BE-ja po e mundëson këtë situatë dhe nuk po i zgjidh sfidat e dialogut që po ndërmjetëson”, tha ajo, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Gërvalla po ashtu deklaroi se Kushtetuta e Kosovës, si produkt i politikës evropiane, u garanton të drejta të gjera pakicave, me theks të veçantë serbëve. “Kjo udhëheqje serbe s’është aspak e interesuar ta çojë Serbinë në BE. Këtë e thonë çdo ditë. Nëse i shikojmë sondazhet, shohim se edhe njerëzit në Serbi, shumica, s’janë pro anëtarësimit të Serbisë në BE. Kjo do të thotë se të gjitha vendet tona që po bëjnë përparim, për shembull, Kosova po bën përparim të madh në çështjet e sundimit të ligjit sipas standardeve evropiane, duhet të presin derisa Serbia, që i shërben interesave të Rusisë, të ndahet nga ajo, ose të ketë rrugë ku i plotësojnë kushtet për të hyrë në BE. Besoj se BE-ja nuk është shumë e sinqertë në ofertën që i bën Ballkanit Perëndimor për integrim dhe kjo është pjesë e problemit. Nëse oferta është e sinqertë, atëherë përpjekjet e rajonit do të konsiderohen të mjaftueshme”, tha kryediplomatja, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












