Kosova
Grafite homofobike në Prishtinë, policia nuk konfirmon nëse ka nisur hetime
Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar nëse ka nisur apo jo ndonjë hetim ndaj një grafiti në Prishtinë të hënën, i cili bënte thirrje për vrasjen e homoseksualëve.
Në një rrugë të kampusit të Universitetit të Prishtinës (UP), në mëngjesin e 7 gushtit u pa një grafiti me mbishkrim në gjuhën angleze “kill the gays”, apo në shqip “vrisni homoseksualët”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i ka thënë Radios Evropa e Lirë të hënën vonë se çdo mbishkrim i cili ka elemente serioze trajtohet nga policia, përcjell Albinfo.ch.
Por, për mbishkrimin e 7 gushtit në kampusin e UP-së, ai thotë se deri tani, nuk ka ndonjë informacion.
Ndërkohë, juristja nga Kosova, Flutura Kusari në një reagim në rrjetin social Facebook këtë mbishkrim e konsideron të rrezikshëm dhe si i tillë, sipas saj, duhet të hetohet.
“Thirrjet për vrasje janë vepër penale”, shkroi Kusari.
Në orët e pasdites, një organizatë e cila avokon për të drejtat e homoseksualëve rrjetin social Facebook ka postuar një fotografi ku shihet se mbi fjalën “vrisni” është shkruar “puthni”.
“Kiss the gays”, apo në shqip “puthni homoseksualët”, shkruhet në mbishkrimin e korrigjuar.
“Na jemi këndej dhe jemi gati t’i mbrojmë hapësirat tona publike”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.
Në Kosovë, në muajin qershor, për të shtatën herë me radhë është mbajtur Parada e Krenarisë.
Paradat e Krenarisë në Kosovë shërbejnë si protesta për të drejtat ligjore si martesat midis personave me të njëjtën gjini.
Aktivistë dhe pjesëtarë të këtij komuniteti vazhdimisht theksojnë se shoqëria kosovare është tejet konservatore, andaj ka pak të tillë që deklarohen hapur për orientimin e tyre seksual.
Pjesëtarë të këtij komuniteti kanë raportuar se janë shënjestër e dhunës, diskriminimit dhe stigmatizimit./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë












