Kosova

Grubi: Nuk po zbatohen marrëveshjet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka deklaruar se 11 marrëveshjet që janë nënshkruar me Qeverinë e Kosovës në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, nuk po gjejnë zbatim.

Ai pret që të paktën zbatimi i pikës së përbashkët të kufirit të fillojë nga 1 janari i vitit 2024.

“Po pres që në mes të gushtit të firmoset vendimi nga ana e dy ministrave të Brendshëm dhe pastaj ekipet të nisin jetësimin e marrëveshjes dhe shpresoj se që nga 1 janari 2024 të ketë vetëm një kontroll kufitar në mes dy vendeve tona. Por, pa marrë parasysh ngecjes në zbatim të këtyre marrëveshjeve mes dy qeverive, ne punët tona po i vijojmë”, tha Grubi në “Info Magazine” në Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.