Kosova
Haradinaj: Kurti si person, kiminë dhe përbërjen e ka pak serbe
“Kimia dhe përbërja e [Albin Kurtit] si person është pak serbe”. Kështu e komentoi Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, madhërimin që Kurti ia bëri ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, për të cilin nuk kurseu lëvdata prej më të ndritshmeve si demokrat, liberal e figurë kyçe që kontribuoi në ndjelljen e proevropianizmin në Serbi, përcjell albinfo.ch.
“Kurti është në një mënyrë si kimi serbe e botës serbe. Kryeministri i Kosovës me elaboru një ish –kryeministër serb pse… vetëm e ka një kimi me ta e ka një lidhje me atë botë, me atë jetë edhe i ndikon me dhonë shpjegim ose elaborim për Gjingjiqin, në anglisht i thonë What the hell”, ka thënë Haradinaj.
“Unë kam shërby kryetar Qeverie, jam kryetar partie, unë nuk e ndjej se duhet të bëj elaborim për ndonjë kryeministër të Serbisë, unë do të bëj për shqiptar për figura… sepse rrogën ma jep buxheti i Kosovës, çka kam lidhje unë me sqaru kush është Gjingjiqi, është ofendim i ekzistencës tënde, nuk e bën kërkush, rri në hallin tënd, thotë populli. Kjo flet për një kimi serbe, Kurti është shoqëruar shumë me OJQ serbe, me krejtë ato kur ka qenë në KAN, shihet që hala këto ja kanë një virus, ja lëshojnë një virus, çka vyjti me elaboru Gjingjiqin”, tha ai.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra importon një numër rekord organesh Më shumë njerëz morën transplante në Zvicër në vitin 2025 falë një numri rekord të organeve... -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë? -
Zermatt ka më shumë të huaj se zviceranë












