Kosova

Hovenier ripërsërit kërkesën për depërshkallëzim të situatës në veri

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hoveniergjatë një paraqitje publike të martën ka ripërsëritur kërkesat për depërshkallëzimin e plotë të situatës në veri të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Ambasadori Hovenier pas pjesëmarrjes në dhënien e 250 kamerave të trupit donacion Policisë së Kosovës, foli edhe për rastin e televizionit Klan Kosova, ku tha se kjo çështje nuk është vetëm biznesore, por edhe për lirinë e mediave