Lajme

Kënga më e re e Ava Max, e para në listën zyrtare të iTunes

Këngëtarja shqiptare, Ava Max, është tashmë një nga emrat më të suksesshëm në tregun ndërkombëtar të muzikës, transmeton albinfo.ch.

Ajo ka shënuar një tjetër arritje në karrierën e saj, pasi kompozimi i saj mban momentalisht vendin e parë për këngët më të dëgjuara, në një nga platformat muzikore online.

Publikimi “My heart and my head” është aktualisht kënga e parë në botë në listën zyrtare të iTunes.

“Numri 1 në iTunes! Çfarë! Ju dua të gjithëve. Le të shkojmë përpara”, ka shkruar Ava Max. /Albinfo.ch


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI