Kosova

KFOR-i zviceran vendoset në një pikë statike afër Jarinjës

KFOR-i zviceran është vendosur në një pikë statike disa kilometra larg pikës kufitare me Serbinë, në Jarinjë, shkruan albinfo.ch.

Kjo vjen pas sulmeve të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku ka mbetur i vdekur një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Nga ana tjetër, me kërkesë nga Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s në Evropë, ditëve në vijim në Kosovë pritet të vijnë 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror Princesha e Uellsit.