Kosova
KOK reagon ndaj deklaratave nacionaliste të Gjokoviqit

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), ka reaguar ndaj mesazheve nacionaliste serbe të tenistit, Novak Gjokoviq.
KOK ka deponuar edhe ankesë në Komitetin Olimpik Ndërkombtar (IOC) në lidhje me këtë çështje, shkruan koha.net.
Tenisti serb, ka vazhduar me provokime pasi të hënën shkroi mesazh me propagandë pro-serbe “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën” pas fitores në rundin e parë të Grand Slamit “French Open”.
Këtë veprim e ka cilësuar si të papranueshëm KOK-u, i cili ka kërkuar nga IOC-ja që të ndërmarrë masa ndaj tij.
“Gjokoviq promovoi sërish propagandën e nacionalistëve serbë dhe përdori platformën sportive për ta bërë këtë. Po ashtu, deklaratat e mëtejshme të bëra nga një personazh i tillë publik pa asnjë ndjenjë pendimi, rezultojnë drejtpërdrejt në ngritjen e nivelit të tensionit dhe dhunës mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagimin e KOK-ut, përfjelle albinfo.ch.
Komiteti ka kërkuar edhe masa disiplinohet Gjokoviq.
“I nderuari president, ajo që ndodhi në ‘French Open’, perceptohet si shkelje e parimeve sportive dhe e shpirtit olimpik, si një shkelje e Kartës Olimpike. Pavarësisht se Gjokoviq është një nga tenistët më të mirë, një sjellje e tillë e përsëritur nuk mund të tolerohet, pasi krijon një precedent të rrezikshëm që sporti mund të përdoret si një platformë për mesazhe politike, agjenda dhe propagandë. Unë me të vërtetë shpresoj që IOC të ngrit zërin në emër të sportit dhe të tregoj edhe një herë, siç e keni treguar gjithmonë, se sporti nuk mund të përdoret për mesazhe dhe agjenda politike dhe ju falënderoj paraprakisht për vëmendjen që do të rezervoni për këtë çështje”, shkruan në fund të reagimit të të KOK-ut, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Strellci i Deçanit, në Asamblenë e Komunës Horn të Austrisë “Të angazhohemi sa më shumë në politikë dhe në të gjitha sferat. Kështu jemi të integruar,...
-
Cyrih: Debat mbi shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri
-
Zgjedhjet 2023
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023
-
Fillim i mbarë i ordinancës së mjekut shqiptar “Gefässmedizin Winterthur»
-
Edhe një investim nga Zvicra në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Kantonal i Cyrihut i thotë “jo” nismës së bankës Këshilli Kantonal ka vendosur sot të rekomandojë që iniciativa bankare e bankës së majtë të gjelbër...
-
80% e të moshuarve në Zvicër, cak i mashtrimeve
-
Mospajtime për qiratë dhe kontratat e strehimit në Zvicër
-
Shtatori i vitit 2023, më i ngrohti në historinë e Zvicrës
-
Katër rregullat e reja në trafik që duhet t’i dini