Kosova
Komuna e Gjilanit shkurton orarin për punëtorët agjërues
Me vendim të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, të gjithë punonjësit që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit do të punojnë një orë më pak.
Sipas këtij vendimi, puna në komunë nis në orën 09:00 e jo në orën 08:00, siç është e paraparë. Po ashtu, me këtë vendim janë obliguar drejtoritë komunale që të mbajnë evidencë për zyrtarët publikë, shkruan Koha.net, përcjellë albinfo.ch.
Zyrtari për media në Komunën e Gjilanit, Besart Selimi, i ka thënë KOHËS se vendimi është vetëm lehtësirë. “Kryetari i Komunës ka marrë vendim që të gjithë ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit të fillojnë punën nga ora 09:00, pra një orë më vonë. Nuk është ndryshim i orarit por vetëm lehtësirë për një orë duke e pasur parasysh vështirësinë e agjërimit e orarit të hershëm të syfyrit. Kjo është një praktikë që është praktiku edhe vitin e kaluar dhe po besoj që praktikohet edhe në shumë institucione të tjera”, ka thënë Selimi, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit












