Kosova
Kongresmenët amerikanë kërkojnë Asociacion për shqiptarët në Luginë
Kongresmenët Ritchie Torres dhe Jim Himes, me një letër drejtuar kreut të Departamentit të Shtetit Amerikan, Anthony Blinken, kanë kërkuar të drejta të njëjta edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Letrën që e nisën në prag të takimit të Ohrit, kongresmenët theksojnë rëndësinë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse mbi normalizimin e marrëdhënieve, e po ashtu edhe njohjen reciproke, shkruan Top Channel, përcjell albinfo.ch.
“Nga sa kuptojmë, plani aktual nuk përfshin përmendjen e të drejtave të minoriteteve, apo nevojë për t’u siguruar që të merren masa në mënyrë që të tilla të drejta të respektohen. Ju nxisim të insistoni për përfshirjen e kësaj cështjeje në ujdinë përfundimtare”, thuhet në letër, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch.
Dy kongresmenët kujtojnë se së fundi është raportuar që Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të inkorporohet në procesin e dialogut në mënyrë që të garantohen të drejtat e pakicës serbe që jeton në Kosovë. “Duke pasur parasysh historinë e konfliktit në këtë rajon, dështimi në sigurimin e këtyre të drejtave në mënyrë të ndershme e të qëndrueshme mund të rrezikojë të gjitha aspektet e tjera të marrëveshjes”, thuhet në letër, raporton TCH, përcjell albinfo.ch.
Kongresmenët kërkojnë nga Blinken të mbështesë këtë reciprocitet dhe një asociacion për komunitetin shqiptar që jeton në Serbi.
“Ne e përkrahim me forcë dialogun dhe inkurajojmë trajtimin e njëjtë të minoriteteve në të dy vendet”, përfundon letra.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova 20-vjeçarja nga Malisheva humbi jetën në një aksident trafiku në Gjermani... -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











