Kosova
Konjufca: Gabim propozimi i Ramës, nuk kemi interesim ta shohim
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar disa ditë pas njoftimit nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për propozimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Askush nuk e ka parë atë draft. Pyeteni nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës (Enver Hoxhaj)” ka thënë Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.
I pyetur nëse do kërkojë Qeveria e Kosovës të shoh draftin ka thënë që jo.
“Nuk kemi interes me e pa sepse kjo është çështje e institucioneve të Kosovës. Sa i përket përmbajtjes së tij, lirisht kontaktojeni nënkryetarin e Kuvendit, ai tha që e ka pa. Kryeministri shqiptar tha që është sekret por nënkryetari jonë tha që e ka pa.”
Shumë drafte kanë qarkulluar deri tash por asnjëri nuk ka pasë ndonjë efekt në Republikën e Kosovës ka thënë tutje Konjufca, përcjell albinfo.ch.
I pyetur nëse do të ishte zgjidhje për situatën në veri ai tha se nuk mund të paragjykojë.
“Nuk mund të paragjykoj për përmbajtjen nuk e kam parë. Në parim mendoj që është gabim, pavarësisht përmbajtjes. Është një defekt parimor sepse kryeministri shqiptar nuk do të duhej të bënte veprime të tilla pa u ulë me kryeministrin e Kosovës edhe pa i sqaru të gjitha këto probleme së bashku. Ata takohen shpesh por ky ishte veprim i njëanshëm”,është shprehur Konjufca, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? Me temperaturat e larta të verës, shumë banorë dhe turistë në Zvicër po kërkojnë freskim në... -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026 -
Gati një në pesë zviceranë investon në kriptovaluta -
Temperaturat do të rriten sërish në Zvicër














