Kosova
Konjufca: Kjo që ndodhi është e papranueshme, rrëmuja në Kuvend u krijua qëllimshëm
Menjëherë pas ngjarjes sot, ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili e ka quajtur të papranueshme tentimin për përleshjen fizike që ka ndodhur sot në sallën e seancave plenare. Konjufca theksoi se përdorimi i dhunës edhe në këtë mënyrë është i dënueshëm, teksa shtoi se tashmë kjo është përgjegjësi e organeve të rendit dhe, sipas tij, nëse ka pasur sulm fizik, do të trajtohet prej ligjit, përcjell albinfo.ch.
“Kjo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës është e papranueshme, përdorimi i dhunës edhe në këtë mënyrë është i ndëshkueshëm, i dënushëm prej të gjithë neve, prandaj konsideroj që për shkak të kësaj rrëmuje që u krijua qëllimshëm, është përgjegjësi e organeve të rendit dhe nëse ka pasë sulm fizik do të trajtohet prej ligjit, është pjesë që nuk na takon neve, ajo vetëm ka ndodhur brenda sallës dhe shqyrtohet me profesionalizëm prej njerëzve përgjegjës”, ka deklaruar Konjufca.
Kryepralamentari më pas ka njoftuar se do shkojnë në pauzë 2-orëshe, pasi sipas tij, nuk ka kushte të vazhdohet seanca. “Sa i përket mundësisë me vazhdu seanca, nuk po shoh kushte në këtë moment kur po flasim. Po e marrim një pushim prej 2-orësh dhe pastaj vendosim se në çfarë mënyrë e vazhdojmë seancën”, tha kryetari i Kuvendit.
Gjatë kohës sa ishte duke dhënë fjalim kryeministri Albin Kurti, ka ndodhur një tentim për përleshje fizike. E gjithë kjo nisi kur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, vendosi një foto në foltoren e Kuvendit, përderisa Kurti po deklarohej, një fotografi të kreut të ekzekutivit më hundë të madhe. Më pas zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është ngritur nga karriga e tij dhe ka grisur fotografinë. Pas këtij veprim, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, i cili hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Kurti dhe zëvendëskryeministrit Bsilimi, në mbrojtje të së cilit erdhi ministri i Financave, Hekuran Murati. Lushtaku shihet duke e shtyrë fizikisht ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun. Ndërkaq deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj, shihet duke goditur fizikisht ministrin Murati.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë













