Lajme
Kosova, 17 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se " 12 qershori shënoi fundin e spastrimit etnik dhe të krimeve të Serbisë në Kosovë”
Sikur sot, 17 vjet me parë, forcat e Aleancës së veriut (NATO) zbarkuan në Kosovë, duke i dhënë fund një lufte të përgjakshme që la pas vetës më shumë se 13 mijë të vrarë, mijëra të zhdukur dhe më shumë se 1 milionë të zhvendosur nga shtetit e tyre. Por, 17 vjet Kosova nuk ka arritur ta shtrij autoritetin në gjithë vendin.
17 vjet me parë nisi hapja e një kapitulli të ri për popullin e Kosovës, një epokë e zhvillimit, përparimit dhe dinjitetit e barazisë qytetare, pa dallim, kanë deklaruar udhëheqës të shtetit. Që nga atëherë 12 Qershori në Kosovë kujtohet si Dita e Lirisë së Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një deklaratë të tij të postuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se “kjo ditë shënoi fundin e spastrimit etnik dhe të krimeve të Serbisë në Kosovë.
“Shtatëmbëdhjetë vjet më pas, ne jemi në rrugë të mbarë për ta jetësuar aspiratën për një Kosovë anëtare të BE-së dhe NATO-s. Të bashkuar si 17 vjet më parë, ne duhet ta rikthejmë entuziazmin dhe ta transformojmë atë në zhvillim të vendit dhe në mirëqenie të qytetarëve”, ka shkruar presidenti Thaçi, citon REL.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se lëvizja gjithë popullore paqësore, lufta heroike çlirimtare dhe ndërhyrja ushtarake e miqve euro-atlantikë, rezultoi me çlirimin e Kosovës dhe nisjen e epokës së krijimit të shtetit.
“Sot, Kosova është Republikë e pavarur, e njohur nga në shumë se gjysma e vendeve të botës, me procese të avancuara euro-integruese, pjesë e organizmave të shumtë ndërkombëtarë politikë, ekonomikë e sportivë. Qytetarët e Kosovës sot janë më të vendosur se kurrë, që në partneritet me SHBA-në dhe vendet e BE-së, ta bëjnë Kosovën shtet të denjë të familjes evropiane, pjesë të NATO-s dhe të zhvilluar ekonomikisht”, ka thënë Mustafa.
Një nga sfidat më të mëdha në Kosovën e pasluftës mbetet veriu i saj. Janë katër komuna me rreth 40 mijë banorë serbë që e sfidojnë Republikën e Kosovës. Atë financohen shteti serbë dhe kanë ngritur struktura paralele.
Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, duhet të bëjnë më shumë në të gjitha drejtimet, sidomos në zhvillimin e vendit, në aspektin ekonomik.
“Institucionet, liderët politikë nuk kanë arritur që të ndërtojnë një shtet funksional, i cili konsideroj se është dashur shumë më herët që të arrijë në një nivel të funksionimit të mirëfilltë. Dhe, në anën tjetër, ballafaqohemi edhe me problemet, të cilat prapë për 17 vjet do të duhej të ishin zgjidhur sidomos kur bëhet fjalë për nivelin e korrupsionit, nivelin e krimit të organizuar por edhe përmirësimet në fushat e tjera të rëndësishme – kam parasysh këtu shëndetësinë dhe arsimin. Natyrisht, institucionet, liderët politikë duhet të bëjnë shumë më shumë për shtetndërtimin e Kosovës”, thotë pos tjerash Mushkolaj.
Në anën tjetër, ekspertët e çështjeve të sigurisë, konsiderojnë se trupat e NATO-s kanë arritur që të përmbushin qëllimin kryesor, vendosjen e rendit dhe ligjit, përkatësisht stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
Pas fushatës ajrore prej 78 ditësh, para 17 vjetësh, trupat e NATO-s zbarkuan në Kosovë. NATO në kuadër të strukturës shumëkombëshe KFOR kishte dërguar deri në 50 mijë ushtarë të saj në Kosovë, ndërsa sot 17 vjet pas, në Kosovë operojnë pothuajse 4600 ushtarë të NATO-s.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër Sindikatat dhe partitë e majta në Zvicër kanë nisur zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për një referendum... -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë -
A janë liqenet e Zvicrës mjaftueshëm të ngrohta për not? -
Regjistrimi i lindjeve dhe martesave në Zvicër do të kushtojë më shumë nga korriku -
Ndryshimet që hyjnë në fuqi në Zvicër nga korriku 2026












