Kosova
Kosova, me më shumë se 1 milion e 700 mijë përdorues të telefonisë mobile
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka publikuar raportin për tremujorin e dytë të vitit 2023 për “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”.
Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile është 1,775,864, përkatësisht për 0.86% më i lartë krahasuar me tremujorin paraprak TM1-2023, ndërsa 2.77% me i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM2-2022), shkruan RTK.
Po ashtu edhe qasja ka rritje të lehtë në krahasim me tremujorin paraprak. Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 97.8% të numrit të popullsisë.
Në tre muajt e fundit numri i parapaguesve të telefonisë fikse është 69,500, që paraqet një rënie prej 1.2% në krahasim me tremujorin e kaluar.
Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së, përcjell albinfo.ch.
Numri i linjave të internetit me qasje fikse brez gjerë deri në TM2 2023 i raportuar nga operatorët është 399,076 parapagues të internetit.
Nga kjo vërehet një rritje prej 6.4% në krahasim me TM1 2023, respektivisht rritje prej 1.7% në krahasim me TM2 2022, raporton RTKlive.
Penetrimi i internetit përmes qasjes fikse brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 134.3%, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 21.9%.
Numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G në periudhën TM2 2023 ka arritur në 1,521,569 përdoruesish e që shënon një ulje prej 2.2% krahasuar me TM1 2023, dhe një rritje prej rreth 6.4% krahasuar me TM2 2022. Në vijim është dhënë figura që paraqet krahasimin e përdoruesve me qasje 3G dhe 4G.
“Trendi i numrit të parapaguesve të qasjes në internet përmes rrjetit mobil që nga fillimi i ofrimit të këtyre shërbimeve në treg është karakterizuar me një rritje të vazhdueshme . Në periudhën raportuese (TM2 2023) penetrimi i qasjes mobile është 84 %, ndërsa i asaj fikse 22 % për banor”, thuhet në raportin e ARKEP-it, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani Me projektin e saj të ri “De-Life”, artistja do të prezantojë Kosovën në një nga ngjarjet... -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë












