Kosova
Kosovë: Arrestohet 1 person, kanosi me vdekje kryeministrin Kurti
Një person është arrestuar për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
Ai dyshohet se ka kanosur me vdekje kryeministrin Albin Kurti. Arrestimi është konfirmuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ku bëhet me dije se N.S.ka shkruar një postim në rrjetin social “Facebook’’ për vrasje të kreut të qeverisë së Kosovës.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës, ka arrestuar sot të dyshuarin me inicialet N.S. për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’’ nga neni 121 të KPRK-së. Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari N.S. ka bërë kanosje të dhunës për vrasje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, pasi që ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook’’ me përmbajtje inkriminuese”, ka njoftuar Prokuroria.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë











