Kosova
Kosovë: Pesë ministra e një zëvendësministër po hetohen nga Task Forca Anti-korrupsion
Pesë ministra dhe një zëvendësministër i Qeverisë së Albin Kurtit janë duke u hetuar nga Task Forca Anti-Korrupsion e Policisë së Kosovës.
Betimi për Drejtësi shkruan se ministri i Financave, Hekuran Murati, po hetohet për dëmtim të mësimdhënësve, ku dyshohet se jashtligjshëm ua ka ndërprerë pagesat gjatë grevës.
Murati është ftuar nga Task Forca që të intervistohet në hetuesi në cilësinë e të dyshuarit, por ai ka refuzuar, duke kërkuar që të intervistohet në zyrë të tij. Hetuesit e Task Forcës nuk e kanë pranuar kërkesën e Muratit, përcjell albinfo.ch.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, së bashku me zëvendësministren Liza Gashi dyshohen për dhënien e 1 milion e 40 mijë eurove për “Caritasin Zviceran”, ku kjo e fundit ka angazhuar për kryerjen e shërbimeve OJQ-në Germin, në të cilën Liza kishte qenë drejtoreshë para se të bëhej zëvendësministre. Deri tash i janë paguar “Caritasit 344 mijë euro, shkruan Betimi për Drejtësi.
Ndërkohë, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, po hetohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, për shkak se dyshohet se në një rast ku në mënyrë të kundërligjshme rreth 300 mijë euro janë shpenzuar për projekte për minoritetet.
Ministrja e Ekonomisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, po hetohet nën dyshimin se keqpërdorim të detyrës zyrtare për shkak të keqpërdorimit të rezervave shtetërore, përkatësisht në lidhje me blerjen e miellit dhe vajit, për të cilat është dëmtuar buxheti i shtetit, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, bashkë me disa zyrtarë është intervistuar tashmë nën dyshimin se janë dhënë një kontratë për konsulencë në vlerë mbi 130 mijë euro, ku konsulenti i angazhuar si arkitekt vendor paguhet 5 mijë e 550 euro në muaj.
Nga Ministria e Infrastrukturës, zëvendësministri Hysen Durmishi po hetohet në lidhje me tenderin e tiketave, për të cilin pas nënshkrimit, ishte zmbrapsur, shkruan Betimi për Drejtësi.
E-Diaspora
-
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat Ekspozita e titulluar "rrënjët" sjell për publikun mbi 40 punime artistike, të cilat përfaqësojnë një trashëgimi... -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë











