Kosova
Kosovë: Schatzi-t po të vinë!
Në fokus të dokumentarit të televizionit Arte është biznesi i dasmave në Kosovë të cilin gjatë verës e mbajnë “Schatz”-it
Stina e dasmave në Kosovë, vera, nuk do të kishte kuptim pa “schatzi“-t, kosovarët që jetojnë në perëndim dhe vijnë t`i japin gjallëri dhe një infuzion të fuqishëm financiar vendit të varfër. Biznesi i dasmave, në këtë kontekst është ndër më fitimprurësit.
Televizioni frankogjerman “Arte” i ka kushtuar një dokumentar të plotë pikërisht këtij biznesi, shkruan albinfo.ch. Dhe në këtë dokumentar jepet në plan të gjerë aktualiteti në Kosovë me të gjitha nuancat e veta. Dasmat që vijnë t`i bëjnë këtu gjatë verës “Schatz”-it janë në fokus.
Ekipi i Arte-s ka përcjellë disa çifte të reja nga Gjermania dhe nga Zvicra që kanë ardhur për të bërë dasmat e tyre “të ëndrrave” në vendlindjen e prindërve të tyre, transmeton albinfo.ch. Ata, siç e thonë vetë, një dasmë të mirë mund ta bënin edhe në Gjermani por sigurisht jo kaq “glamuroze”. Veç kësaj në Kosovë gjatë verës ka mundësi që në një dasmë të takohen më tepër të afërm nga familja dhe farefisi i gjerë.
Shemsije Dërmaku, një organizatore dasmash, i ka duart plot punë gjatë verës. Ajo thotë se ka shumë stres pasi që gjithçka duhet organizuar në hollësitë më të imta. Kjo vjen për shkak se “schatz-“it kanë sjellë një standard tjetër dasamash këtu dhe kanë kërkesa të larta.
Rreth 90 për qind të dasmave (luksoze) që i organizon ajo, janë të porositura nga shqiptarët që jetojnë në perëndim, kryesisht në Zvicër ose Gjermani
Por, krahas luksit që mund t`ia lejojnë vetes një pakicë, kryesisht e ardhur ose e mbështetur nga jashtë, ekipi televiziv regjistron edhe pamje të varfërisë “në një vend ku shumica e njerëzve detyrohen t`ia dalin me 200 euro në muaj…”.
Dokumentari është xhiruar gjatë verës së sivjetme. Ai shfaqet sonte në orën 19 e 40 në TV Arte.
E-Diaspora
-
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër Shqiptarja me origjinë nga Kosova fiton mandatin në zgjedhjet lokale në Britani si përfaqësuese e Partisë... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit














