Kosova
Kosovë, shënohet Dita e të mbijetuarve nga dhuna seksuale
Kurti nderon viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës
Kosova shënon për herë të parë 14 Prillin, Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, në shenjë solidarizimi me rreth 20 mijë persona, të cilët vlerësohen se kanë qenë viktima të dhunës seksuale para 24 vjetësh.
Me propozim të presidentes Vjosa Osmani, Qeveria e Kosovës ditë më parë e caktoi datën e sotme si ditë që do t’u dedikohet të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit. Osmani ka deklaruar se shënimi i 14 Prillit do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.
“Rikujtojmë se gjatë luftës së fundit në Kosovë, rreth 20.000 persona kanë qenë viktima të luftës seksuale. Jetët e të gjithë këtyre personave ndryshuan përgjithmonë. Pikërisht më 14 prill ndryshoi gjithmonë edhe jeta e Vasfije Krasniqit, e cila u rrëmbye me forcë dhe u dhunua nga forcat serbe. Ajo mori guximin që ta ndajë të vërtetën me tërë botën. Përmes rrëfimit të saj, ajo u shndërrua në zërin e të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Osmani.
Po ashtu, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nderoi viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Me homazhe te memoriali Heroinat, Kurti përkujtoi viktimat e dhunës seksuale, të cilat nuk janë më në mesin tonë, si dhe nderoi të mbijetuarat e të mbijetuarit për forcën e tyre të pashembullt.
Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vendosi lule para memorialit, i cili përkujton mijëra gra dhe vajza, burra dhe djem, viktima e të mbijetuar të dhunës seksuale, që është përdorur si armë lufte nga forcat e okupatorit serb në luftën e fundit në Kosovë.
“Në ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, bëmë homazhe tek kompleksi memorial ‘Heroinat’. Sot por edhe çdo ditë tjetër, nderojmë kujtimin e grave e burrave të dhunuar gjatë luftës. Kjo datë do të ngulitet përherë në shënimin dhe nderimin e veprës dhe sakrificës së personave të dhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Sakrifica e tyre do të jetë përherë e mirënjohur nga gjeneratat duke na përkujtuar sërish rëndësinë e angazhimit për drejtësinë që e meritojnë. Kosova dhe populli i saj asnjëherë nuk do të harrojnë projektin gjenocidial të Serbisë dhe të gjitha krimet në luftën e fundit në Kosovë. Do të kërkojmë drejtësi për secilën viktimë”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e saj në Facebook.
Në homazhe morën pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, drejtuesja e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari Lila, Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës në Kosovë, Leonora Selmani, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.
E-Diaspora
-
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë 25-vjeçarja shqiptare diplomon në Danimarkë, punimi për luftën në Kosovë vlerësohet maksimalisht... -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova -
24-vjeçarja shqiptare nga Parisi, e dyshuara kryesore për vrasjen e 32-vjeçarit në Ferizaj -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Jeta në Zvicër
-
Pas vapës ekstreme, shpërthen zjarr i madh mbi Locarno Janë mbyllur shtigjet e ecjes, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin aktivitetet në zonën... -
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë












